Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, December 6, 2012

Kunder gripit me çaj

Nuk e coja kurresesi neper mend qe ky dimri i lagesht, do te me shijonte kaq shume ne çajnikun tim☕

Fatkeqesisht, femijet jane te ekspozuar ndaj sulmeve te panumerta virozash qe "bejne gallate" neper cerdhe, kopshte e shkolla. Keshtu qe behemi shpesh pre e semundjeve familjarisht.

Une jam e parimit qe ti luftojme semundjet ne menyre natyrale e te shendetshme; psh permes supes me leng pule per disa dite me rradhe, konsumimit te frutave e perimeve, vecanerisht atyre qe permbajne vitamine C dhe, padyshim permes cajrave bimore te pergatitur ne shtepi.

Te gjithe perberesit qe kam zgjedhur per kete caj jane lehtesisht te gjendshem dhe shume efikas per te luftuar gripin e te ftohtin, madje te keshillueshem edhe per femije te moshes mbi 6 muajsh.

Per nje cajnik qe u sherben 8 personave (ose 4 personave qe pijne edhe nje filxhan te dyte:-)

Xhenxhefil rrenje- nje cope 3 cm e pastruar, qeruar dhe prere ne feta te holla

Nje shkop kanelle

8 kokrra trendafil i eger

Tri kapje me majen e gishterinjve, lule bliri

2 luge gjelle mjalte (fshati)

8 filxhane te medhenj caji uje.

Pasi te vloje uji, hidhni brenda perberesit pa mjaltin dhe lerini te vlojne edhe tri minuta se bashku. Fikeni soben/zjarrin dhe lereni enen te mbuluar edhe per 15 minuta te tjera. Shtoni mjaltin dhe duke u kujdesur qe te mos digjeni, JU BEFTE MIRE:-)

Ky caj redukton simptomat e gripit, lehteson frymemarrjen, qeteson bronket, lehteson tretjen, qeteson sistemin nervor, te ngroh "barkun" dhe te jep nje shkak per te shijuar ndonje biskote apo cope kek te mire;)

Qofshi si kokrra e molles;)

Me dashuri,
Edi Gogu