Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, March 16, 2010

Punon jashte apo brenda shtepise?

Te shtrenjta mikesha si jeni sot? Une mire, pak e lodhur se na eshte prishur ashensori dhe jam ngjitur ne kat te nente disa here ne kembe. Do thoni qe ben mire se eshte fiskulture, por me shume se dy here, kthehet ne zbor:-)

U bene disa dite qe kam qene ne mes te disa bisedave rreth rolit te gruas ne familje dhe ne shoqeri. Po hedh nxitimthi disa mendime dhe kam deshire ta vazhdojme kete teme edhe ne ditet ne vazhdim. Si thoni? Por dua edhe mendimet tuaja. Ok?


Sado qe te ndryshojne kohet dhe te evoluoje shoqeria njerezore, thirrja dhe pergjegjesite e femrave, grave mbeten po te njejtat.

Vjen nje dite qe mosha e femijerise i le vendin adoleshences. Adoleshenca na percjell me dashuri drejt rinise dhe nje pjekurie qe shoqeron kete moshe.
Martesa dhe te qenit bashkeshorte jane stacionet e nje jete te re, perkrah personit me te cilin nderton nje jete te re. Me pas bekimi me femije te jep mundesine te provosh ndjesite te qenit mama dhe prind.

E keshtu ndersa ditet kalojne, ndryshojne edhe sfidat e pergjegjesite e nje femre, te nje gruaje, por ato jane pothuajse te njejta per te gjitha ne. Ne te gjitha jemi bija, bashkeshorte, mama, gjyshe, mikesha ne momente te caktuara te jetes sone.
Menyra sesi ne zgjedhim t’i permbushim apo t’i anashkalojme keto thirrje e pergjegjesi ne jete, ndryshojne nga njera grua tek tjetra.

Familjet, grate nisur nga nevojat familjare, nga deshira per te punuar jashte shtepise e per tu afirmuar si edhe te ndikuar nga levizjet e ndryshme shoqerore kane krijuar konceprin qe te jesh shtepiake do te thote te jesh nje njeri me pak i vlefshem apo nje krijese me e ulet se te tjeret.

Te dashura mikesha, mos harroni qe ne jemi nena, mama qe kujdesemi per femijet tane te sapolindur, disa muajsh apo edhe qe jane ne kopesht edhe ne shkolle.


Sa keq me vjen, qe fjala mama nuk eshte dot nje fjale tjeter me e komplikuar qe te permbaje brenda edhe rolin e gruas si sjellese e femijes ne jete, bashkeshorte, moter, edukuese, rritese e femijeve.

Mos e lejoni veten tuaj t’ju binde se te jesh shtepiake eshte nje gje e keqe apo e shemtuar. Mos e lejoni shoqerine qe te neperkembe rolin tuaj dhe punen tuaj. mos lejoni askend qe t’ju binde se nuk ja vlen qe te jesh, grua, te jesh mama.

Dhe mos harroni te shtrenjtat e mia qe ceshtja nuk shtrohet thjesht vetem nese ke nje pune jashte shtepise dhe mund te sillni ne shtepi te ardhura te taksueshme.

Ju e dini me mire se une qe punet ne shtepi jane te panumerta dhe se askush nuk mund ta kryeje misionin tone te kujdestarise aq mire sa ne edhe ne vendin tone.

Ne fakt eshte me e thjeshte qe te punosh jashte shtepise, tete ore dhe gjate ketij orari te pish disa kafe me shoqet dhe te shkembesh ndonje muhabet, nderkohe qe femijet jane ne kopesht apo nen kujdesin e ndonje kujdestari.
Te punosh ne shtepi dhe te kujdesesh vete per edukimin e femijeve, eshte nje pune pa orar te caktuar, sepse puna hap punen dhe femijet kerkojne vemendje gjate gjithe kohes.

Kete fakt nuk e kam thene une, por e kam cituar te pohuar nga shume gra qe thone “se eshte me mire te mbyllesh punen brenda tete oreve” sesa te punosh pa orar, e thene ndryshe me orar te tejzgjatur brenda shtepise.

Miqesisht
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment