Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, March 3, 2010

Mami e "fshehur brenda mamit"...

Pershendetje miq,

Mbeta duke hedhur syte jashte dritares dhe pamja qe shoh eshte...qiell i pafund gri. Jo se kjo ne vetvehte eshte dicka e keqe, por gjendja ime shpirterore (megjithese jam paaakez e semure) i ngjason nje dite pranvere dhe ngjyrat e shpirtit tim stonojne me kete grine e zymte qe me vret syte.

Me duket sikur "cipeza" e qelqte ndan dy realitete te kunderta; harene dhe optimizmin e shpirtit tim dhe vranesine e zymtesine e dites gri.

Per te qene e sinqerte ndonjehere me ndodh qe keto dy realitete te mos jene kaq larg njera-tjetres, por... thjesht brenda personit tim.

Vetem une (sikunder edhe ju) mund ta kuptoj "rene e zeze" qe po afrohet dhe stuhine qe terbohet brenda shpirtit tim. I ndiej rete qe perplasen, i degjoj bubullimat dhe i ndiej vetetimat qe me djegin ndergjegjen.

Perpiqem, perpelitem, luftoj...

Askush pervec meje nuk e di se cfare "uragani" kam perbrenda shpirtit tim. Askush nuk e kupton sepse fytyra me shume mjeshtri ka stampuar buzeqeshjen e persosur dhe askush nuk mund te depertoje pertej saj. Buzeqeshja te carmatos dhe ne shumicen e rasteve e ke te veshtire qe te deshifrosh ate kodin e fshehte qe fshihet pas ndonje shenje nervoziteti qe i shpeton syve krejt padashje.

Atehere kur veshtrimi im tretet ne boshllek dhe mendja ime kerkon qe te shplodhet, syte e femijeve te mi jane pergjigja e pyetjes se paartikuluar ende me ze te larte prej meje.

"Ma, si e merzitur dukesh?" "Une?" "Po, ti". "Jo, c'ne. Nga e kupton?" "Po ja, i ke syte si te fikur".

Perpiqem, qe syte dhe zemren t'i bej njesh, por me kot. Aty ku nuk deperton dot askush, mund te depertoje sinqeriteti dhe vertetesia e femijeve te mi. Me kot shtirem sikur nuk kam asgje, sepse mprehtesise se shpirtit te tyre te cilter "nuk mund t'ua hedh dot". Ata dine ta lexojne qarte cdo gje. Nuk e di sesi munden, por e di qe ata munden.

Ndoshta ngaqe femijet tane na kane pare kur qajme dhe qeshim, na kane degjuar kur flasim me ze te ulet dhe kur ulerasim me ze te larte, na kane pare me floket te krehura bukur ashtu si edhe me koken te pushtuar nga bigudinat, na kane pare te gezuara dhe na kane pare te rrezuara nga zhgenjimi, na kane pare fitimtare dhe na kane pare te zvarritemi te mposhtura nga sfidat e humbura, na kane pare kur kemi qene vetvetja dhe mbase ju jemi neveritur kur ju kemi "prezantuar nje mami tjeter te fshehur brenda mamit qe ata jane mesuar te njohin".

Nuk ja vlen te shtiremi si te kendshme apo te durueshme me njerez te huaj apo qe nuk i njohim fare, nderkohe qe femijet tane na njohin ashtu si jemi ne te vertete. C'dobi ka "tu japim vaktin" komshinjve neper shkalle apo neper lagje, nderkohe qe u flasim keq dhe i dekurajojme femijet tane.

Femijet tane mund te jene te vegjel, por ata jane mesuesit e cmuar te jetes sone. Nje femije mund te mesoje me shume permes shembullit te jetes se prindit te tij, sesa permes fjaleve te cilat (nese jane e kunderta e menyres se jeteses) ne nje moment mund t'i marre era.

Nuk them qe ekziston nje qenie njerezore e persosur, por as nuk dua kurre qe ndonjehere femijet e mi te thone qe ata kane "pare nje mami tjeter te fshehur brenda mami Edit". Zoti me dhente hir dhe fuqi,qe te jem nje mama e dashur dhe e durueshme dhe mbi te gjitha e vertete ne dashuri, ne lote, ne beteja dhe ne humbje.


Qofshi mire pafund!

Mikesha juaj dashamirese,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment