Mire se erdhet :-)

Loading...

Sunday, March 7, 2010

"Maje piedestalit "per nje dite ... ne zemer te jetes pergjithmone

Miremengjes dhe shume urime per nje jave sa me te kendshme!

Ah, harrova, mbase sot nuk do te keni kohe per "cajin tone" te perditshem pasi ne te gjithe vendin festohet. Festohet 8 Marsi i "famshem", dita e vetme kur shoqeria shqiptare ben sikur e ve ne qender te vemendjes gruan.

Ne fakt gruaja nuk ka nevoje fare per ate vemendje fallco qe media apo shoqatat e ndryshme mundohen qe t'i japin me rastin e kesaj dite. Gruaja ka nevoje per vemendjen dhe piedestalin e familjes se saj; bashkeshortit dhe femijeve te saj.

Te dashura mikesha ne kete dite 8 marsi, ashtu si edhe ne ditet e tjera qe ne shijojme caj se bashku une ju dua dhe ju respektoj njesoj sepse ju jeni kaq unike dhe e pasuroni jeten time. Ju pershendes me kete mini ese-ne me poshte te cilen e kam shkruar posacerisht per ju ( ua e kopjova besnikerisht Kocin tek "Zonja nga qyteti" :-)))



GRATE, KETO KRIJESA KAQ TE VECANTA

Jeta eshte e mbushur me gjurmet e shpirtit te tyre. Miresia ka simbol buzeqeshjen e tyre, surprizat lundrojne neper fantazite e mendjes se tyre. Femijet rriten me ane te dashurise qe ato dine ta japin ne nje menyre shume unike. Miqesia mes tyre eshte e fresket dhe e embel si mjalte i kulluar qe sheron plaget e shpirtit.

Ato dine te qajne dhe te qeshin; dine te duan dhe te ... duan serish, dine te kendojne e te vallezojne si engjejt, dine te gezohen dhe te trishtohen edhe per gjera fare te vogla. Dine te puthin e te perkedhelin, nuk te puthin po si perkedhele.

Dine te falin edhe kur nuk eshte per te falur; dine te durojne edhe kur durimit i ka afruar afati i skadences. Dine te gatuajne edhe kur frigoriferi ka vetem kos; dine te qepin edhe kur modeli qe ti do ka dale jashte mode me kohe. Dine te te degjojne edhe pse vdesin qe te tjeret ti degjojne ato.

Dine te te lavderojne edhe pse ti je per tu zene me shpulla; dine te kombinojne ngjyrat edhe pse ty me ngjyren e shpirtit te shkon vetem “jeshilja zhuzhak”.
Dine te te lene te pushosh, ndonese vdesin per pak gjume ne dreke. Dine te thone qe nuk dine cdo gje dhe jane te vullnetshme per te mesuar gjera te reja.

Dine te ruajne sekretet me te thella dhe dine te bejne surprizat me te paimagjinueshme. Dine te te bejne te ndihesh i vecante dhe dine te te bejne qe te kompozosh kenge per to. Dine te kursejne dhe dine di te shpenzojne te gjitha kursimet per nje cingerrime te momentit.

Dine te te inkurajojne dhe kur shpirti i tyre qan nga lendimi. Dine te te sjellin ne jete e Zoti i meson si te te mbajne te shendetshem ne kete jete. Dine te te mesojne te flasesh e ndonjehere nuk dine si te shprehen ngaqe ndiejne kaq shume.
Grate keto krijesa kaq te vecanta jane nje mister cdo dite i hulumtueshem.

Ne cdo cilesi une shoh secilen prej jush. Jeni frymemarrja e jetes!

Me admirim e dashuri,

E juaja,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment