Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, March 23, 2010

Vemendje non -stop

"Cupa" si ju kam? A e shijuat ndopak fundjaven e gjate? Si e kaluat? Cfare bete?

Une kalova shume mire. Ne njeren prej diteve shkuam ne Durres me femijet dhe u kenaqem duke luajtur buze detit e duke ndertuar keshtjella prej rere.
Aman, o Zot, cfare fantazie kane femijet.

Ata mund te marrin nje detaj shume te vogel dhe ta sterhollojne ate deri ne ate pike ku imagjinate jon eprej te rrituri veshtire se mund te arrije.

Une kam nje koncept te ndryshem te ndertimit te keshtjellave prej rere. krahasuar me ate qe kane femijet tane. Ata i konceptojne dhe ndertojne ndryshe dhe madje edhe i "zbukurojne" ndryshe.

keshtjellat e "kohes sime" nuk kishin porta prej hekuri apo prej druri, ato kishin vetem disa carje te medha qe te linin te kuptoje se aty ishin portat e keshtjelles. Djali yne u mor gjate me mbledhjen e drureve te holle prej te cileve sajoi portat e drunjta te keshtjelles.

Pas cdo gjeje te re qe benin ne keshtjelle vijonte e njejta pyetje "Ba, ma e pate kete?"

Ne ishim te vemendshem qe te vinim re cdo detaj te ri qe i shtohej keshtjelles dhe pas nje ore e dinim me saktesi se cfare rradhe pune ishte ndjekur per ndertimin e keshtjelles prej rere.

Femijet jane krijesa shume inteligjente dhe megjithese mund te mos e artikulojn eme fjale ne ate moment ate qe ndjejne apo perceptojne, ata jane ne gjendje qe ta kuptojne shume mire nese ti si prind u ke dhene te gjithe vemendjen qe ata kane nevoje apo thjesht u ke tundur koken kot, per tu bere qejfin.

Ato sy te sinqerte jane ne gjendje te hetojne vertetesine e memdimeve dhe te vepromeve tona prej te rriturish, sado te padeshifrueshme te mendojme ne qe jane ato.

Femijet tane kane nevoje per te njejten vemendje si kur bejne detyrat e matematikes ashtu edhe kur mesojne qe te lyejne me boje kepucet e lojes. Atyre ju mjafton fakti qe kane vemendjen tone, nuk ka rendesi se cfare gjeje jane duke bere ata.

Ndonjehere te rriturit "kapen ne gracke" duke e hedhur vemendjen vetem mbi nevojat dhe mbi veten e tyre, nderkohe qe femijet kane nevoje per vemendjen e prinderve "non stop".

Te dashura mikesha,
Ritakohemi neser ne te njejtin vend, ne te njejten ore per caj.

E juaja,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment