Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, July 3, 2012

Baballaret- WANTED_

Pershendetje te dashur miq:-)
Se pari, ju falenderoj qe me shkruani, komentoni e inkurajoni, sidomos juve qe jeni miqte e mi te larget nga Italia, Anglia, Gjermania, Suedia, Rusia, Belgjika, Kanadaja, Australia.
Se dyti, ju kerkoj ndjese, per pergjigjet e mia qe nuk vijne brenda dites tek ju, pasi kam 3 shefa (lexo-femije), qe me mbajne me pune pareshtur:-) Besoj dhe kerkoj mirekuptimin tuaj ne kete pike.
Se treti, doja te ndaja nje shqetesim timin me ju te gjithe, ate te mungeses se baballareve ne rritjen dhe jeten e femijeve te tyre.
Shqiperia eshte ende ne nje tranzicion dhe fatkeqesisht njerezit, nuk po e gjejne dot ende vehten e tyre, duke moskuptuar e mos ushtruar njekohesisht edhe rolin e duhur ne familje.
Kerkojme e synojme pafund qe t’jua lehtesojme jeten femijeve tane dhe mendojme e besojme qe pronat e pasuria jane gjithe cka ata kane nevoje.
Harrojme, qofte edhe pa e kuptuar qe ata kane nevoje qe te ndiejne dashurine, mbeshtetjen, vleresimin e prinderve te tyre gjate gjithe kohes.
Ankohemi per brezin e ri dhe sidomos per djemte shqiptare qe nuk jane te sjellshem, te kujdesshem, punetore, qe harxhojne kohe e para neper bare e lloto gjithe diten, qe te shohin nga koka te kembet, me nje menyre shume te papershtatshme madje skandaloze.
Mos u ankoni mikesha te miat, mos u ankoni fare. Per aq kohe sa ne prinderit nuk i mesojme si duhet femijet e djemte tane, ata ashtu do te sillen.
Me shume se nga fjalet, femijet mesojne prej shembullit te prinderve.
Nje djale meson si te jete i ndershem kur sheh te atin qe jeton e punon me ndershmeri.
Miresjelljen dhe respektimin e bashkeshortes, djali e meson nga menyra sesi babai sillet me nenen, etj etj.
Ne familjet tona baballaret mungojne, jo mbase fizikisht, por ata nuk po e luajne rolin e tyre aq shume te rendesishem.
Baballaret jane duke u marre me punet e tyre, duke menduar qe djemte rriten vete dhe se nese ata mesojne te pine duhan e raki qe heret, jane ne gjendje tu ngrene zerin femrave e perfitojne me “zotesi” (lexo-mashtrime), atehere jane bere burra.
Mos u ankoni per qeveritaret e zyrtaret qe mashtrojne e genjejne, ata jane produkti yne dhe nese baballaret nuk zgjohen, po njesoj do te vene punet.
A je ti nje baba i perfshire ne jeten e rritjen e femijeve te tu? A eshte bashkeshorti yt, prezent ne jeten e femijeve tuaj? Apo babai eshte ai gogoli qe mami ja ze emrin ne dore, kur femijet kane marre per kot?
Ky brez, ka nevoje per baballare. Nuk po them qe te gjithe baballaret jane indiferente e larg jetes se femijeve te tyre, por po theksoj qe ky eshte nje fenomen dominues, fatkeqesisht;-(
Me duhet ta le kete shkrim me kaq, per arsye kulinarie;-)
Me dashur,
Edi Gogu
P.S. Pres te degjoj mendimin tuaj.