Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, December 6, 2012

Kunder gripit me çaj

Nuk e coja kurresesi neper mend qe ky dimri i lagesht, do te me shijonte kaq shume ne çajnikun tim☕

Fatkeqesisht, femijet jane te ekspozuar ndaj sulmeve te panumerta virozash qe "bejne gallate" neper cerdhe, kopshte e shkolla. Keshtu qe behemi shpesh pre e semundjeve familjarisht.

Une jam e parimit qe ti luftojme semundjet ne menyre natyrale e te shendetshme; psh permes supes me leng pule per disa dite me rradhe, konsumimit te frutave e perimeve, vecanerisht atyre qe permbajne vitamine C dhe, padyshim permes cajrave bimore te pergatitur ne shtepi.

Te gjithe perberesit qe kam zgjedhur per kete caj jane lehtesisht te gjendshem dhe shume efikas per te luftuar gripin e te ftohtin, madje te keshillueshem edhe per femije te moshes mbi 6 muajsh.

Per nje cajnik qe u sherben 8 personave (ose 4 personave qe pijne edhe nje filxhan te dyte:-)

Xhenxhefil rrenje- nje cope 3 cm e pastruar, qeruar dhe prere ne feta te holla

Nje shkop kanelle

8 kokrra trendafil i eger

Tri kapje me majen e gishterinjve, lule bliri

2 luge gjelle mjalte (fshati)

8 filxhane te medhenj caji uje.

Pasi te vloje uji, hidhni brenda perberesit pa mjaltin dhe lerini te vlojne edhe tri minuta se bashku. Fikeni soben/zjarrin dhe lereni enen te mbuluar edhe per 15 minuta te tjera. Shtoni mjaltin dhe duke u kujdesur qe te mos digjeni, JU BEFTE MIRE:-)

Ky caj redukton simptomat e gripit, lehteson frymemarrjen, qeteson bronket, lehteson tretjen, qeteson sistemin nervor, te ngroh "barkun" dhe te jep nje shkak per te shijuar ndonje biskote apo cope kek te mire;)

Qofshi si kokrra e molles;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, October 9, 2012

Vjeshta ne filxhan

Nuk thone kot, "me mire vone se kurre!" Qe thoni ju e s'thate gje hic, une sot e kuptova qe "marokam fare" pas vjeshtes.

Mendoja se e dashuroja fort parveren, me rizgjimin e ngjyrave, aromave dhe te cdo ndjesie hareje e nxitese per te krijuar e shkruar...

Me pelqekan me teper ndjesite qe me shkakton vjeshta; ndjesite e nje "pune te vene perpara" dhe qe ti je gati te shijosh realizimin me sukses.

Aromat dhe shijet e saj me duken te bollshme dhe te plota. Fasulet me pasterma qe po gatuaj tani, era e specave te pjekur, buka e sapo nxjerre nga pjekja, kompostoja me kumbulla e kanelle, hmmm me kane pushtuar shqisat e ndijimit dhe po enderroj per mbremjet vjeshtake, hedhur kembeve nje mbulese te lehte, nen perqafimin e nje caji vjeshte... duke degjuar muzike e duke lexuar (mundesisht);))

Meqe erdhem tek caji, me ne fund. Ja nje recete qe te sjell vjeshten ne buzet e tua.

Per nje cajnik 4 personash:

3 kumbulla vjeshte
2 molle te kuqe
Nje shkop kanelle
1/2 filxhan caji me kokrra shege
6 gozhde karafili
2 bustina caj jeshil ose (une preferoj caj gjethe) nje luge caji me gjethe caji jeshil
2 luge gjelle mjalte

Vendosni ne zjarr nje ene ku keni hedhur 5 filxhane uje. Kur uji te vloje shtojini te gjithe perberesit, pervec cajit jeshil dhe mjaltit dhe vlojini per 3 minuta.

Fikeni zjarrin, shtoni ne ene cajin jeshil dhe lereni enen te mbuluar me kapak per 30 min.

Tani mund te shtoni sasine e mjaltit.

Sipas deshires mund ti shtoni edhe pakez qumesht.

Ky caj shoqerohet mrekullisht me geshtenja te pjekura te karamelizuara.

Ju befte mire dhe e shijofshi vjeshten me te gjitha ngjyrat e saj!

Me dashuri,
Edi Gogu


Tuesday, October 2, 2012

Do behem fallxhore

Miredita dhe mos u cuditni fare;-)

Hic mos u cuditni, kur te degjoni femijet t'ju thone se kane zgjedhur qe kur te rriten te behen fallxhore.

E pse jo? Nuk ka nevoje fare te lodhesh me studime universitare, Mastera e grada shkencore.

Madje, sa me pak shkolle te kesh, aq me e besuar je. Madje po the qe ta ka lene filxhanin apo fallin me letra, amanet gjyshja kur po vdiste, numri i atyre qe te besojne do te rritet me shpejt sesa e ke menduar.

Ne lagjen time, vijne makina nga me luksozet, neper shkalle vershojne femra te moshave te ndryshme, me veshje mbremjeje e firmato, hallexheshka me corape thembergrisura e te forte qe zgjerojne shpatullat sa mundin.

Ku vene, me pyetet? Te lexojne fatin. Te parashikojne te ardhmen...

Sipas "hallit", paguan 1000-2000 leke. Po te lindi deshira ne zemer per me shume, kjo varet nga ty.

Po deshe te ma lyesh shtepine, eja. Pse per kaq pak gje do te te ofendoj une ty?

Ah, me dhurove tapete te rinj? Epo faleminderit. Ty per bujarine tende, do te te them qe te pret nje miresi e madhe perpara, vetem ji mirenjohes me ata qe te ndihmojne. Edhe paske kaluar nje siklet te madh qeeee, c'te te them.

Flas per keto fallxhoret qe se njohin horoskopin, se ato me njohuri astronomike hane buke vec.

Mjere njerezit e gjore, qe presin te ndryshoje gjendja e humorit te yjeve, per tu ndikuar jeten e tyre.

Fallxhoret e llojeve te ndryshme kane kuptuar nevojen e madhe te njeriut per siguri e per te ditur te ardhmen dhe ju shesin ithtareve te tyre, ato qe ju vijne per shtat.

Ju thashe qe do behem fallxhore. Jo per gje, po nje kusherire e 47 e imja dinte te lexonte format e henes. Pse pak ju duket juve kjo?

1000 leke per njeri, sikur 5 veta te me vijne, kap nje 5mijeshe rehat-rehat tu fol brockulla. Pse mos flas, kur ka nga ata qe paguajne per ti degjuar.

Po te me vijne 10 njerez ne dite, pupupuuuu, ca leku bohet.

5000x30 dite= 150000lek me muaj ose 1000 e ca euro me vetem 5 njerez ne dite.

Ku paskam qene me pare? Do ti them grave qe e kane nje hall. Mbase i tradhton burri? Po po, por kjo eshte delikate, nuk del me seancen e pare. Ja pra, ku po krijoj ca klienta te perhershem.

Do strategji biznesi, vllajooo, se ka konkurrence t'modhe.

Ti qe po e lexon kete shkrim, e ke nje hall. Si do ja besh? Si do e perballosh
jeten dhe stresin?

Sa t'bohem gati une per biznes, mos shko kund, se VETEM une kam per te ti zgjidhur hallet:-)

Hajt se "folim" neser kur t'pijme caj;))

Ju pershendes,
Edi Gogu

Thursday, September 20, 2012

Gruaja lind shoqen e ngushte

Aman o Zot, cfare nuk po na degjojne veshet keto kohe. Kot jane ankuar brezat me pare, pasi cudite qe po degjojme e shohim permes medias, hyjne pa frike tek kategoria e thagmave.

Sot do t'ju rrefej une nje te tille, por me fund te lumtur.

Grate ne te gjithe rruzullin, lindin femije djem e vajza cdo dite. Disa prej tyre nuk e dine dhe se kuptojne qe se bashku me vajzen, lindin edhe shoqen e tyre te ngushte.

Ajo foshnje njomezake qe te mbush duart dhe zemren nga gezimi e lumturia, me kalimin e viteve behet shoqja jote e ngushte, mbeshtetesja me e vecante dhe bashkebiseduesja me e rralle.

Une e kam lindur shoqen time te ngushte dhe jam e bekuar qe e kam.

Sekreti? Mos e trajto kurre si nje vogelushe qe nuk kupton cdo gje.

Ika, se vdiqa per nje caj jeshil me bergamot.

Ju pershendes,

Edi Gogu

Monday, September 17, 2012

Si u be modestia, katunari'...

Sapo zbraza ne filxhanin tim me trendafila franceze, caj te zi me copa kanelle e portokalli si edhe padurimin tim per ta shijuar...

Meqe ra fjala, une kete caj e le te ftohet dhe e perdor si caj te ftohte.

Gjate shetitjes time te perditshme me te voglin, ne momentet kur nuk i flas duke i treguar gjera atij, perfitoj te shplodh trurin e te meditoj.

Kaq shume ngarkese mendore dhe emocionale cdo dite, kaq shume pune e pergjegjesi, kaq shume deshira nder to edhe te parealizuara ende, kaq te qara bebi e kaq ekuilibra delikate per te vendosur, saqe nje moment meditimi duket si mall kontrabande;))

Sot po mendoja plot gjera deri ne momentin kur syte e mi moren komanden e rrjedhes se mendimeve.

Paradite ne Tirane, njerez qe ecejakin, makina qe zhurmojne dhe serish njerez. Mu hapen syte per te pare qe njerezia qene te veshur sikur punonin te gjithe neper zyra (sidomos femrat) apo sikur do te shkonin per te bere ndonje qoke gjekundi.

Kaq shume perpjekje per tu dukur te veshur e te kamur, saqe te perzihet.

Taka super te larta, pantallona me super xhingla, bizhu si te nje vitrine, makijazh teatri, tylra e tantella vetem per te shkuar ne shkolle e per te vrare 3 ore kohen ne kafe tek blloku.

Po pe njerez te veshur thjeshte, jane ose te huaj, ose shqiptare qe jetojne jashte (75%), ose tipa sportive, osenga ata qe nuk jetojne per tu ekspozuar te tjereve "mireqenien" e tyre.

Me vjen kaq keq, qe jetojme ne kete menyre, duke besuar qe veshjet jane ato qe na japin vlere.

Se mos mendoni qe po them te mos vishemi e te mos mbahemi bukur. Thjesht po them qe te pershtasim veshjen me ambientin, profesionin apo statusin jetesor dhe kohen.

Sa e trishte qe te veshurit bukur e me modesti, barazohet me katunari'. E degjova ne nje bisede grash kete cilesim, ndersa njera i keshillonte te tjerat qe po te vishesh ne pune me fustane nen 100 mije leke (te vjetra), kjo eshte katunari'.

Njoh kaq shume zonja qe vishen bukur e me modesti dhe nuk jane aspak te humbura apo ku di une se cfare. Tmerrohem kur mendoj qe njeriu mund te jete kaq i ceket, ne lidhje me jeten dhe gjerat e rendesishme.

Ky muhabet nuk ka nevoje per me shume shtjellime apo moral. Ky ishte vezhgimi im me taze;)

Ju uroj cdo te mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

Sunday, September 9, 2012

Gra qe zhveshin burra

Mos me thuaj qe edhe ti nuk je nje grua e tille? Une jam femer vete dhe e di fare mire ndjesine e mrekullueshme qe te jep... zhveshja e burrit tend.

Oh cfare kenaqesie ta zhveshesh. Pune e madhe se ai sekelldiset apo vihet ne siklet, madje efekti i kenaqesise behet i plote kur e zhvesh ne publik...

Perse me gjykoni dhe thoni qe kam luajtur mendsh. A nuk eshte ne mode kjo gje? Ne fakt kot thone qe tani eshte ne mode, pasi kjo gje nuk ka dale kurre nga moda.

Fillon edhe e zhvesh, i heq shtresen e pare. Ai i kapur ne befasi, fillon e reagon, perpiqet ti mbaje teshat ngjeshur, por ti je me e sofistikuar dhe ja del mbane. Ja mbush mendjen qofte me nje fjale, qofte me nje nga ato skandalet e vogla te histerise femerore, ku kujtohen te gjitha te metat e tij, te fisit te tij te qelbur dhe te prinderve te tij cipecjerre.

Ai nuk mund ta besoje ate qe po i ndodh. Vertet je ti ajo qe kerkon ta zhveshesh ate? Aq duhet, ai e humb toruan, mbase do edhe te te kenaqe ty dhe e le vehten ne duart e tua.
Ja, kjo eshte ajo qe ti doje. Ty te pelqen triumfi i fillimit.

Me pas, fappp, iken edhe nje shtrese. Me pas edhe nje tjeter, edhe burri doli lakuriq.

Me e bukura eshte se ai pershtatet me kete gje dhe jeton me lakuriqesine e tij te re.

Tani ai nuk ka me turp nga lakuriqesia e tij dhe e merr ate ngado me vete, kudo ku shkon.

Ai ecen lakuriq perkrah teje, ne sy te femijeve, te fqinjeve, te shokeve te tij, te kolegeve, te gjithe qytetit.

Ai pak nga pak, me hir e me pahir u mesua qe ti ta zhveshesh, madje deri diku u mesua te rrije vete pa tesha.

Me e bukura qenka moj gra, qe pasi i zhveshim dhe i leme burrat te jetojne lakuriq, atehere kur na duhet, ne u kerkojme atyre qe te vishen. Ju kerkojme qe te veshin burrerrine e tyre, te cilen ua kemi hequr pak nga pak cdo dite.

E ku ti gjejne ata teshat burrerore, kur ne ua kemi djegur ato ne zjarr? Ku ti gjejne ata pantallonat e burrerise kur ne i beme ato shkrumb e hi me ceremoni e me dajre.

Mikesha te dashura, fatkeqesisht ne na pelqen qe ti zhveshim burrat nga karakteri i tyre mashkullor, duam qe te flasin si ne, te ndiejne si ne, te vishen si ne (ne nuk heqim dore duke bere eksperten ne stilin e tyre te te veshurit dhe ua vdesim stilin dhe individualitetin, vetem sepse ne na nuk na pelqen), te bejne gjera grash (nderkohe qe ata e urrejne pazarin), etj etj.

Kur na duhet te marrim vendime te rendesishme per jeten e femijeve dhe te familjes, atehere presim qe ata si meshkuj te marrin drejtim apo te vendosin familjen ne vendin e nderit qe i takon ne shoqeri.

Sa keq! Nje burre i zhveshur, nuk mund te kete tjeter status, pervecse ate te nje mashkulli lakuriq.

Ju pershendes;)
Edi Gogu

Tuesday, July 3, 2012

Baballaret- WANTED_

Pershendetje te dashur miq:-)
Se pari, ju falenderoj qe me shkruani, komentoni e inkurajoni, sidomos juve qe jeni miqte e mi te larget nga Italia, Anglia, Gjermania, Suedia, Rusia, Belgjika, Kanadaja, Australia.
Se dyti, ju kerkoj ndjese, per pergjigjet e mia qe nuk vijne brenda dites tek ju, pasi kam 3 shefa (lexo-femije), qe me mbajne me pune pareshtur:-) Besoj dhe kerkoj mirekuptimin tuaj ne kete pike.
Se treti, doja te ndaja nje shqetesim timin me ju te gjithe, ate te mungeses se baballareve ne rritjen dhe jeten e femijeve te tyre.
Shqiperia eshte ende ne nje tranzicion dhe fatkeqesisht njerezit, nuk po e gjejne dot ende vehten e tyre, duke moskuptuar e mos ushtruar njekohesisht edhe rolin e duhur ne familje.
Kerkojme e synojme pafund qe t’jua lehtesojme jeten femijeve tane dhe mendojme e besojme qe pronat e pasuria jane gjithe cka ata kane nevoje.
Harrojme, qofte edhe pa e kuptuar qe ata kane nevoje qe te ndiejne dashurine, mbeshtetjen, vleresimin e prinderve te tyre gjate gjithe kohes.
Ankohemi per brezin e ri dhe sidomos per djemte shqiptare qe nuk jane te sjellshem, te kujdesshem, punetore, qe harxhojne kohe e para neper bare e lloto gjithe diten, qe te shohin nga koka te kembet, me nje menyre shume te papershtatshme madje skandaloze.
Mos u ankoni mikesha te miat, mos u ankoni fare. Per aq kohe sa ne prinderit nuk i mesojme si duhet femijet e djemte tane, ata ashtu do te sillen.
Me shume se nga fjalet, femijet mesojne prej shembullit te prinderve.
Nje djale meson si te jete i ndershem kur sheh te atin qe jeton e punon me ndershmeri.
Miresjelljen dhe respektimin e bashkeshortes, djali e meson nga menyra sesi babai sillet me nenen, etj etj.
Ne familjet tona baballaret mungojne, jo mbase fizikisht, por ata nuk po e luajne rolin e tyre aq shume te rendesishem.
Baballaret jane duke u marre me punet e tyre, duke menduar qe djemte rriten vete dhe se nese ata mesojne te pine duhan e raki qe heret, jane ne gjendje tu ngrene zerin femrave e perfitojne me “zotesi” (lexo-mashtrime), atehere jane bere burra.
Mos u ankoni per qeveritaret e zyrtaret qe mashtrojne e genjejne, ata jane produkti yne dhe nese baballaret nuk zgjohen, po njesoj do te vene punet.
A je ti nje baba i perfshire ne jeten e rritjen e femijeve te tu? A eshte bashkeshorti yt, prezent ne jeten e femijeve tuaj? Apo babai eshte ai gogoli qe mami ja ze emrin ne dore, kur femijet kane marre per kot?
Ky brez, ka nevoje per baballare. Nuk po them qe te gjithe baballaret jane indiferente e larg jetes se femijeve te tyre, por po theksoj qe ky eshte nje fenomen dominues, fatkeqesisht;-(
Me duhet ta le kete shkrim me kaq, per arsye kulinarie;-)
Me dashur,
Edi Gogu
P.S. Pres te degjoj mendimin tuaj.

Friday, May 11, 2012

Caji me special (jashte shtepise:-)

Pershendetje miq;-)

E keni parasysh ate ndjenjen e mrekullueshme te te renit ne dashuri? Aman edhe une cfare them, patjeter qe e keni:-)

U be disa kohe qe kam dashur t'ju rrefej mbi nje ndjenjen time te re, por nuk kam pasur mundesi t'ju shkruaj.

Kam rene ne dashuri me Teofil-in, nje caj i ri francez, nje kombinim i mrekullueshem i gjetheve te shendetshme te cajit jeshil me petalet delikate te trendafilit.

Mos mendoni se me kane bere pjese te ndonje fushate reklamuese:-), ne thjesht po bejme muhabet.

Nje caj i nje delikatese te tille, te vjen i servitur me shume perkujdesje e miresjellje nga zonjat e zonjushat e sallonit te cajit, La vie en rose.

Hmmm, nuk te vjen te largohesh prej andej. Ambienti dhe muzika e zgjedhur te cojne ne nje nga ato kafet tipike franceze, ku koha ka ndalur ne vend dhe akrepat ecin me shpejtesine tende te gjerbjes se ketij lengu "magjik".

Per dashurine thone qe eshte e verber, e shurdhet, e marre...

Une kam perkufizimin tim personal per dashurine dhe padyshim qe dashuria ka edhe shije caji:-)

Me duhet ti le menjane filozofimet e sotme e te shoh se mos mu zgjua bebushi.

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, May 1, 2012

Caj maji

Pershendetje te dashur miq😊

Nuk e di per ju, por une sa here qe ngrihen temperaturat e ajrit mbi 28 grade, humbas oreksin dhe automatikisht dyfishoj sasine e konsumit te lengjeve (hyj tek ai grup personash qe konsumojne shume lengje ne cdo stine)

Me pelqen shume kjo stine pasi frutat dhe lulet e ketyre muajve mund "ti shijoj" edhe brenda cajnikut tim te palodhur, qe me sherben me perkushtim perdellimtar ne cdo stine:-)

Kam Copyright-in e nje caji te sapo sajuar ne kuzhinen time. Shijojet mrekullisht i vaket dhe vecanerisht akull i ftohte.

Per kater persona (nese do t'ju mjaftoje vetem nje filxhan caji), nevojiten;

1 liter uje i sapo vluar
5 dege mente ose nenexhik
3 dege majdanoz
2 luge gjelle finok i prere ne kubike
6 luleshtrydhe te prera ne katersh

Hidhini te gjithe perberesit ne nje cajnik me rrjete brenda dhe mbi to hidhni ujin e vluar.

Lerini te mbuluara per 25 minuta dhe sipas deshires mund ta embelsoni me pak mjalte.

Une nuk e embelsoj fare, pasi dua te ndiej aromat te paprekura:-)

Kur te jete ftohur, mund ta vendosni ne frigorifer ne ene qelqi dhe ta shijoni te ftohte.

Kur ta bej serish kete cajin, do te vendos edhe nje foto.

Kalofshi mire dhe shijofshi cdo moment me te dashurit tuaj!

Me dashuri,
Edi Gogu

Friday, April 20, 2012

I padashur

A je ndier ndonjehere i/e padashur?

Mendohu mire, se te gjithe ndihemi te padashur nga dikush ne nje moment apo situate te caktuar.

Disa ndihen te padashur nga prinderit, vellazeria e tyre, miqte, mesuesja, shoket, fqinjet, koleget, vajzat e tjera ne pub, etj.

Ne te vertete ndonjehere ndodh qe keto ndjesi thjesht krijohen ne koken tone e mund te mos ekzistojne ne te vertete.

Ecja nen shi sot ne mengjes dhe mezi sa prisja te kthehesha tek Timoeli i vogel. Nuk doja qe ti mungoja e te ndihej si i padashur gjate mungeses time 1 oreshe.

E keni parasysh vete ju, sesi fluturojne mendimet nga njeri tek tjetri, nga femijet e mi, tek fqinjet qe humben mamane e tyre te shtrenjte ne nje moshe shume te re, tek te braktisurit.

Rruges time kalon edhe nje burre zhelan, plot plage te hapura e i uritur. Po ai si ndihet? A ndihet i padashur nga te gjithe? Nga zonja e parukerise qe e mallkon me ze te larte se ai vjen ere pisllek, nga pronari i Hammer-it se ju pengua kemba prane tij, nga bukepjekesi, pasi zhelani i mjete, qendron gjate e sheh me uri pertej vitrines, nga une qe e shoh dhe kam frike nga (mos ndoshta) agresiviteti i tij.

Nuk shkruaj dot me.

Ju pershendes;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Wednesday, April 18, 2012

Bresher pornografie tek para adoleshentet

Pershendetje te gjitheve:-)

Si ju kam? Une mbreme pas nje periudhe kohe prej gati dy vjetesh (kjo eshte sakrifice e papare per mua), piva nje filxhan caji te zi me bergamot.

Oh sa me kishte marre malli, por duke ditur qe kafeina nuk i ben mire fetusit dhe foshnjes me pas, kisha hequr dore.

Ndersa gjerbja cajin e sotem mendova edhe per ate qe do te ndaja me ju, sapo te me jepej mundesia per te shkruar.
Shtypi elektronik boteror dhe disa linke shqiptare japin statistika te frikshme per numrin dhe moshen e femijeve te moshes 7-11 qe shohin pornografi permes internetit.

Ju mund te mendoni qe kjo nuk do t'ju ndodhe juve dhe familjes tuaj, por a jeni i sigurt per kete?

Tek qendra e internetit te lagjes time, degjoj djem te vegjel qe te shoqeruar nga djem te rritur, qe flasin me nje fjalor te tmerrshem per ato qe shohin aty.

Sa e sa mama degjoj qe thone, qe i japin 60 leke dhe i lene cunat "me ik ke interneti, se ju lodhen trute tu ju lut".

Fjalet "seks" dhe "porno", renditen ne vendin e dyte dhe te trete, ne listen e pese fjaleve/kategorive te kerkuara ne internet.

E para ne si prinder, duhet te jemi syhapur, per kohen dhe kerkimet e femijeve ne internet.

Mos i lini te pavarur me linjen e internetit ne dhomat e tyre.

Nese i lejoni te kene llogari ne fb, twitter apo ku di une se cfare (une vete jam kunder perdorimit te ketyre forumeve nga femijet nen 18 vjec, per shume arsye), sigurohuni qe te dini passwordin e llogarise se tyre dhe te kontrolloni faqet ku ata bejne kerkime.

Mos me thoni qe eshte dhunim i privatesise se tyre, pasi ata nuk jane ne gjendje te perballojne pasojat e ekspozimit ndaj bresherit pornografik qe bie pareshtur mbi ta.

Mikesha te miat, mesuese, me tregojne qe femije 8 vjec jane fiksuar pas imazheve pornografike dhe flasin edhe ne shkolle mes tyre per to.

Miqte e mi, ruani femijet tuaj! Ky bresher nuk te le pa lagur, nese te ze dhe madje te le pasoja per te gjithe jeten.

Ju shkrova jo per t'ju frikesuar, po per t'ju nxitur drejt te qenit ne dijeni te asaj qe ndodh rreth e rrotull nesh, per te parandaluar qasjen ne portat tona.

Te mbrojme se bashku femijet tane!

Me dashuri,
Edi Gogu

Sunday, April 15, 2012

Ahaa, te iku...

Te dashur miq,

E kam mbyllur thuajse cdo dite me mendimin "Bobooo, as sot nuk shkrova dot gje te blogu i çajit!"

Kam qene ne levizje ne fakt, por edhe shume e ngarkuar. E kush nuk eshte, ne fakt?

Jam super e lumtur, qe ne muajin kur lindi femija yne i pare (16 vjet me pare), me ra ne dore nje liber psikologjik mbi marredhenien prinder-femije.

Mesimi qe ndryshoi teresisht pikepamjet e mia mbi prinderimin (te trasheguara nga vezhgimet e deri me atehershme), ishte pak a shume ky; shijo momentin me femijet e tu, pasi ata rriten shume shpejt.

Kjo eshte nje nga busullat ne jeten time te perditshme. Perpiqem qe ta shijoj cdo moment me vogelushet e mi, duke pasur parasysh qe "neser", ata do te ikin ne jeten e tyre dhe mua do te me marre malli per ta ne menyre ta panginjshme. Ika se u perlota:-(

Qofshi mire dhe krijofshi kujtime te mrekullueshme:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, March 13, 2012

Xhenxhefil, molle, karote, kivi, dardhe= komposto

Te dashura mikesha,

A ju ka ndodhur te blini kivi dhe shija e tyre nuk ju ka pelqyer? Po? Edhe mua. Kam nje sugjerim per ju. Ruajini per komposto.

Sapo vura ne zjarr, nje tenxhere te madhe me perberes kompostoje.

4-5 l uje qe vlon
4 dardhe
4 molle
1 cope 3 cm xhenxhefil
2 kivi
2 karota
3 luge gjelle mjalte
5 lule kardamomi
1 lule anisa (yll kinez) (dy te fundit ne supermarket ose te Neranxi)

Vlojini per 15 min dhe mbajeni kapakun te vendosur mbi tenxhere.


Kjo komposto keshillohet per te gjithe familjen.

Qofshi si kokrra e molles;)

Me dashuri,

Edi Gogu

Friday, January 20, 2012

"Shkopi magjik", teater per femije

Te dashur miq,

Ndaj me ju, kenaqesine e venies ne skenen e teatrit Metropol, ne Tirane te njeres prej perrallave te mia:-)

Premiera eshte te shtunen, me date 28 Janar, ora 10:30. Shfaqjen do te mund ta shihni cdo te shtune ne oren 10:30.

Nese doni qe ta coni shfaqjen ne shkollen apo qytetin tuaj, ju lutem me kontaktoni!

Flm dhe mire u takofshim!
Edi Gogu

Monday, January 16, 2012

Nje histori unike adoptimi

Një grua në Britaninë e Madhe fitoi titujt e parë të gazetave, pasi vendosi që të birësonte të pesë fëmijët e shoqes së saj të ngushtë, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë.
Nënë e tre fëmijëve, familja e Julie Jones është zgjeruar tashmë në dhjetë antarë (8 fëmijë, ajo dhe bashkëshorti) dhe ajo e thotë se është e sigurt që edhe që nëse do të kishte ndodhur e anasjellta, shoqja e saj e ndjerë do të kishte bërë të njëjtën gjë.
Tre djemtë dhe dy vajzat e Caroline Atkins, duhet të shoqëroheshin në një jetimore, por Julie thotë se nuk mund ta lejonte që kjo të ndodhte.
Caroline u diagnostikua me një tumor të paoperueshëm në tru në prill 2009 dhe ndërroi jetë disa muaj më pas në moshën 45-vjeçare. Në një rastësi fatkeqe të fatit, babai, gjithashtu u diagnostikua me një tumor edhe më agresiv në tru disa muaj më vonë dhe ndëroi jetë në fillim të 2011-s, pothuajse njëkohësisht me bashkëshorten e tij.
”Jam e sigurt që ata të dy ndihen të qetë në parajsë kur shohin që fëmijët e tyre do të rriten me dashuri dhe me dy prindër që do të kujdesen sikur të ishin David dhe Caroline”, thotë Julie.
Tashmë, në shtëpinë e saj, përveç fëmijëve të saj, Adam (20 vjeç) Peter (18), Christian (14) shtohen edhe Micheal (12), Keiran (11), James (10), Emma (8) dhe Chantelle (6)./

Sunday, January 15, 2012

Caj per dite te ftohta

Pershendetje te ngrohta ne kete dite te akullt;-)

Sot temperaturat e uleta, me bene te kujtoj "shijen" e vertete te dimrit. Ndersa nxitoja te beja blerjen e frutave dhe perimeve dhe i ftohti me kishte hyre ne palce, po i qaja hallin me mendjen time, shitesit te perimeve qe punonte jashte ne thellim.

Nxitova hapat drejt shtepise ku me priste nje caj i ngrohte i sapopergatitur.

Per nje "pirje caji familjare", nevojiten:

Nje cajnik ku jane vluar 6 filxhane caji uje
Nje molle e kuqe e prere ne kubike
Dy mandarine te lara e te prera ne kube se bashku me lekuren
Gjysme portokalli i prere ne feta me gjithe lekure
10 gozhde karafil
2 shkopa kanelle
4 bustina caj i bardhe
2 luge gjelle mjalte

Frutat dhe erezat e thata hidhen ne nje ene dhe mbi ti hidhet uji u vluar. Mbulohet ena dhe lihen ashtu per 20 min. I shtojme mjaltin dhe ju befte mire!!

Shoqerohet me biskota, nje film familjar apo edhe me nje bisede. Kujdesuni qe biseda te jete cilesore, perndryshe caji i humbet vlerat e tij qetesuese e ngrohese.

Ju uroj nje pasdite te ngrohte e te kendshme;)

Me dashuri
Edi Gogu

Monday, January 2, 2012

Riciklo!!!

Mirembrema kudo ku ndodheni!!!

Une jam ne shtepi e po perfitoj nga koha e pushimit, per te shkruar.

Zakonisht, me pelqen qe te krijoj gjera te ndryshme, sidomos me sende qe dalin jashte perdorimit.

Kisha nje fund qe me pelqente shume, por qe nuk me bente, ndaj vendosa ta bej cante.

Me vetem 30 minuta pune, nje fund te vjeter, nje gjilpere, nje kravate te vjeter e tri kopsa, i qepa vajzes time nje cante dimri.


Nese mendoni te hidhni veshje apo sende ne plehra, vleresoni me pare idene e perdorimit te tyre ne nje menyre apo qellim tjeter.

Une kete logjike ndjek, edhe me gjera te tjera:-)

Ju uroj nje fillim te mbare te gjitheve, e pune te mbare, atyre qe fillojne punen neser!!!!

Me dashuri,
Edi Gogu

Sunday, January 1, 2012

Fillimviti

Pershendetje dhe gezuar vitin e ri 2012:-)

Ju uroj me gjithe zemer, te keni shendet, dashuri, lumturi dhe fuqi e energji per te punuar;) e krijuar!

Ne shijuam nje fundvit dhe nje fillimvit te qete me familjen. Mua nuk me pelqen te behem rob i kornizave festive dhe ka shume vite qe po krijojme nje tradite tonen familjare ne lidhje me festat.

Na pelqen te gatuajme ndonje recete te re dhe te bejme gjera te bukura me njeri-tjerin, gjera qe kane kuptim dhe gallate brenda.

Fillimviti sot me pelqeu, pasi erdhi me nje dite te bukur plot diell, pa stresin e orarit te pergatitjes per ne shkolle apo pune, pa zhurmen e llahtarshme te trafikut.

Nuk me pelqen aspak mbremja, e ngarkuar nga zhurmat e fishekzjarreve e kapsollave.

Nejse, po iki te pi nje caj "winter selection" e ta shoqeroj me nje cope Vasilopita';)

Kalofshi gezuar;)

Perqafime,
Edi Gogu