Mire se erdhet :-)

Loading...

Saturday, March 20, 2010

Rol i braktisur

Te dashura mikesha si jeni ju?

Ju kerkoj ndjese per mungesen time, por problemet me lidhjen me internetin nuk me kane lejuar qe te "vij" ne takimin tone te cajit. Ky shkrim pakez i gjate eshte pjesa e dyte e shkrimit te meparshem te cilin nese keni kohe mund ta lexoni ne versionin e plote tek faqja tjeter e imja http://profamilja.wordpress.com

Nderkohe dua t'ju uroj pushime te bukura dhe nje kohe te mrekullueshme ne kete fundjave te gjate:-)

Nuk e di se cfare jeni duke bluar neper mendjet tuaja, gjate kesaj kohe, por mendimi qe me pershkon mendjen ne kete moment eshte qe njeriu ka tendencen te rebeloje dhe te braktise rolin qe ai ka ne jete dhe ne shoqeri. Eshte e tmerrshme te shikosh nje familje, nje shoqeri, nje gjini qe braktis me deshire rolin dhe pergjegjesite e veta.

Cfare do te ndodhte nese gruri do te zgjidhte te mos piqej e te na jepte drithin? Cfare do te ndodhte nese dielli do te zgjidhte te mos na ngrohte nje dite? Cfare do te ndodhte nese syri do te zgjidhte te mos shihte me? Cfare do te ndodhe nese nje grua nuk deshiron qe te jete grua, nese nuk deshiron qe te kujdeset per familjen dhe femijet e vet?

Ne fakt ne jemi deshmitare te ketij fenomeni, te fenomenit te braktisjes me deshire te rolit qe nje grua ka si ne familje ashtu edhe ne shoqeri. Braktisja e rolit te nenes, edukueses, trajnueses se femijeve te vet ka ndikim si ne jeten e familjes ashtu edhe ne jeten e zhvillimin e shoqerise.

E shikojme kete fakt te pasqyruar tek brezi i te rinjve dhe tek brezi i atyre qe sapo kane hyre ne adoleshence.

I gjithe ai brez “kelthet” me ze te larte nje nevoje te madhe e te papermbushur per dashuri, nje nevoje per afirmim, nje nevoje per mbeshtetje. Nese nje mama zgjedh te braktise rolin e saj si mbeshtetese e femijes se saj, cfare do te ndodhe me ate femije?

Kush do t’ja jape dashurine dhe vemendjen qe ata kane nevoje?

Ne pjesen me te madhe, njerezit e gabuar ne kohen e gabuar dhe ne menyren e gabuar. Eshte pikerisht ky momenti kur adoleshentet fillojne lidhjet e para dashurore, te cilat shume shpejt perfundojne ne zhgenjime, pasoja dhe lendime te pashlyeshme.

Gjithmone e me shume shohim femije qe rriten vetem nga gjysherit apo dadot dhe i shohin prinderit e tyre, vetem dy ore perpara gjumit. A mund ta mendoni se cili eshte ndikimi i prinderve brenda ketyre dy oreve?

Nje dado kujdeset si nje dado dhe ajo nuk mund te zevendesoje kurre vendin e mamit. Nje gjyshe mbetet nje gjyshe dhe nuk mund te behet mami i nje bebeje, vetem une dhe ti mund te jemi vete zonja te shtepive dhe te familjeve tona.

Po te ishte ndryshe Perendia do ua kishte dhene familjet dhe femijet tane gjysherve apo kujdestareve dhe jo neve. Jo. Perendia na i ka dhene ne dhe eshte pergjegjesia jone qe te kujdesemi per ta.

Doja t’ju inkurajoja qe te mos i anashkaloni pergjegjesite tuaja dhe Perendia do t’ju bekoje me frutin e mundit dhe te duarve tuaja.

Te punosh brenda shtepise nuk do te thote qe je e papune, do te thote qe ti po investon ne jeten e femijeve te tu dhe po specializohesh ne karrieren tende si grua brenda shtepise dhe familjes tende.

Ka shume gra qe punojne jashte shtepise ne nje profesion te caktuar kur femijet rriten dhe arrijne nje fare moshe. Por kjo nuk do te thote qe te qenit shtepiake eshte nje pune me pak permbushese sesa te qenit e punesuar jashte shtepise.

Problemi eshte qe njerezit mendojne qe ne kemi nevoje per nje pune qe te quhemi persona te plotesuar e qe mund te veme ne perdorim trurin.

ME SE MERRESH?-

Eshte pyetja qe drejton gjithkush pasi eshte prezantuar me dike tjeter. Nuk shtrohet ideja se a ke nje pune jashte shtepise. Eshte shume e rendesishme se cfare punesh ke ne planin tend ditor.

Nese je e ndershme me vetveten do kuptosh nese te qenit grua, amvise, apo nene eshte ne vend paresor apo dytesor dhe rezultatet po te tilla do te jene. Nese punoni jashte sthtepise, sigurohuni qe prioritet ti keni ne fokus.

Shume njerez nuk arrijne ta kuptojne dot thirrjen e nje gruaje, te nje nene dhe gjithckaje qe duhet te beje ajo.Ka raste qe behen te bezdisshem te gjithe ata njerez qe pyesin a punon, apo je THJESHT shtepiake. Si mund te behet kjo pyetje kur pershkrimi i punes se nje gruaje, mamaje eshte si meposhte:

JAM GRUA, MAMA, MIKE, bije e prinderve te mi, MBAJTESE SEKRETESH, KESHILLTARE PERSONALE, E DASHURA E TIM SHOQI, GJYQTARJA E ZENKAVE E DEBATEVE, PAQERUAJTESJA, GRUAJA E PASTRIMIT, RROBALARESJA, SHOFERJA, DEKORUESJA E BRENDSHME E SHTEPISE, KOPSHTARJA, PIKTORJA, BOJAXHIA, MANIKYRISTJA, BERBERJA, SPECIALISTJA E HEKUROSJES DHE PASTRIMIT KIMIK, MENAXHERJA E TAKIMEVE PER TE GJITHE FAMILJEN, ZONJA QE BEN PAZARIN, MBAJTESJA E LIBRIT FINANCIAR TE FAMILJES, BASHKE MENAXHUESJA E TE ARDHURAVE FAMILJARE, SEKRETARJA PERSONALE, MESUESJA, DISIPLINUESJA, INFERMIERJA, DIAGNOSTIKUESJA, EKSPERTJA E MARREDHENIEVE ME PUBLIKUN, DIETOLOGIA DHE SHKENCETARJA E USHQIMIT TE SHENDETSHEM, FURRTARJA, SHEFJA E KUZHINES, KOORDINATORJA E MODES DHE LETERSHKRUESJA PER TE DY FAMILJET TONA.

JAM AGJENTE UDHETIMESH, TERAPISTE E TE FOLURIT, SHEFE E SIGURISE, HIDRAULIKE E MARANGOZE DHE PADYSHIM NXITESJA PER TE BERE QOKAT E HARRUARA.

GJATE DITES DUHET TE PARAQITEM E GEZUAR, TE DUKEM BUKUR DHE TE BEHEM GATI PER 5 MINUTA PER CDO TE PAPRITUR. Jam krahu i djathte i tim shoqi dhe mikesha me e ngushte e femijeve te mi. Pse pak jane keto?

Me gjithe keto cilesi e pergjegjesi jam e lumtur te jem SHTEPIAKE E BEKUAR. PO TI e dashur mike si ndihesh?

Fillo ti shohesh gjerat nen kete kendveshtrim dhe falenderoje Zotin qe te ke besuar kaq shume pergjegjesi. Ti shtepiake e bekuar je person i pazevendesueshem per familjen tende. E tille je edhe per mua sepse te kam bashkeudhetare fisnike ne rrugetimin e gruas dhe memesise.

Miqesisht:-)

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment