Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, September 20, 2012

Gruaja lind shoqen e ngushte

Aman o Zot, cfare nuk po na degjojne veshet keto kohe. Kot jane ankuar brezat me pare, pasi cudite qe po degjojme e shohim permes medias, hyjne pa frike tek kategoria e thagmave.

Sot do t'ju rrefej une nje te tille, por me fund te lumtur.

Grate ne te gjithe rruzullin, lindin femije djem e vajza cdo dite. Disa prej tyre nuk e dine dhe se kuptojne qe se bashku me vajzen, lindin edhe shoqen e tyre te ngushte.

Ajo foshnje njomezake qe te mbush duart dhe zemren nga gezimi e lumturia, me kalimin e viteve behet shoqja jote e ngushte, mbeshtetesja me e vecante dhe bashkebiseduesja me e rralle.

Une e kam lindur shoqen time te ngushte dhe jam e bekuar qe e kam.

Sekreti? Mos e trajto kurre si nje vogelushe qe nuk kupton cdo gje.

Ika, se vdiqa per nje caj jeshil me bergamot.

Ju pershendes,

Edi Gogu

Monday, September 17, 2012

Si u be modestia, katunari'...

Sapo zbraza ne filxhanin tim me trendafila franceze, caj te zi me copa kanelle e portokalli si edhe padurimin tim per ta shijuar...

Meqe ra fjala, une kete caj e le te ftohet dhe e perdor si caj te ftohte.

Gjate shetitjes time te perditshme me te voglin, ne momentet kur nuk i flas duke i treguar gjera atij, perfitoj te shplodh trurin e te meditoj.

Kaq shume ngarkese mendore dhe emocionale cdo dite, kaq shume pune e pergjegjesi, kaq shume deshira nder to edhe te parealizuara ende, kaq te qara bebi e kaq ekuilibra delikate per te vendosur, saqe nje moment meditimi duket si mall kontrabande;))

Sot po mendoja plot gjera deri ne momentin kur syte e mi moren komanden e rrjedhes se mendimeve.

Paradite ne Tirane, njerez qe ecejakin, makina qe zhurmojne dhe serish njerez. Mu hapen syte per te pare qe njerezia qene te veshur sikur punonin te gjithe neper zyra (sidomos femrat) apo sikur do te shkonin per te bere ndonje qoke gjekundi.

Kaq shume perpjekje per tu dukur te veshur e te kamur, saqe te perzihet.

Taka super te larta, pantallona me super xhingla, bizhu si te nje vitrine, makijazh teatri, tylra e tantella vetem per te shkuar ne shkolle e per te vrare 3 ore kohen ne kafe tek blloku.

Po pe njerez te veshur thjeshte, jane ose te huaj, ose shqiptare qe jetojne jashte (75%), ose tipa sportive, osenga ata qe nuk jetojne per tu ekspozuar te tjereve "mireqenien" e tyre.

Me vjen kaq keq, qe jetojme ne kete menyre, duke besuar qe veshjet jane ato qe na japin vlere.

Se mos mendoni qe po them te mos vishemi e te mos mbahemi bukur. Thjesht po them qe te pershtasim veshjen me ambientin, profesionin apo statusin jetesor dhe kohen.

Sa e trishte qe te veshurit bukur e me modesti, barazohet me katunari'. E degjova ne nje bisede grash kete cilesim, ndersa njera i keshillonte te tjerat qe po te vishesh ne pune me fustane nen 100 mije leke (te vjetra), kjo eshte katunari'.

Njoh kaq shume zonja qe vishen bukur e me modesti dhe nuk jane aspak te humbura apo ku di une se cfare. Tmerrohem kur mendoj qe njeriu mund te jete kaq i ceket, ne lidhje me jeten dhe gjerat e rendesishme.

Ky muhabet nuk ka nevoje per me shume shtjellime apo moral. Ky ishte vezhgimi im me taze;)

Ju uroj cdo te mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

Sunday, September 9, 2012

Gra qe zhveshin burra

Mos me thuaj qe edhe ti nuk je nje grua e tille? Une jam femer vete dhe e di fare mire ndjesine e mrekullueshme qe te jep... zhveshja e burrit tend.

Oh cfare kenaqesie ta zhveshesh. Pune e madhe se ai sekelldiset apo vihet ne siklet, madje efekti i kenaqesise behet i plote kur e zhvesh ne publik...

Perse me gjykoni dhe thoni qe kam luajtur mendsh. A nuk eshte ne mode kjo gje? Ne fakt kot thone qe tani eshte ne mode, pasi kjo gje nuk ka dale kurre nga moda.

Fillon edhe e zhvesh, i heq shtresen e pare. Ai i kapur ne befasi, fillon e reagon, perpiqet ti mbaje teshat ngjeshur, por ti je me e sofistikuar dhe ja del mbane. Ja mbush mendjen qofte me nje fjale, qofte me nje nga ato skandalet e vogla te histerise femerore, ku kujtohen te gjitha te metat e tij, te fisit te tij te qelbur dhe te prinderve te tij cipecjerre.

Ai nuk mund ta besoje ate qe po i ndodh. Vertet je ti ajo qe kerkon ta zhveshesh ate? Aq duhet, ai e humb toruan, mbase do edhe te te kenaqe ty dhe e le vehten ne duart e tua.
Ja, kjo eshte ajo qe ti doje. Ty te pelqen triumfi i fillimit.

Me pas, fappp, iken edhe nje shtrese. Me pas edhe nje tjeter, edhe burri doli lakuriq.

Me e bukura eshte se ai pershtatet me kete gje dhe jeton me lakuriqesine e tij te re.

Tani ai nuk ka me turp nga lakuriqesia e tij dhe e merr ate ngado me vete, kudo ku shkon.

Ai ecen lakuriq perkrah teje, ne sy te femijeve, te fqinjeve, te shokeve te tij, te kolegeve, te gjithe qytetit.

Ai pak nga pak, me hir e me pahir u mesua qe ti ta zhveshesh, madje deri diku u mesua te rrije vete pa tesha.

Me e bukura qenka moj gra, qe pasi i zhveshim dhe i leme burrat te jetojne lakuriq, atehere kur na duhet, ne u kerkojme atyre qe te vishen. Ju kerkojme qe te veshin burrerrine e tyre, te cilen ua kemi hequr pak nga pak cdo dite.

E ku ti gjejne ata teshat burrerore, kur ne ua kemi djegur ato ne zjarr? Ku ti gjejne ata pantallonat e burrerise kur ne i beme ato shkrumb e hi me ceremoni e me dajre.

Mikesha te dashura, fatkeqesisht ne na pelqen qe ti zhveshim burrat nga karakteri i tyre mashkullor, duam qe te flasin si ne, te ndiejne si ne, te vishen si ne (ne nuk heqim dore duke bere eksperten ne stilin e tyre te te veshurit dhe ua vdesim stilin dhe individualitetin, vetem sepse ne na nuk na pelqen), te bejne gjera grash (nderkohe qe ata e urrejne pazarin), etj etj.

Kur na duhet te marrim vendime te rendesishme per jeten e femijeve dhe te familjes, atehere presim qe ata si meshkuj te marrin drejtim apo te vendosin familjen ne vendin e nderit qe i takon ne shoqeri.

Sa keq! Nje burre i zhveshur, nuk mund te kete tjeter status, pervecse ate te nje mashkulli lakuriq.

Ju pershendes;)
Edi Gogu