Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, March 5, 2010

Dashuri qe ne kohen e pampersit...

Ju pershendes dhe ju falenderoj perzemersisht qe keni lexuar shkrimet e mia dhe jo vetem aq, por edhe keni postuar komente:-)

Dashuria eshte nje nder ndjenjat me te bukura dhe komplekse qe ne perjetojme pergjate jetes sone. Dashuria eshte nje ndjenje kaq madheshtore dhe shumeperfshirese. Ne kete copez shkrimi e kam fjalen specifikisht per ate lloj dashurie qe ndiejme ndaj nje mashkulli dhe qe na ben te perjetojme "ate lodrimin e fluturave ne stomak".

Eshte normale qe ne nje moshe te caktuar te ndjehesh ashtu per nje person te caktuar, por si i behet kur "bombardimi" me ngacmime dhe stimuj dashurore fillon qe ne kohen kur ti mban veshur poshte fustanit me lulka apo poshte xhinseve te shkurtra pampers per peshen 19 kg?

Mendoj se ketu kemi nje problem shume te madh dhe padyshim qe shqetesimi im ka nje pikenisje. Pikenisja jane programet televizive krejt te papershtatshme per femije. Nuk po them qe vetem ne shqiptaret e kemi kete problem, por e gjithe bota e ka ulur nivelin e kujdesit te rritjes se femijeve cdo dite e me shume.

Pothuajse te gjithe filmat vizatimore apo librat per femije kane brenda nje histori dashurie ne cift ku qofte njerezit apo kafshet i shprehin njeri-tjetrit dashurine me fjale apo edhe me veprime. Me kuptoni nuk jam kunder dashurise dhe qe ti mesojme femijet ta shprehin dashurine dhe te shohin sesi te rriturit ia shprehin ate sho-shoqit, por qe kjo te ndodhe ne cdo film dhe histori, per mua eshte nje gje krejtesisht e tepruar.

Nuk po hyj fare ne programet e zgjedhura per femije te moshes 5-10 vjec sepse zgjedhja dhe dublimi i tyre mendoj qe kane nevoje per pershtatje. Femijet shumicen e fjaleve "debil, idiot, qelbesire, kafshe zvarritese, tr.p, zhuls" e kane mesuar se pari nga televizori.

Une i lejoj femijet qe te shohin vetem nje film ne dite dhe cdo here ulem me ta per ta pare. Ju betohem qe Winnie the Pooh eshte filmi qe une do ta shihja me miliona here, po ashtu edhe Meri Popins apo edhe Magjistari i Ozit dhe "The sound of Music" dhe "Narnia".

Neper filma te tjere vizatimore me eshte dashur tu shpjegoj femijeve 7 vjecare kuptimin e fjales "seksi" edhe pse e vendosur ne gojen e nje prej personazheve te filmit "Shrek". C'tju them?

Ne vete, sepse ne jemi ata qe shkruajme, ne jemi ata qe ilustrojme, ne jemi ata qe bejme filma , ne jemi ata qe perkthejme, ne jemi ata qe dublojme e pershtasim ne shqip, ne qe perzgjedhim filma e libra, ne po i ngarkojme para kohe femijet tane me imformacion dhe impulse seksuale.

Femijet tashme e dine qe nese ka nje djale dhe nje vajze ne histori, ata do te puthen diku ne histori dhe do te martohen ne nje keshtjelle si Borebardha apo si Bukuroshja e Fjetur.

Sa pak histori kemi sot per rendesine e konsumimit te te gjitha llojeve te perimeve dhe frutave. Sa pak histori dhe filma kemi mbi faljen, e virtyte te tjera te cilat nuk i shohim te misheruara te brezi i ri.

Femijet jane krijesa shume te ndjeshme seksualisht dhe padyshim qe i perceptojne menjehere mesazhet e leshuara ne ambientin ku jetojme. Te rriturit bejne ato shakate pa kripe si te Duces "po he ke ndonje te dashur atje ne kopesht? apo "He moj te pelqen ndonje nga ata cunat e klases?" E pastaj cuditemi kur degjojme pergjigje nga nje 6 vjecare: "Jo, jo ata te klases time jane koti, mua me pelqen nje ne klasen e trete B".

Nuk kane faj femijet, jo. Jemi ne fajtore, qe nuk u japim ushqim shpirteror te shendetshem. Mendoni per ata femije qe nuk i kane prinderit gjate gjithe dites ne shtepi dhe kane akses televizori pafund.

Mos mendoni se edukata seksuale fillon ne moshen 14 apo 15 vjecare dhe vertitet vetem rreth riprodhimit. Jo! Edukata seksuale fillon ne nje moshe shume te vogel, qe atehere kur femijes i mesohet te ruaje privatesine e trupit te tij dhe perfshin nje pafundesi temash; qe nga seksi i sigurt dhe pastertia seksuale deri tek vetepermbajtja etj.

Po sa te lehte mund ta kene vetepermbajtjen keta femije kur qe ne kohen e pampersit shohin vetem kafshe e njerez qe puthen? Kesaj i them une dashuri qe ne kohen e pampersit...

Ju uroj nje fundjave te kendshmeme te shtrenjtet tuaj:-)

Ri-shkruhemi te henen,

Perzemersisht,

Edi Gogu

2 comments:

  1. Ed ke prekur nje teme qe perben problem per kaq shume njerez e qe shume te tjere as qe e vene re duke rendur drejt " gjerave te medha ".

    Pergezime

    ReplyDelete
  2. Shume faleminderit Ig :-)

    Te pershendes

    ReplyDelete