Mire se erdhet :-)

Loading...

Friday, March 26, 2010

"Pasditja ime" = mums club

Ju pershendes te gjithave kudo ku jeni, ne zyre, ne internet kafe, ne shtepi, ne kopesht duke shijuar rrezet e ngrohta te diellit e duke kontrolluar posten tuaj elektronike.

Kam nje lajm shume te mire te cilin deshiroj qe ta ndaj menjehere me ju. Takimi i "gocave" per caj, embelsira e biseda (i cili eshte shtyre per mungese vendi te mjaftueshem) tani do te rifilloje serish.

Nje here ne dy jave te dielave pasdite do te mblidhemi ne takimin "PASDITJA IME" tek nje salle fantastike dhe pervecse mund te vini vete dhe te shijojme nje pasdite shplodhese ne shoqerine e njera-tjetres, mund te merrni me vehte edhe femijet.

Ne salle ka nje vend te vecante edhe per femijet. Vetem sigurohuni qe t'u merrni femijeve dicka per te pire me vehte dhe ndonje loder me te cilen te mund te luajne apo edhe te mund ta shkembejne per te luajtur me femijet e tjere gjate kohes se qendrimit.

Takimi do te jete diten e diele ora 17:00. Takimi i pare do te jete ne date 4 prill dhe meqe nuk e dini vendin le te takohemi ne 16:55 tek trotuari perpara portes hyrese per tek kompleksi DINAMO. Une do te jem aty per t'ju pritur dhe shoqeruar tek salla e cila eshte 30 m me tutje.

Une do sjell termus me caj dhe biskota. Ne javet ne vazhdim koordinojme grafikun e embelsirave.

Pra e permbledhur me pak fjale, nje here ne dy jave do te takohemi per te biseduar ne nje menyre shume miqesore, "grarore", mbi jeten tone, sfidat e prinderimit, sfidat e te qenit bashkeshorte, profesioniste e mire, mike e mire e shume sfida te tjera te cilat nuk po i listoj.

Ju lutem, me lajmeroni per pjesemarrjen tuaj qe te di sesi te organizoj gjerat. Merrni femijet nese doni apo nuk keni se ku ti lini. Merruni ndonje loder qe te kene me se te luajne per nje kohe prej gati 1 ore e ca.

Nese deshironi merrni me vehte edhe shoqe apo mikesha tuajat.

Ju lutem mos harroni te me dergoni nje konfirmim me sms apo eml, apo mesazh ne FB, qe te di se ke te pres tek vendtakimi. Nese nuk vini dot ne takimin e pare, me thoni dhe une dal ju pres ne takimin e ardhshem.

Detajet e kontaktit i keni tek http://profamilja.wordpress.com

Ju mirepres per caj prej verteti:-)

"PASDITJA IME" le te na sherbeje si nje takim shplodhes, energji riperterites dhe te na ndihmoje te shijojme miqesine e sho-shoqes:-)

Miqesisht
edi gogu

No comments:

Post a Comment