Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, March 4, 2010

Fat ne llumin e kafese turke...

Prape shi njerez,

Do te thoni ju qe kjo Edi nuk i eshte ndare shiut, por me duket se shiu nuk po i ndahet qiellit te Tiranes.

Jo se me ben ndonje peshtypje shume te vecante shiu jo, por ndersa po hidhja hapin e fundit per te dale nga dera kryesore e pallatit, shpetova mire pa me nxjerre syte vendit nja tri "cadra' qe nxitonin.

Them "cadra' qe nxitonin, sepse "padroneve" te cadrava vjole e bojeqielli u pashe vetem majat e cizmeve te gjata. Instiktivisht zgjata duart perpara cadrave dhe u terhoqa disa hapa pas qe furia e tyre te mos me "merrte driten e syve".

Ato u cuditen qe dikush u preu rrugen dhe kur hyne brenda ne shkalle u pame sy nder sy. Tri vajza jo me shume se shtatembedhjete vjec. Doja tu flisja qe te ishin me te kujdesshme, por kur pashe sesa te reja ishin, u mposhta dhe u dhashe vetem nje buzeqeshje. Edhe ato buzeqeshen, por nuk u mjaftuan me aq. "Ketu banon ...?"- me pyeten ato per nje fqinjen tone e cila njihet ne Tirane si nje nder fallxhoret me te famshme. "Po" - iu pergjigja une. Gezimi i tyre nuk mund te pershkruhej me fjale, por ishte mjaft i lexueshem ne fytyrat e tyre. "Perse e doni/" pyeta une per te marre nje pergjigje nga goja e tyre. "Si perse?- mu pergjigj njera. Po ajo te tregon fatin miii!- vazhdoi ajo duke ngjitur shkallet e duke kercitur takat super te larta.

Fqinja ime eshte shume e zgjuar. Ka tri vjet qe ka sajuar nje histori sikur "leximin e filxhanit" ja ka lene gjyshja ne amanetet e fundit dhe "vuuu" jane derdhur femrat e Tiranes dhe te rretheve nga jane e nga s'jane. O Zot i madh. Ne dite "trafiku" i fat kerkuesve shkon deri ne 30 veta. Tarifa normale e leximit te nje filxhani eshte 1000 leke ( 10mije leke te vjetra per ata qe perdorin sistemin e vjeter). Llogarite bejini vete mandej.

Nje dite kjo fqinja ime erdhi e me tha. "Te te shohe vellai jot nje filxhan ty per merak, se e di une qe e ke nje hall ti." Une qesha dhe ajo me tha, "S'me beson se qesh, por une kam bashkuar cifte vip-ash qe po ndaheshin moj mavri me boje"

Cdo dite ne shkallen tone ka "trafik te renduar". Gra, vajza, djem. Njehere kur nuk e dija "biznesin" e komshijes mendova se mos qe ndonje vaki dhe hapa syte per te pare lajmerimin e vdekjes ne murin e pallatit, por jo. Edhe te nesermen e njejta gje. Pastaj me "iluminuan" dhe fillova te mendoj qe njerezit jane ne nje krize shpirterore.

Ne nje kerkim per siguri, ne nje kerkim per te verteten, ne nje kerkim per pyetje qe kane te bejne me te ardhmen e tyre. Disa mendojne qe pergjigjet mund ti gjejne tek llumi i kafese me te lire turke qe blen fqinja ime dhe ua lexon ashtu si i do qejfi asaj.

Me dhimbsen njerezit qe vene e vijne tek ajo. Njerez te shtresave te ndryshme, njerez te kamur e njerez te keputur, njerez ne kerkim te "pergjigjeve" te halleve te tyre. Disa here u kam folur vajzave qe presin ne rradhe pas deres se shtepise se saj, por sapo kane ikur ato vendin e tyre e kane zene shume shpejt te tjera.

Fqinja ime me te ardhurat e tyre rimobiloi shtepine, bleu lacke e placke nga e para dhe i tall pas shpine te gjithe ata qe ikin te lumturuar pas leximit te filxhanit prej saj.


Ne te gjithe jemi ne kerkim. Ne nje kerkim te detajuar brenda vetes sone dhe ne nje kerkim te vazhdueshem jetesor. Kerkojme cdo dite. Kerkojme pergjigje te pyetjeve te medha te jetes si; Kush jam une? Cili eshte qellimi i jetes sime? Cili eshte kontributi im ne shoqeri? Cfare do te ndodhe me karrieren time profesionale nese une nuk bej sot zgjedhjen e duhur? Po sikur? A ka jete pas vdekjes? Cfare ndodh me pas? Ka edhe me shume pyetje, por une nuk po e zgjeroj listen e tyre te pafundme.

"Shpetimi" dhe "pergjigja" e duhur per shumicen jane horoskopi, magjia, orakulli kinez, leximi i gjetheve te pranveres, leximi i filxhanit te kafese, seancat e spiritualizmit, pelegrinazhi ne Malin e Sh'nanoit, vendosja e "nuskave" neper bluza apo pjese te shtepise e shume gjera te ngjashme me keto.

Po lexoja nje material ne Wikipedia per jeten dhe vepren e Leo Tolstoit dhe mesova se ai eshte njohur si nje njeri shume paqesor dhe kunder dhunes. Ajo qe me beri pershtypje eshte fakti qe Leo Tolstoi e kishte mbeshtetur jeten e tij ne besimin e Krishtere dhe ushtronte mesimin "kur te godasin ne njeren faqe, ktheji edhe tjetren".

Uaaa, sa e cuditshme dhe e fuqishme! Nje figure aq e njohur sa Leo Tolstoi, paska pasur edhe nje force karakteri te madhe te bazuar ne nje besim te vertete qe e ka nxitur ne nje jete te perkushtuar, sepse ai thoshte qe "nje i krishtere i vertete eshte ai qe kerkon persosmerine e vertete permes permbushjes se urdherimit te madh, atij qe te duash te afermin tend dhe Perendine si vetveten".

Pra i afermi i fqinjes sime jam edhe une. Ajo nuk me do aspak si vetveten, sepse mezi sa pret qe te me shese sapunin si djathe.

Fqinja ime ka vetem 4 klase shkolle dhe une nuk do ti zija kurre bese "Zotit" te
saj te cilit ajo i "kerkon pergjigjet e mistereve".

Me shume i ze bese Leo Tolstoit me nje barre mend dhe qe i ka peshuar mire filozofite e koherave, sesa fqinjes time qe numeron dhjetemijeshet nen driten e henes si Zeqo Pilafi.

Po ju le se ju mora ca nga koha juaj:-)

Mire u lexofshim neser:-)

Miqesisht,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment