Mire se erdhet :-)

Loading...

Wednesday, March 24, 2010

Kotesi e kotesive

Ja ju u ritakuam serish:-)

Sa bukur dukeni me keto ngjyra te lehta pranverore. Ju shkojne shume me tonalitetet e lekures, por edhe me buzagazin qe ju zbukuron fytyren.

Nuk e di, mbase gjithe ky gazmend na vjen nga "prekja" e lehte magjike e parveres. Me pelqen shume fjala parvere, megjithese eshte motra binjake e fjales pranvere:-)

Uroj te keni pasur plane ditore jo shume te ngjeshura, pasi afatet sikur ta marrin frymen fare. E jo vetem aq, por ndonjehere me ngjan sikur jane ca zinxhire te rende qe te kane ngerthyer shpirtin dhe nuk te lene te qete derisa te ta nxjerrin gezimin qe te ka mbetur brenda shpirtit deri ne piken e fundit.

Punojme, lodhemi, stresohemi, acarojme vehten dhe te tjeret. Perse? Kot, sepse ne fund te fundit gjithcka eshte thjesht nje perpjekje per te kapur eren. Asgje me shume.

Ke punuar me orar te zgjatur per nje vit te tere per kete projekt kaq te rendesishem dhe ja ne momentin kyc, te ze nje grip me 40 temperature dhe ti nuk grihesh dot nga shtrati. Gjithe ajo pune iku dem. Ne fakt jo, sepse e prezantoi bashkekolegu qe t'i nuk e duron dot.

Stermundohesh andej e kendej per tu siguruar femijeve te tu nje te ardhme te mire, shkollim jashte shtetit, shtepi ne plazh, makine te re cdo tri vjet e ku e di une se cfare. Punon se do qe te dashurve te tu te mos u mungoje asgje, por ama ata ty nuk te shohin me sy fare, madje as ne fundjave sepse te duhet te vesh neper ca udhetime biznesi. Vajza martohet dhe kur e sheh te dale e veshur nuse nga dera e shtepise, atehere ti kujtohesh se nuk ke ndenjur vetem per vetem me te si baba e bije qe kur ishte 1 vjec.

Jemi krijesa qe jepemi dashje pa dashje pas kotesive. Mendojme se bejme gjerat e duhura, por anashkalojme gjerat e rendesishme.

Nje grua, femijet, bashkeshorti, nje nene, nje baba, nje mik, do te kenaqen me shume me prezencen tende sesa me buqeten e shtrenjte te luleve qe ti ua dergon me poste ne mungese te prezences tende ne darke "per arsye pune".

Ne fund te fundit te gjithe kapemi ne rrjeten e kotesive. Gjerat e rendesishme ne jete, nuk kerkojne shpenzime, por vemendje dhe shume dashuri.

Askush nuk tha ne shtratin e tij te vdekjes "Ah, sikur te kisha kaluar me shume kohe ne zyre, por do te doja te kisha qendruar me shume prane jush".

Mania per te bere para me thase, mania per tu bere i famshem, mania per te qene i pushtetshem e shume te tjera si keto, ne fund te fundit jane thjesht marrezi te marrezive dhe kotesi e kotesive, pasi te mbajne larg njerezve te dashur e te shtrenjte.

Me duhet te shkoj pasi me bie telefoni.

Pafshim:-)neser

edi gogu

No comments:

Post a Comment