Mire se erdhet :-)

Loading...

Wednesday, March 10, 2010

Fara dashurie :-)

Mire se u takuam:-)

Mbase eshte cudi ta thuash, por "riti i te shijuarit te nje filxhani caji" se bashku na ka bere goxha miq. Te pakten keshtu eshte per mua :-)

Mbreme teksa pastroja nje sirtar timin gjeta disa shenime te cilat une i konsideroj "thesar te pacmueshem" te jetes sime". E dini cfare jane?

Jane shenime, letra, kartolina dhe vizatime qe femijet e mi me kane dhuruar mua. Jane aq te bukura e te dashura (per mua) saqe une lumturohem dhe me "shkon goja vesh me vesh" sa here qe i shoh.

Ne fakt "zanafilla" e ketyra pusullave eshte e hershme dhe, daton me 1 vjetorin e vajzes tone. Ne i shkruam asaj kartolina urimi dhe i ruajtem ato per t'ja lexuar cdo vit per ditelindje. Nderkohe megjithese aji ishte vetem 2 vjec, apo 3 une vazhdoja t'i shkruaja kartolina apo "pusulla dashurie", pa qene nevoja qe te prisja ditelindjen e saj. I shkruaja (dhe vazhdoj t'i shkruaj) fjale te embla perkedhelie dhe vleresimi, inkurajimi dhe nxitjeje. FEMIJET E CDO MOSHE (perfshi edhe vete ne) KANE NEVOJE TE DEGJOJNE NGA PRINDERIT E TYRE FJALET "JAM KRENAR PER TY!"

Me djalin bera te njejten gje, por ne nje menyre shume me mashkullore. Kartolinat i zgjidhja me keshtjella, me Bob ndertuesin apo me kalores te mesjetes dhe i shkruaja fjale si "kaloresi i vogel i zemres sime" apo fjale inkurajuese per te qene nje djale-burre i sjellshem, i kujdesshem dhe fisnik.

Djali eshte me "doreshtrenguar" me "pusullat" sesa vajzat, sepse te tilla jane meshkujt nga natyra, ndersa vajza eshte shume me doreleshuar. Me ka mbuluar me trendafila letre, kartolina e pusulla.

Po kopjoj permbajtjen e njeres prej tyre e cila me beri te qesh pafund. Eshte shkruar ne dhjetor 2008 dhe une e kisha harruar permbajtjen e saj derisa e rilexova serish. Lepushka ime ka permbledhur shume dashuri dhe humor ne ato 3-4 fjali:-)

Ja c'me shkruan Princesha ime: "E dashur mami,

Vetem dy rreshta.

Vishu mire, mblidh dru per zjarrin, qesh me shpesh!
Merr mjalte per ne dimer, kerce mire!
Je nje engjell.
Me dashuri,
A."

Sa here qe e lexoj me duket vetja sikur jam personazh i Winnie the Pooh dhe vajza ime me jep "porosi" te tilla.

Nuk kam c'te shtoj me, vetem qe u kenaqa qe "pashe" sesi ajo fare dashurie qe une mbolla qellimisht para 11 vjetesh permes kartolinave qe i shkruaja sime bije, ka filluar te jape frut. Ky eshte vec nje shembull i thjeshte, por gjithesecili e vendos vete se cfare fare dashurie do te mbjelle.

Padyshim qe nje dite ajo do te cele...:-) ne kohen e duhur, ne stinen e duhur:-)


Perzemersisht,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment