Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, March 2, 2010

"Homo" nga qejfi apo nga "halli"?

Pershendetje te dashura mikesha:-)

Si ju kam? Mos u ankoni me..., se po troket pranvera. E di qe do ankoheni per ditet e pafundme me shi, por nese ngrini syte permbi cadrat tuaja, do te vereni se neper peme kane filluar te celin sythat e pare te luleve. Nuk ka me bukur sesa te mendosh qe pertej ftohtesise se ajrit dhe zymtesise se qiellit, brishtesia e luleve te voglave te kumbullave te njofton per nje stine te re te bukur, me te ngrohte...

Kam dashur qe te shkruaj qe pardje, por problemet me kompjuterin tim nuk me lejuan, ndaj mezi po pres qe te "bise-shkruajme" se bashku. U cudita dhe hyra ne mendime te thella nje mbremja ndersa ndiqja nje spektakel televiziv qe ka lidhje me nje reality show shqiptar. U cudita nga nje fakt qe ndoshta mund tu kete bere pershtypje edhe shume te tjereve ashtu sikunder edhe mua.

Nje personazh pranoi publikisht preferencen e tij homoseksuale dhe jo vetem aq por e percolli mesazhin e tij ne publik me fjalet "mua keshtu me ka bere Zoti". Pa dashur te behem e keqe dhe gjykuese filloj dhe mendoj "valle te jete vertet keshtu?" I shkreti, c'e paska gjetur!!! Ai nuk do te jete i tille, "por ja qe nuk ka se c'ti beje"...

Nje pijedashes eshte i tille sepse ashtu e ka bere Zoti apo sepse atij i pelqen pija? Mendoj sepse i pelqen pija. Nje i apasionuar pas makinave te garave eshte i tille pasi ashtu e ka bere Zoti apo sepse ashtu i pelqen atij? Mendoj sepse ashtu i pelqen atij.

Nje femer qe vishet vetem me te bardha, vishet ashtu sepse ashtu e ka bere Zoti apo sepse ka zgjedhur qe te vishet me te bardha? Mendoj se ka zgjedhur qe te vishet me te bardha. Nje mashkull eshte tifoz i nje skuadre te caktuar futbolli sepse ashtu e ka bere Zoti apo sepse ashtu i pelqen atij? Padyshim, sepse ajo eshte zgjedhja e tij.

Ne kete realitet ku ne jetojme, gjithkush eshte i lire qe te beje ate zgjedhje qe i pelqen te beje, por ju lutem mos i vishni veset apo zgjedhjet e kujtdo qofshin si virtyte apo si heroizma te rralla!

Salla u perfshi nga nje entuziazem i shtirur pas fjaleve te spikeres qe tha "se duartrokitja qe degjohej ne sfond ishte e njerezve te kulturuar qe nuk kane paragjykime". Mu duk sikur po perjetonim perrallen e "Rrobave te reja te Mbretit" ku te gjithe oborrtaret nga frika se mos dukeshin budallenj nuk flisnin qe mbreti ishte lakuriq.

Mbeti vetem qe djali i gjykuar nga te gjithe (neper shtepite e tyre)te shpallej hero kombetar per kurajon e madhe dhe guximin e rralle qe pranoi perpara te gjitheve, prirjen e tij jonormale seksuale.

Them jonormale, sepse e tille eshte jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten. E tille eshte dhe si e tille vazhdon te trajtohet, megjithese nga frika se mos quhemi "injorante apo anadollake" ne duartrokasim apo tundim koken ne shenje pranimi edhe atehere kur nuk jemi dakort.

Une nuk kam asgje kunder personit ne fjale, por kam shume gjera kunder stilit te tij te jeteses. Do ta kisha me te lehte ta pranoja stilin e tij te jeteses nese do te thoshte qe kjo eshte zgjedhja ime, sesa sorrollatjen e justifikimet pas fjalive te shumenjohura "epo keshtu na ka bere Zoti ne" apo "Kjo eshte nje semundje".

Jo! Homoseksualizmi eshte nje zgjedhje. Askurre nuk eshte nje tipar i lindur.

"Homoseksualizmi eshte deshire apo prirje per te patur marredhenie seksuale me nje njeri te te njejtit seks ne kundershtim me vete natyren"- cituar fjale per fjale nga fjalori i gjuhes Shqipe.

Nuk dua te gjykoj askend, por nuk mund te pranoj kurresesi qe vesi te me reklamohet si virtyt dhe madje te etiketohem si mendjembyllur ndaj... "perversitetit".

Mund te bini dakort apo dhe mund te jeni kunder, ky eshte vetem mendimi im, apo jo?

Mirepres mendimin tuaj,

Miqesisht,

Edi Gogu

3 comments:

  1. Bie dakort plotesisht dhe me shqeteson se tepermi arsyetimi "Keshtu na ka krijuar Zoti"

    ReplyDelete
  2. Kam lexuar me shume vemendjen Edi. Kjo tema eshte vertet e vershtire per te trajtuar. Faleminderit per mendimet. Ke shume kurajo. Vertet eshte nje tema me te cilit kam luftuar shume se si ta reagoi nese vellai im, nje shok ose shoqe ngushte, ose vete femije im do ta ma thoshte qe ai/ajo eshte homosexual. Eshte shume e rendesishme qe ne ta shfaqemi hir, dashuri, dhe te vertetin ne te njeten koh.

    ReplyDelete
  3. Jam shume dakort me ju "tiranamama", qe raste te tilla jane tejet delikate dhe kane nevoje per tu trajtuar me shume kujdes.

    Besomeni qe edhe une e kisha shume te veshtire per ta shkruar, pasi gjithkush nga ne eshte i lidhur ne nje rrjet marredheniesh.

    Une e theksoj ne shkrim qe nese dikush thote thjesht "qe kjo eshte zgjedhja ime" ketu mbaron diskutimi.

    Ju falenderoj per mendimin dhe komentin tuaj:-)te cmuar.

    ReplyDelete