Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, December 3, 2010

Nje gote vere..., se ...eshte ne mode!!!

"Eja vereshites me jep te pi,
sa me pelqen e shkreta vera.
 Me ben te qaj, me ben te ri,
 me ndizet gjaku menjehere"

Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar fillim te gezuar te kesaj fundjave!

 Sot ndryshe nga heret e tjera nuk po ju pershendes me "receta caji", por me vargjet e nje kenge te njohur, serenate korcare qe i kendon gazplote edhe veres, kesaj pijeje te mire e te vjeter nder shekuj.

Vera, kjo bashkeshoqeruese nderi ne tryezat e mbreterve dhe fisnikerise, e servirur bukur ne ene kristali e kupa te florinjta ka mberritur deri ne ditet tona moderne, si nje zonje e heshtur dhe plot kujtime e eksperience jetesore.

Duke ditur disa gjera mbi "natyren" e kesaj zonje misterioze, kam pershtypjen se edhe procesi i shijimit te kesaj pijeje perben nje ritual me vete. Madje do te thoja qe per ta shijuar kete pije, duhen permbushur disa kritere. Disa kritere?- mund te pyesni ju te cuditur me vehte.

 Po, po disa kritere, sepse konsumimi i veres ne ditet e sotme eshte "zhveshur" disi nga solemniteti qe normalisht ecen krah per krah me kete pije.

 Nuk e di per juve, por mua me vjen neveri, ne kuptimin e vertete te fjales kur shoh adoleshente qe konsumojne vere ne ore te ndryshme te dites sikur kjo eshte nje pije mese e zakonshme dhe e barabarte me lengun e frutave.

 Kudo neper bote nuk u shiten pije alkoolike te rinjve nen 18 vjec dhe kjo per shume arsye, ndersa ketu tek ne mund te konsumosh alkool sa te duash ne cfare moshe te duash. Nuk kam degjuar askend qe te pyese per moshen te rinjte qe pijne pije me ngjyra alkoolike qe ne pike te mengjesit, pasi kane lene oret e para te mesimit. Madje pronaret e bareve gezohen sepse rriten kesisoj te ardhurat e tyre.

 Qesharake kur degjon neper trotuare te rinj 15-16 vjecare qe lene takim per nje gote vere andej nga gjashta pasdite per nje gote vere tek kjo apo ajo Vinoteke. Thua lengjet e frutave apo pijet freskuese ju bejne dem te rinjve dhe adoleshenteve?

Eshte ne mode te pish vere apo jo? Te gjithe pijne, pse jo ne- te pergjigjen ata? Cfare kemi ne me pak se te rinjte qe shohim neper pub-et e filmave me te fundit?

Mua me vjen te ulerij nga te gjitha keto dhe tmerri im arrin kur veren e "perziejne" me Sprite apo Coca-Cola. Mendoj se per cdo moshe "kombinohet" nje pije e caktuar dhe kam bindjen se vera nuk eshte nje pije qe mund te konsumohet jashte nje moshe te caktuar dhe jashte ambientit te duhur qe asaj i shkon per shtat.

Vera eshte nje pije qe i pershatet me se miri tryezave festive familjare dhe shoqerore dhe qe merr naunca te ndryshme sipas rastit dhe ushqimit te servirur.

Cmimi i nje shisheje vere, ne varesi te llojit te rrushit, vjetersise se saj e shume kritereve te tjera qe nuk po i permend, varion nga disa Euro deri ne disa mijera Euro apo Dollare. Kur degjoj per te dhena te tilla, mendoj per tradite familjare ne konsumimin e veres dhe kjo tablo e pikturuar ne mendjen time  nuk shkon fare me ate qe me shohin syte neper baret e Tiranes. Te rinj qe besojne se statusi i tyre shoqeror ngrihet disa grade me lart, duke mbajtur ne dore nje gote vere dhe duke u shtirur si interesante.

Nuk kam asgje kunder zgjedhjes se lire te gjithesekujt, por thjesht nuk me pelqen qe ne Shqiptaret kemi manine qe gjera t'i nxjerrim jashte kontekstit apo edhe vendit qe atyre ju takon.
 
 Le ta pijme nje gote vere...se...eshte ne mode:-)

 Ju uroj gjithe te mirat-)

 Me dashuri,
 Edi Gogu

Thursday, November 25, 2010

Drejt kufijve me "kepuce" europiane

Pershendetje diellore per momentin te gjitheve:-)

Shkruaj per momentin se nuk dihet sesi do te ndryshoje moti pas disa oresh. E kemi provuar me se miri kete eksperience gjate ketyre diteve qe dielli shndrit sa te kenaq syte dhe shpirtin dhe pas nje ore nese ke dale pa cader, nuk di se ku te fshihesh prej bresherit qe nis krejt papritur.
 
Nuk e di se per sa kohe tema e dites do te jene "vizat, pasaportat biometrike dhe vajtje-ardhjet neper kufijte e europes".

Kisha dale nje paradite sepse isha ne kerkim te ca erezave dhe po i bija zones ku jetojme kryq e terthor. Ngjitur me njesine e lagjes tone ku paguhen faturat e energjise elektrike dhe te konsumit mujor te ujit, me zune syte nje grumbull prej nja gjashte a shtate pensionistesh te moshuar.

 Nuk qe aspak ai grumbullimi i zakonshem i pleqve qe luajne letra e domino neper cepa. Ishte nje grup heterogjen, burrash e grash te moshuar.

Qene mbledhur para nje dere, qe ngjante me nje dere dyqani, por qe xhami me ngjyre nuk te lejonte qe te shihje se cfare kishte pertej. Dic merrnin e keqyrnin me rradhe dhe e linin brenda.
 
 Kalova rrugen dhe ju afrova "grupit". Ata shikonin drejt dyqanit dhe pastaj dilnin ne drite me...kepuce dhe i kqyrnin mire nen driten e diellit.

 "Eh, jemi me pesion- tha njere nga zonjat e moshuara, nuk na del te blejme kepuce ne dyqan." E kuptova me ne fund qe behej fjale per nje dyqan kepucesh te perdorura. Nuk po kuptoja dyndjen e tyre, megjithate vendosa te qendroj edhe pak aty prane per te kuptuar me shume.

 Nuk me kishte vajtur mendja kurre tek ajo qe degjova. Mendoja se mos ishte dita qe kishin marre pensionet dhe kishin dale si shoqeri per pazar kepucesh. JO!!! Arsyeja ishte tjeter dhe kete ma zbuloi nje zoteri qe pasi provoi nje pale kepuce te zeza, u afruar drejt daljes se dyqanit dhe tha : "- Me cupeee, jane te mira keto kepuce per ne Zvicer?" "-si per ne Zvicer- e pyeta une. "-Per ne Zvicer moj qe te vete vizite tek djali?"

 Aty plasi debati midis te gjithe te pranishmeve, sepse mendimet qene te ndryshme. Ne fund nje zonje tha: "-Mire qe po i bleme nga njezet mije leka, po sikur te na i shohin andejza, te zotet e ketyre kepuceve, veshur, c'na mbetet ne te gjoreve?
 
 Nje zonje tjeter tha: "Epo me mire te veme drejt europes me kepuce europiane se me kepuce kineze".
 
 Qesha nje cope here se bashku me ta dhe biseda e tyre me mbeti ne mendje gjate, edhe sot ndaj po e shkruaj. Brezi i tyre, te lodhur, te munduar e te varfer deri ku nuk mban me thur enderra dhe jeton me deshirat e nje te riu, te shohe e syte e tij europen e ndaluar ngaherazi. Megjithese te varfer e me shume kufizime jetesore, ata kane deshire qe te prezantohen mire pertej kufijve dhe te prekin nje cope qielli dhe jete europian, packa se po shkojne drejt kufijve me "kepuce" te perdorura europiane...

 Ju uroj vec te mira!

 Me dashuri,
 Edi Gogu

Tuesday, November 16, 2010

Zhurme, zhurme, shume shume zhurme,,, sa zhurme!

"Zhurme, zhurme, shume shume zhurme...sa zhurme!!!" Te dashur miq,

besoj se ju kujtohen keto vargje te cilat erdhen perpara disa vitesh ne veshet tane ne formen e nje kenge qe u be shume shpejt e pelqyeshme, edhe per faktin se ne te kendonte edhe kryetari i bashkise se Tiranes.
 
 Sot ndersa shihja tej dritares sime, zemra dhe shpirti im kerkonin njezeri nje vend te qete. Sot eshte dite pushimi zyrtar, por edhe ne dite te zakonshme eshte shume e veshtire qe te gjesh nje vend te qete ku te shkosh e te shplodhesh nervat e ngarkuara nga "smogu i stresit te cdo dite".

 Nga Liqeni nuk shkohet, pasi nervat te ngrihen e dhe me teper nga dyndja e turmave qe nuk kane se ku te vene tjeter. Jashte Tiranes, nuk ja vlen qe te perpiqesh te dalesh, se ne cdo kafe e restorant ka dyndje njerezish e femijesh te hazdisur qe te heqin trurin me ulerimat dhe bertitjet e pafre, a thua se prinderit e tyre jane te shurdher?
 
 Te dalesh jashte Tiranes, nuk ja vlen te mendosh tmerrin e trafikut te renduar. Zgjidhja me e kollajte, dil ne ballkon. Aty te fillon dhimbja e kokes ne fakt. O Zot i Madh, nje zhurme e potere e llahtershme, thua se jeton ne nje kantier ndertimi. Makina qe ecin papushim e bori makinash qe bien kot se koti, komshinj qe zihen per mosfunksionimin e pompes se perbashket te ujit, femije te vegjel qe shajne nga mamaja, motorre qe uturijne per tmerr dhe per bese asnje cicerime zogu.
  
 Me duket sikur jam pjese e nje eksperimenti te madh, mbi efektet e abuzimit akustik. Mrekullohem me veten qe nervat e mia jane celikosur me kalimin e viteve, por do ti qe paska njeriu shume nevoje te mos degjoje kaq zhurme!
  
 Madje edhe telefoni me acaron. Njerez qe marrin kot ne telefon (perfitues te ofertave te ndryshme) per te bere muhabete mejhanesh dhe qe mua me vjen t'u them "Ti ben shume zhurme per veshet dhe per shpirtin tim", por dicka brenda meje, turpi a respekti, etika a vetepermbajtja, me zene gojen dhe nuk u turrem.
  
 Nuk e di, por zhurma me lodh dhe ne qytetin tone ka shume zhurme. Flasim me ze te larte, punojme me zhurme, debatojme me zhurme, festojme me zhurme, dashurojme me zhurme, duke bere shume shume zhurme.
 
 Ju uroj nje dite sa me te qete:-)
  
Miqesisht,
 Edi Gogu

Monday, November 15, 2010

Ne panair me fara luledielli

Ju pershendes te gjitheve ju miq e lexues te blogut tim,

 Sot se bashku me femijet e mi, vizituam panairin e librit tek "Pallati i Kongreseve". U bene disa vite me rradhe, qe se baashku me femijet zgjedhim librat qe ata mund te lexojne.

 Them disa vite, pasi me pare, keto zgjedhje i benim se bashku me bashkeshortin. Tani qe ata jane rritur disi, mund te diskutojme dhe te zgjedhim se bashku. Kjo ka bukurine e vete te vecante.
 
Neve na pelqejne shume librat dhe plot here nese duam te bejme nje investim e bejme kete ne libra. U lumturova kur pashe femijet e mi qe gezonin duke kaluar nga njera stende ne tjetren. Kursimet e tyre, te fituara me punen e tyre javore i "derdhen" neper tituj librash interesante.

 Vetem nje gje me lodhi pakez. Zhurma dhe mungesa e nje kulture vizite ne panair. Mos me gjykoni duke me thene qe po kerkoj pak si shume. Behet fjale per nje panair libri qe ndryshe mund te konsiderohet si nje "tempull i dijes dhe informacionit" dhe te shohesh njerez qe (Me falni!!!) peshtyjne levozhgat e farave te lulediellit dhe ulerasin duke te shtyre e te goditur ne brinje pa te kerkuar as ndjese, mua me duket sikur nuk shkon.

 Une mendoj dhe besoj qe ne cdo gje qe bejme dhe me cdo gje qe bejme, ne shprehim nje pjese te personalitetit tone, qofte edhe me nje vizite te thjeshte ne panairin e librit. Femijet nuk i lejova qe te vinin me tuta sportive ne panair, sepse cdo ambient duhet respektuar edhe me veshjen e duhur. Qendrimi perpara stendave, pritja ne rradhe, pershendetja dhe komunikimi me punonjesit e sherbimit kerkon gjithashtu edukate dhe nje etike qytetare, qe per fat te keq, ne shqiptareve na mungon.
 
 Si mund te pres une qe femiejt e mi te behen te sjellshem apo te edukuar, nese ata nuk e shohin kete gje tek une? Si mund te pres qe femijet e tjere te respektojne femijet e mi, kur prinderit e tyre nuk ua mesojne kete gje? Si mund te pres qe femijet e mi t'i duan librat dhe letersine, nese une nuk e kultivoj kete ndjenje tek ata?

 Presim te turremi drejt Evropes, por kam frike se do te jemi si ata njerezit qe shtyheshin ne panair dhe pertypnin farat e lulediellit.

 Ju uroj nje dite te bukur:-)

 Miqesisht,
 Edi Gogu

Wednesday, November 10, 2010

Takimi "Pasditja ime" rifillon kete te shtune

Te dashura mikesha, 

kam kenaqesine t'ju konfirmoj se takimi "Paditja
ime"rifillon te mblidhet tashme ne nje "lagje" te re, tek Komuna e
Parisit. Takimi eshte ne ora 5, te shtunen me date 13 Nentor, tek Qendra
Linkoln 3, ne fund te rruges Komuna e Parisit ne krah te majte, disa
metra perpara Euromax te asaj zone. Jeni te mirepritura te vini e te
shijojme miqesine e njera-tjetres. Mire u takofshim!

 "PROFAMILJA" eshte nje levizje aktiviste qe ka ne qender te saj familjen si edhe mbrojtjen, ruajtjen dhe forcimin e vlerave te saj.

Takimi "PASDITJA IME" eshte nje nder aktivtetet ne grup te levizjes "PROFAMILJA".

A nuk e meritojme nje pasdite te lire nga angazhimet dhe lista e pafundme e gjerave qe duhen bere? PO

A nuk kemi nevoje qe te shijojme miqesine e mikeshave tona? Po patjeter.

Ideja e takimit "PASDITJA IME" eshte qe te takohemi per te biseduar ne nje menyre shume miqesore, "grarore", mbi jeten tone, sfidat e prinderimit, sfidat e te qenit bashkeshorte, profesioniste e mire, mike e mire e shume sfida te tjera te cilat nuk po i listoj.

Biseda, caj dhe kafe, kek dhe filma, ore qendistarie dhe kurs vallezimi, festa surprize dhe ditelindje te paharrueshme, shetitje jashte qytetit dhe kurse gatime; te gjitha te organizuara larmishem ne takimin "PASDITJA IME"

Me dashuri,

Edi Gogu

Saturday, November 6, 2010

kek me kumbulla

Te dashur miq,

Oh, sa e “shijshme” eshte e shtuna, sidomos kur e kalon me familjen tende. Per te gjithe ju qe me keni kerkuar receten e kekut me kumbulla, po e postoj sot duke deshiruar qe “t’ua embelsoj” pakez fundjaven tuaj.

Per nje kek te tille ju nevojiten:
6-7 kumbulla ngjyre blu
30 gr gjalpe
3 veze
100 gr sheqer
450 gr miell
pak kripe
gjysem luge baking powder, ose me pak se gjysem luge caji sode buke
1 luge caji leng limoni i fresket
150 gr arra
Ne fillim rrihen se bashku gjalpi me sheqerin dhe i shtojme nje nga nje vezet. Ne nje ene tjeter perziejme miellin me soden dhe ia shtojme perzierjes se mesiperme. Shtojme lengun e limonit dhe ne fund, arrat.
Kumbullat i pastrojme dhe i presim feta-feta. Brumin e hedhim ne taven e lyer me pareme pak yndyre. Mbi brume rreshtojme kumbullat ne disa shtresa dhe i pjekim ne 160 grade per 40 minuta.
Shoqerohet shume mire me nje gote caji apo edhe me kafe nese ju pelqen. Mua me pelqen e shoqeruar edhe me pak krem-karamel me vanilje.
Ju befte mire dhe paci nje fundjave te kendshme!

Me dashuri,
Edi Gogu

Thursday, November 4, 2010

Ne luginen e hijes se vdekjes

Te dashur miq,

Ju tashme e dini qe cdo here "qe ne mblidhemi se bashku per caj" une ju pershendes duke uruar qe te jeni mire. Sot kam deshire qe kesaj pershendetjeje t'i shtoj edhe urimin "te keni zemra te gezuara!"

 E verteta eshte qe jo cdo dite ne i kemi zemrat te gezuara, sepse jeta ka sfidat dhe veshtiresite e saj dhe padyshim qe ato ushtrojne ndikimin e tyre negativ tek ne. Normalisht keshtu ndodh. Keto dite jam prekur nga nje histori prekese dhe e dhimbshme qe i ka ndodhur nje cifti miqsh. Atyre ju eshte ndare nga kjo jete femija i tyre disa ditor.

 Njerezit vazhdonin te dergonin urimet per lindjen e bebes dhe nderkaq na vjen lajmi qe femija kishte mbyllur syte pergjithmone.
 
 U preka jashte mase dhe u perpoqa te marr me mend madhesine e dhimbjes se tyre dhe perzierjen e ndjenjave dhe emocioneve qe ata jane duke perjetuar.

 Ne raste te tilla, fjalet e ngushellimit jane aq te pafuqishme, saqe behesh lemsh dhe dhimbja me peshen e vet te terheqin poshte.
 
Nena e femijes shkruante se "ata kishin kaluar permes lugines se hijes se vdekjes dhe e kishin njohur dhimbjen, megjithate ata kishin perjetuar sesi Perendia eshte bariu i tyre".

 Keto fjale te sinqerta te shprehura ne nje moment dhimbjeje kaq te madhe, mbeten me mua per nje kohe te gjate. Cfare u jep force ketyre prinderve ne nje perjetese humbjeje te foshnjes se tyre?
 
Ata e kishin mbeshtetur jeten dhe besimin e tyre tek Perendia dhe besojne se Ai eshte sovran dhe ka kontroll te plote mbi jetet e tyre dhe mbi jetet e te gjithe njerezve.

 Fjalet e ketyre prinderve jane me ngushelluese dhe zemerdhenese sesa fjalet me te cilat ne miqte e tyre perpiqemi qe t'i ngushellojme.

Jeta eshte e gjate dhe askush nuk e di se cfare perjetesash do te hasim ne ditet tona, por kete optimizen dhe besim qe Perendia ka me te miren per jeten e gjithkujt, une do ta mbaj thelle ne zemren time si nje thesar te cmuar.

 Ju uroj te mira pafund dhe zemra te gezuara!

 Me dashuri,

 Edi Gogu

Monday, November 1, 2010

Vetem uje me kripe

Ju pershendes te gjitheve duke uruar qe te jeni ne forme te shkelqyer fizike dhe shpirterore:-)

 Familja jone sapo beri vaksinen kunder gripit dhe deri diku po i shohim "mini simptomat" e gripit tek femijet. Kjo ne fakt eshte nje gjendje e perkoshme dhe ua kemi shpjeguar femijeve me durim per here te disa-te qe vaksinimi stinor eshte i nevojshem dhe i ruan nga nje pjese e mire e virozave.

Une nderkohe kam pasur ca probleme me sinozitin dhe alergjine dhe pasojat e ketij "vellazerimi" te pakendshem i vuajne mukozat e hunds time.

 Per nje kohe provova disa antihistaminike dhe kjo gje vertet ndihmon, por nuk doja qe te krijoja nje marredhenie te vazhdueshme me ta, ndaj edhe vendosa qe do ta kuroja veten, vetem me uje e kripe.
 
 Deri diku ngjan me ate shprehjen e njohur "uje e sapun", por qe ne fakt eshte goxha efikase. Per nje periudhe kohe perdorja sperkates me uje e kripe ne forme "spray", por ata kane nje perqindje te vogel gazi qe ndihet kur sprucon dhe mua kjo gje me bezdisi, ndaj zgjodha ne farmaci nje format 500ml uji me kripe qe hidhet ne hunde me ane te nje shiringe, pa age kuptohet.

Cdo here qe ndiej bllokim te hundeve, bej nje shplarje me uje e kripe dhe hunda fillon te lirohet. Gjithashtu here pas here une perdor dhe nje krem me vazeline per zbutjen e mukozave te brendshme te hundes.

Deri tanime kjo gje ka funksionuar vertet, ndaj nese keni ndonje problem alergjie apo sinoziti, provojeni nje here shplarjen me uje e kripe. Madje kjo gje mua me ka dhene rezultat edhe me sinozitin e infektuar.

 Ju uroj cdo te mire dhe po iki, sepse po me vlon uji per caj. Tani do shijoj nje filxhan caji me molle e kanelle:-)


Me dashuri,

 Edi Gogu

Friday, October 22, 2010

Mami a jam femije i mire une? (Vetevleresimi tek femijet)

Miq te mire kudo qe ndodheni ju pershendes:-)

Keto dite me eshte dashur te flas me nje grup nenash, ne lidhje me vetevleresimin tek femijet. Jane shume gjera qe ne i bejme padashje apo sepse ashtu na kane mesuar apo trajtuar ne gjate femijerise tone dhe fatkeqesish kemi tendencen t’i perseritim me femijet tane.

MAMI A JAM FEMIJE I MIRE UNE?

Kjo eshte nje nder pyetjet qe e bejne te gjithe femijet qe ne moshen tre vjec. Ndonjehere e bejne pasi kane bere ndonje “zullum”, por ndonjehere e bejne edhe thjesht pa asnje arsye.
Femijet i mbledhin pergjigjet qe ne u japim dhe i ruajne per nje kohe te gjate ne mendjen dhe zemren e tyre. Madje ato fjale qe ne u themi ne ato momente lene gjurme domethenese per gjate gjithe jetes. Nese fjalet e pergjigjes se kesaj pyetjeje jane negative, atehere femija fillon dhe e beson se ai eshte i keq dhe madje fillon edhe te sillet si i tille. Pasojat jane shkaterruese per jeten e atij femije, fatkeqesisht, sepse cdo here qe atij i vendoset nej nofke tallese apo i thuhet nje fjale disaprovuese, te gjitha keto “bagazhe negative” mblidhen ne depoziten e kujteses afatgjate.

Per me keq ne moshen e adoleshences, i gjithe ky bagazh negativ merr formen e vullkani qe eshte gati per te goditur cdo ndjenje vetevleresimi.
Nje dite pashe nje pellumb qe i kishte ngecur kemba ne nje tel me gjemba. Ai perpiqej te fluturonte, por pesha e tij dhe dhimbja qe ndiente e lodhnin.

E njejta gje ndodh edhe me ndjenjen e demtuar te vetevleresimit. Ti perpiqesh te ecesh perpara, te fluturosh si pellumbi, por pesha e vetevleresimit negativ te ul poshte.
Nese vete personi apo dikush tjeter nuk e ndihmon qe te gjeje nje menyre per t’u sheruar nga vetevleresimi negativ- pasojat jane negative dhe mund ta cojne personin deri ne vetevrasje.

Kete artikull te plote mund ta lexoni tek http://profamilja.wordpress.com

Ju uroj nje fundjave te kendshme dhe plot diell:-)

 Me dashuri,
 
Edi Gogu

Wednesday, October 20, 2010

Kek me arra, molle dhe kakao

Te dashura mikesha,
Stina e vjeshtes pervecse sjell shira, duket se sjell me vehte edhe deshiren per konsumim te biskotave apo kekeve te ndryshem.

Per efekte shendetesore une perpiqem qe te gatuaj embelsire nje here ne jave, megjithese tundimi per me shume eshte i madh. Ajo qe bej, eshte zevendesimi i kekut apo biskotave me fruta te pjekura apo me komposto frutash.


Per nje kek te mjaftueshem per 8 persona nevojiten:

3 veze
3 luge supe margarine e tretur
250 gr miell. Nese masa behet shume e qullet mund te shtoni 2-4 luge miell te tjera
100 gr sheqer
2-3 luge kakao per embelsira
2 molle te ziera me pare (me arome kanelle) dhe te bera pure me pirun (lengun e molleve perdoreni per ta pire si komposto)
100 gr arra te shtypura imet
1 luge caji baking powder ose ne mungese te saj 1/2 luge caji sode

Ne nje tas gatimi hidhni vezet te cilat duhet te jene ne temperature ambienti. Shtojini vezeve, sheqerin dhe perziejini mire se bashku. Me pas hidhni ngadale sasine e margarines se shkrire derisa te perftoni nje mase kremoze. Shtoni ngadale miellin dhe pluhurin e kakaos per embelsira. Me pas shtoni ne tas baking powder-in ose soden e bukes.

Shtojini mases se perftuar purene e qullte te molles dhe nderkohe qe i perzieni shtoni dhe arrat e shtypura.
Lyeni tepsine me pak vaj/gjalpe sipas deshires dhe pudroseni me pak miell. Vereni te piqet ne furren e parangrohur me pare ne 180 grade dhe kontrollojeni me majen e nje thike nese keku ka kulluar.
Nese thika del e paster nga thellesia e kekut, atehere ai eshte gati. Lereni te ftohet per disa minuta dhe nxirreni nga tepsia/forma e kekut. Priteni me kujdes dhe nese deshironi mund te pudrosni me sheqer pluhur.

Shoqerohet me qumesht, caj, kafe apo lengje frutash.

Ju befte mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, October 19, 2010

Caj bio me molle dhe caj bio me agrume

Mikesha te shtrenjta,


Besoj se kete shkrim do ta lexoni neser ne mengjes, ndoshta dikush edhe sot pasdite, ndaj po ju them "Pershendetje".

Meqe ne shijojme caj e bisedojme se bashku, mendova qe t'ju postoj dy ide te thjeshta per caj bio me molle dhe caj me agrume.
                                                           Caji me molle te fresketa, kanelle e karafil pergatitet keshtu:
Caj me molle, kanelle e karafil
                                                          
Per nje cajnik mesatar duhet 1 kokerr molle e pastruar dhe e qeruar ne feta. Vendosen brenda ne cajnik dhe shtohen 2 shkopa kanelle dhe 8 kokrra karafili e sipas deshires 1-2 luge gjelle mjalte.

Pas 10 minutash mund te shijoni nje caj bio fantastik:-) Mollet mund ti shponi qe me pare me pirun.


Caj me limon, portokall, qitro e borzilok
 Caji me limon, portokall, qitro dhe borzilok pergatitet keshtu:

Ne nje cajnik mesatar hidhen 2 feta limoni, 3 feta portokalli, 1 fete qitro dhe 6-7 flete borziloku. Lengu i portokallit te mbetur shtrydhet dhe hidhet ne cajnik. Nderkohe marrim ujin e vluar dhe e hedhim ne cajnik. Verini kapakun dhe pas 5-6 minutash mund te shijoni cajin e fresket aromatik dhe te pasur ne vitamine C.

 Ju befte mire:-)
 
Me dashuri,
 Edi Gogu

Monday, October 18, 2010

2 receta gatimi me perime qe i pelqejne dhe femijet

Miremengjes te gjitheve ju qe do ta lexoni kete shkrim ne mengjes dhe pershendetje te gjithe miqve te tjere qe do ta lexojne kete shkrim, ne nje moment tjeter te dites”-)
Nder mendimet e para te cdo amvise ne cdo dite te re, vjen edhe mendimi teper i njohur nder femra “Cfare do te gatuaj sot per dreke?”
Ne shqiptaret e kemi ende dreken vaktin tone kryesor te dites, ndaj edhe mendimet per te gatuar nje vakt sa me te shijshem vertiten rreth drekes tone.
Shumica prej jush qe me shkruani cdo dite, me rrefeni qe ju shqeteson perfshirja e femijeve tuaj ne vaktin kryesor.
Mos u shqetesoni aspak pas moshes 1 vjecare, pasi femija mund te haje lirisht te njejtin ushqim te shendetshem qe konsumoni edhe ju. E perseris, ushqim te shendetshem, pa skuqje te teperta, yndyre jo me shume se 3 luge supe vaj ulliri ne nje gatim, me shume te perpunuara ne avull, te ziera e tava te pjekura ne furre.
Zakonisht femijet i urrejne perimet dhe i kane shume qejf pastat/makaronat dhe orizin e gatuar ne forme pilafi. Nese doni qe te keni sukses edhe me perimet, atehere perzieni makaronat dhe orizin me perimet ne nje gatim te vetem psh;
Zieni lulelakren dhe brokolin ne uje apo ne ene me avull per 5-7 minuta qe te jete zbutur disi, por te mos i kete humbur vlerat ushqimore (nese femija eshte i vogel ne moshe, atehere ziejeni edhe pak me shume derisa te zbutet ne ate mase qe femija juaj te mund ta pertype).
Mund te zieni njekohesisht edhe bizele apo karrota dhe pasi te jene ftohur, pritini ne forma te ndryshme. Shtojuni pakez kripe, vaj ulliri dhe disa pika limoni te shtrydhur.
Nderkohe ne nje ene tjeter keni zier makaronat dhe i keni hequr nga zjarri duke ua derdhur ujin me pas. Perziejini se bashku me perimet dhe vendosuani femijeve perpara per dreke. Luani me kombinimet e ngjyrave te perimeve dhe pritini ne forma interesante qe femijeve t’u duken terheqese.
Ne dyqane/shitore mund te gjeni makarona me forma te ndryshme qe femijet i pelqejne dhe u zgjojne interes.
MUSAKA ME PATATE
Ky gatim eshte i thjeshte dhe shume i mire si per femije ashtu edhe per te rriturit. Sipas personave qe ka familja juaj shtoni ose ulni perberesit e sygjeruar.
Per 4 persona;
8 patate mesatare- i pastrojme dhe i ziejme per 10 minuta ne uje me kripe
2 qepe mesatare- te pastruara dhe te grira holle ne kubike
1-2 thelpinj hudhra- te pastruara dhe te grira holle
4 karrota mesatare- te pastruara dhe te grira ne rrathe te holle
2 kunguj te vegjel- te pastruar e te grire ne gjysme rrathe te holle
250 gr djathe pice/ Gouda i grire imet me rende
3 luge gjelle vaj ulliri
2 veze
300 gr kos
Pasi jane zjere patatet i marrim dhe i presim ne feta te holla. Nderkohe mund te vendosni per te zier se bashku kungujt me karrotat dhe me qepen, per 6 minuta.
Pas zierjes kullojani ujin dhe filloni shtrimin e musakase. Nje shtrese patate dhe mbi te nje shtrese me perzierjen e perimeve se ciles i kemi hedhur brenda edhe 3 luget e vajit te ullirit dhe me pas shtoni pakez djathe pice.
Perseriteni kete gje dy here dhe pasi t’i keni mbaruar perimet hidhuni persiper kosin dhe vezet, te cilet i keni perzier mire se bashku ne nje ene te vecante.
Vendosini ne furre ne 170 grade dhe piqini per 30 minuta. Sipas deshires, mund te beni kombinime nga me te ndryshmet, por une solla kete kombinim te thjeshte qe mund ta konsumojne edhe femijet me te vegjel pa asnje lloj problemi.
Me duhet te largohem, pasi papagajte qe kam ne sallon, kane oren e mengjesit dhe po bejne nje zhurme te tmerrshme.
Ju uroj nje dite sa me te kendshme dhe gatim sa me te gezueshem e te shendetshem:-)
Me dashuri,
Edi Gogu

Friday, October 15, 2010

Dieta, dieta, dieta Po cilen?

Te dashur miq,
Ne kohe lufte njerezit flasin me shqetesim dhe papushim per mbarimin e saj dhe kthimin e jetes ne normalitet. Ne kohe zgjedhjesh elektorale, njerezit flasin per fushaten, mundesite e fitores dhe per enderrat e qeverisjes.
Ne dite ta zakonshme si keto qe po perjetojme shumica prej nesh flasin per dieta, ushtrime ne palester dhe per reklamen e kesaj apo atij dietisti me emer.
Ne fakt gjithcka varet nga ne dhe nga organizmi yne. Une personalisht nuk besoj dhe nuk rekomandoj tek asnje nga te afermit e mi kete apo ate diete. Kjo per nje arsye; asnje diete nuk mund te beje mrekulli per trupin tend, por ti vete mund te kujdesesh per trupin tend dhe per rregjimin e te ushqyerit te tij.
Nuk do te zgjatem te flas per anet negative mbi shendetin e njeriut nga perdorimi me shumice i ketij ushqimi apo i atij ushqimi.
Per mua dhe familje time dieta me e mire ka qene dhe eshte kombinimi i ushqimeve te fresketa, duke i dhuruar organizmit, vitamina, fibra, proteina dhe karbohidrate.
Une ndjek nje filozofi te thjeshte, ate te kombinimit te mire te ushqimit te fresket dhe te shendetshem me kontrollin e porcioneve te nevojshme.
Mund ta hani nga te gjitha ushqimet (flas me shume rezerve per ushqimet e konservuara dhe per ushqimet qe permbajne sheqer), por ne sasi te mencuara. Cfare dua te them me kete?
Mos prisni rezulatate mahnitese me formen tuaj fizike nese dendeni me sallamra te thate e te dhjamosur apo me djathra me shume yndyre, sado te shijshem qe te jene ata. Nuk po them qe te hiqni dore nese i preferoni, por mund te moderoni menyren e konsumimit te tyre.
Uleni konsumin e tyre ne 1 apo 2 here ne jave dhe konsumi te jete i tille qe te mos ju rendoje stomakun, por te jete i shoqeruar me perime dhe me nje ecje ne natyre per te pakten 30 minuta.
Ju i jepni trupit tuaj shume energji dhe nuk beni shume per ta ndihmuar ate qe ta djege te gjithe kete energji dhe kalori te mbledhura. Me pas fajesoni metabolizmin dhe tretjen tuaj.
Stomaku dhe melcia nuk kane dhembe qe te pertypin ushqimet e yndyrshme dhe te dhjamosura qe ju konsumoni.
Ne mengjes, nje tas mesatar me drithera, qull tershere, apo nje fete buke e thekur me recel, si edhe nje gote e madhe me qumesht apo caj e kafe sipas preferences jane nje fillim i mire i dites tuaj.
Pas tri oresh nje frut i stines apo nje grusht mesatar me perzirje frutash te thata (rrush i thate, kumbulla te thara, bajame, lajthi, arra, fara kungulli) jane nje menyre e mire per te thyer urine dhe per t’u furnizuar me fibra dhe yndyrna te nevojshme e te dobishme.
Ne dreke ne konsumojme supe dhe nje sallate, apo nje tave me perime dhe sallate. Frutat i konsumojme gati 2 ore pas ushqimit, si nje vakt me vete. Mund t’i perdorni frutat ne formen e sallates se frutave, apo edhe ashtu si jane. Mund t’u shtoni edhe pak kos me mjalte.
Nje burim i mire fibrash, energjie dhe nje familje luftuesish te yndyrnave te demshme jane familja e bishtajoreve.
Ne konsumojme 4 here ne jave fasule, thjerreza, bathe, bizele, barbunja. Ju mund te thoni qe 4 here ne jave me keto ushqime, ju duket paksa e tepruar.

Supe me thjerreza
Per sot une kam gatuar supe me thjerreza dhe kaneloni me spinaq e djathe te bardhe. Nese gatuaj byrek, mund ta shoqeroj me supe me bizele dhe spinaq, apo me sallate me barbunja te ziera per 5 minuta ne avull, duke i sperkatur siper me kripe, limon e vaj ulliri.
Ju e keni vete ne dore dieten tuaj. Ulni konsumin e produkteve te gatshme dhe te konservuara, ushqimin e fast-foodeve ku shumica e produkteve blihen me shumice dhe cilesia e tyre le shume per te deshiruar.
Ne cdo vakt mos hani aq shume sa qe mezi te ngriheni nga tryeza. Lereni trurin tuaj te vendose me mencuri per sasine e ushqimit te nevojshem. 100 gr oriz apo makarona ne vakt mund t’ju duken pak, por nese e kombinoni kete sasi me sallate te fresket apo nje tas mesatar me supe, kjo do te jete mese e mjaftueshme.
Provojini te gjitha perimet dhe frutat e stines dhe hiqni dore nga gatimi me skuqje te teperta!
Nese deshironi mund te flasim me shume mbi kete teme ne ditet ne vazhdim.
Hani shendetshem qe te jetoni shendetshem:-)
Miqesisht,
Edi Gogu

Thursday, October 7, 2010

E vertete

Te dashura mikesha te miat,

Si ju kam? Si keni qene keto dite?
 Une per vete kam qene shume mire. U be disa dite qe jam duke shijuar nje caj te ri i cili po me rifreskon qenien time. E kam fjalen per uje te vluar ne te cilin shtohen nje fete portokalli dhe dy feta qitroje. Pasi i lini ne uje per disa minuta, mund qe t'i shtrydhni fetat e prera te agrumeve dhe ta shijoni cajin e perftuar bio.

U bene disa dite qe shpirtin ma ka trazuar nje ndjenje neverie per dyfytyresine dhe hipokrizine e njerezve. Revoltohem dhe kur ua them ne sy, kuptohet me njerezillek dhe me takt marr ca pergjigje qe me cudisin edhe me shume. Njerez qe deri dje apo pak minuta me pare kishin nje opinion te caktuar mbi nje teme apo subjekt, krejt papritur te vijne me nje teori te re duke te turbulluar fare.

 Ve veten ne pikepyetje se mos valle jam une personi qe nuk mbaj mend ate qe me ka thene aksh person, por e verteta eshte krejt ndryshe.

 Personi thjesht e sheh te udhes te perqafoje nje qendrim tjeter, duke me hedhur perballe nje "sfide" iluminini, te cilen une nuk mundem ta pranoj kurresesi sepse ai/ajo mendon ashtu dhe deshiron te me imponohet.
 
Mua me pelqejne gjerat e thjeshta dhe te verteta.
 Me pelqen kjo e shkreta e VERTETE, personalitetin e se ciles shume mundohen ta neperkembin.

Ju uroj cdo te mire dhe jetoni te perqafuar me te verteten:-)

 Me dashuri,
 Edi Gogu

Tuesday, September 14, 2010

Heqja e femijes nga gjiri

Te dashura mikesha,

Po ju postoj nje shkrim mbi heqjen e femijes nga gjiri me shpresen qe mund te jete ndihmues per te interesuarat.

C’do te thote heqja e femijes nga gjiri?

Vjen nje moment qe cdo foshnjeje i duhet qe te shkeputet nga gjiri. Shkeputja e foshnjes nga ushqimi me gji, nderkohe qe ai ushqehet dhe i merr te gjitha vlerat ushquese nga burime te tjera qe nuk lidhen me gjirin, quhet heqja apo shkeputja e foshnjes nga gjiri.

Nderkohe nuk duhet harruar qe femijet te cilet nuk jane ushqyer me gji, por me qumesht formule te gatshme farmacie, do te gjenden edhe ata perballe faktit te shkeputjes nga ky qumesht. Megjithate ky term perdoret se pari per ndalimin e ushqimit me gji.

Disa nena/mama e vendosin vete se kur eshte momenti i pershtatshem per ta hequr femijen nga gjiri, ndersa disa te tjera e lene ne doren e vete femijes se kur eshte momenti i shkeputjes nga gjiri. Ekspertet e ushqyerjes me gji preferojne qe te jete femija ai qe vendos se kur eshte momenti per tu shkeputur nga gjiri. Megjithate ka raste qe femijet jane aq te dhene pas gjirit saqe nuk preferojne te shkeputen prej tij deri ne moshen parashkollore.

Ne rastin kur eshte nena ajo qe vendos per heqjen e foshnjes nga gjiri, kerkohet shume durim, sepse cdo femije ka nje kohe pershtatjeje personale. Disa nena e kryejne heqjen e gjirit per disa jave, ndersa disa te tjerave ky proces u merr nga nje muaj deri ne gjashte.

Shkeputja nga gjiri eshte nje “mirupafshim” emocional, deri diku i dhimbshem dhe clirues njekohesisht. Shkeputja nga gjri nuk duhet te shenoje fundin e marredhenies tuaj te ngushte qe krijuat gjate ushqyerjes me gji me femijen tuaj.

Shkeputja nga gjiri ka te beje me zevendesimin e ushqyerjes me gji, me aktivitete te tjera ushquese. Kur perdor termin aktivitete ushqyese e kam fjalen per rastin qe nese e vendosnit femijen tuaj ne gjume duke i dhene gji, tani provoni ta qetesoni duke i vendosur pak muzike, duke i lexuar ndonje liberth apo duke i treguar ndonje histori me fjale qe krijojne rime, pasi femijeve te vegjel, megjithese nuk i kuptojne dot te gjitha fjalet, ky lloj muzikaliteti i pelqen dhe i kenaq.

Kur duhet ta filloj heqjen e femijes nga gjiri?

Kete gje e vendosni vetem JU! Mos u perpiqni qe te vendosni nje afat kohor, pasi femijes tuaj do t’i duhet pakez kohe per tu pershtatur fizikisht dhe me teper emocionalisht. Nje femije duhet ushqyer me gji per te pakten gjashte muaj. Pas kesaj kohe ju mund te kombinoni fillimin e dhenies se ushqimit shtese te kombinuar me 3-4 vakte gji. Kjo gje mund te vazhdoje per disa muaj, derisa ju e shihni te arsyeshme. Djali im e ka lene vete gjirin ne moshen 9 muajshe, ndersa vajzes ja kam hequr ne moshen 15 muajshe.

Si ta bej heqjen nga gjiri?

Gjeja kryesore qe duhet mbajtur mend eshte qe ta kryeni sa me normalisht dhe ngadale, pa i shkaktuar stres femijes, vetes dhe familjes tuaj. Ekspertet nuk e keshillojne aspak shkeputjen e menjehershme nga gjiri, pasi kjo do te rezultoje shume traumatike per femijen tuaj dhe shume e parehatshme per shendetin tuaj.
Nga kusherirat dhe tezet kemi degjuar (besoj edhe ju) per raste te mahjisjes se gjirit dhe te krijimit te mastiteve te cilat mund te shkojne deri ne nderhyrje kirurgjikale.

Nese mendoni qe te shkoni per nje fundjave vetem ju dhe bashkeshorti juaj, larg femijes tuaj qe ai/ajo te mesohet me mungesen e gjirit, ky eshte nje mendim shume i keq. Femija juaj do te mbetet i traumatizuar nga shkeputja e menjehershme dhe gjinjte tuaj do te enjten deri ne krijimin e mastiteve.

Provoni qe gjate nje jave t’i hiqni nje nga oraret e zakonshem te ushqyerjes me gji. Javen tjeter edhe nje orar, duke shkurtuar ne kete menyre dy orare nga skeduli total i ushqyerjes me gji. Pas tri ditesh shkurtoni edhe nje orar. Nderkohe duhet te tregoni kujdes qe femija te konsumoje mjaftueshem ne vaktet kryesore, ushqimin shtese qe ju i keni filluar, pasi gjiri tashme nuk eshte me i vetmi burim i te ushqyerit per femijen tuajen te shtrenjte, por nuk duhet harruar qe eshte nje menyre rehatie dhe sigurie me te cilen eshte mesuar qe nga lindja.

PROVONI KETO IDE:

Ofrojani gjirin vetem kur ai/ajo e kerkon ate.

Nese femija juaj nuk e kerkon ate me insistim apo qendron ne gji per nje kohe te shkurter, atehere eshte duke ju dhene sinjalin qe eshte gati per tu shkeputur prej tij.

Shkurtojani shpeshtesine e dhenies se gjirit dhe shihni sesi do te reagoje. Ofrojini pakez uje apo caj kamomili si edhe ndopak qumesht femije te blere ne farmaci ne pershtatje me moshen e tij. Mos i jepni qumesht lope perpara moshes 1 vjecare, pasi ai eshte pakez i rende me yndyrna dhe e rendon stomakun dhe e veshtireson tretjen e femijes tuaj.

Nderkohe mos harroni qe te shtrydhni gjirin tuaj. Masazhojeni me uje te ngrohte dhe shtrysheni qe te mos ndodhe mbledhja e gjirit.

Shtyni orarin e dhenies se gjirit dhe hutojeni. Perpiquni qe te shtyni oraret e ushqimit me gji.
Nese femija juaj kerkon te ushqehet me gji, thuajini qe do ta ushqeni pas pak. Ftojeni te kuaje me lodra dhe shperqendrojeni. Nese keni ndonje familjar prane kerkojani qe ne ate moment ai te merret me femijen.

Shtyjeni sa te mundni orarin dhe ushqejeni me supe apo nje ushqim tjeter nese eshte momenti i nje vakti kryesor apo ndermjetes.

Mos u dorezoni.

Jepini kohe vetes dhe femijes tuaj. Ndonjehere perzierja e nje luge uthull me gjethe nenexhiku e vendosur ne gjirin tuaj, krijon nje komprese te mire qetesuese per gjirin tuaj dhe heq deshiren e femijes per te pire gji. Nese femija afrohet dhe nuk ndjen eren e mire te qumeshtit me te cilen eshte mesuar, do te krijoje reflekse te reja dhe do te pershtatet.

Ju uroj gjithe te mirat!

P.S. Ne fakt heqja e gjirit ndonjehere eshte me e veshtire per nenat sesa per femijet. Te pakten keshtu ka ndodhur me mua. Une ndieja mall per momentet kur femijet ushqeheshin me gji dhe, momenti kur ata u shkeputen nga gjiri, ishte sikur ata u shkeputen nga mua. Ne fakt kjo shkeputje eshte mbi te gjitha per te miren e tyre, ne nenat nuk duhet ta harrojme kurrsesi kete gje:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

Monday, September 13, 2010

Nuditeti tek femijet- Tabu per tu biseduar, por aspak per tu pare :-(

Te dashura mikesha,

Vjeshta se bashku me uljen e lehte te temperaturave, me ngjalli dhe deshiren per te konsumuar caj te ngrohte. Po ju? Jeni ende duke konsumuar caj te ftohte apo te ngrohte?

Te them te drejten me temen qe kam zgjedhur per biseden e sotme shkon me mire nje gote e madhe "uji i ftohte". Prinderit shqiptare ( nuk mund te flas per prinderit jashte kufijve tane, pasi nuk e njoh mire ate realitet)  nuk para flasin me femijet e tyre per ceshtje delikate sic jane seksualiteti apo nuditeti.

Efektet e demshme te mos orientimit ne lidhje me nuditetin jane te dukshme qe ne femijet apo me sakte djemte e moshes 8 vjecare te cilet mblidhen koke me koke dhe "cuditen" mbi fotot gjysme te zhveshura te modeleve vajza, te cilat ua japin vellezerit apo kusherinjte me te medhenj. E frikshme!!!

E frikshme qe te shohesh turbullimin seksual tek nje femije i kesaj moshe. Po cfare jam duke folur dhe une? Prinderit as qe e kane idene e ketyre gjerave qe ndodhin jashte kontrollit te tyre. Po ne fakt perse prinderit nuk flasin me femijet e tyre ne lidhje me nuditetin? Perse nuk u shpjegojne femijeve "shenjterine" e ruajtjes se intimitetit personal.
Nese cdo prind do te bente kaq pune dhe bisede te hapur me femijet, padyshim qe kuriozitet do te kishte ende ne kete fushe, por nuk do te kishte coroditje dhe fiksim te femijeve drejt imazheve nudo.

Serish po flas shume e shqetesuar nga imazhet e tmerrshme nudo qe sheh ngado ne qytet. Nuditeti eshte kthyer ne nje gjendje normale dhe prinderve as qe u ben pershtypje. Reklamat e ndryshme televizive me femra thuajse te zhveshura apo edhe posterat e ngjitur neper rruge po behen nje realitet qe pranohet mese natyrshem nga familjet shqiptare.
 
 Ne autostraden Tr-Drr dhe neper Tirane sheh nje poster te llahtarshem te nje pije energjike Shark me sloganin "Cliroje bishen brenda teje!" ku imazhet jane te vesh duart ne koke e te mbash mendjen, nese nuk te ka levizur vendit ende.

 Femijet cuditen dhe pasi e kane pare disa here mendojne qe ajo lloj sjelljeje eshte normale. Ciljeta ne postera gjigande ta shpif duke reklamuar trupin e saj. Vajzat para adoleshente dashje pa dashje mendojne qe ajo duhet te jete nje ikone e cila duhet ndjekur.

 Di plot raste kur femije nen 12 vjec kane rene pre e imazheve te rrjeteve te ndryshme pornografike ne internet dhe pervec shqetesimeve morale dhe mendore, kane perjetuar edhe semundje fizike.
 
Une kam femije vete dhe ky problem i nuditetit nuk me le te qete e te mos flas ne lidhje me te. Biseda te tilla mund te mos jene te rehatshme miids jush dhe femijeve tuaj, por jane te DOMOSDOSHME.

 Sa here qe vihemi perballe imazheve nudo ne rruge, postera, kopertina revistash ne librari, ne flasim ne lidhje me respektin per vehten dhe qendrimin ndaj nudutetit.

 Nuditeti dhe pornografia jane pjese e se njejtes familje dhe besoj se askush nga ju nuk do te donte qe femija i tij te behej i varur prej tyre. Askush nuk mund ta kryeje detyren tuaj edukuese.

 Ne kete realitet qe jetojme, jemi si ne nje fushe beteje. Ne me familjet tona dhe bota me imoralitetin qe na e servir se dicka normale.
 
 Mbani qendrimin tuaj!!!
 Me shume dashamiresi,

 Edi Gogu

Tuesday, August 24, 2010

Po, dua!!!

 Pershendetje te fresketa nga qyteti i vogel dhe shume i bukur ku po kalojme pushimet e veres:-)

 Sa here qe flas me familjen time apo edhe me mikesha, te gjithe me thone qe ne Tirane ben shume vape. Me vjen vertet shume keq, per te gjithe ata "qe provojne" mbi "lekuren" e tyre, nxehtesine sauna-tike te qytetit tim.

 Ketu, ku jemi kam provuar nje shije te re caji. Caj me aloe. Hmmm, sa i mire! Caji eshte i gatshem, i ftohte dhe mund ta gjesh ne shije te ndyshme frutash qe i jane shtuar, aloes, si psh: molle, kajsi apo luleshtrydhe.

Dita e sotme perkon me pervjetorin tone te marteses. Sa e cuditshme, sepse here-here me duket sikur jemi martuar dje dhe here-here me duket sikur kemi nje jete se bashku.

Sot ne mengjes, ndersa mendoja mbi martesen, pervjetorin tone dhe vitet qe kemi kaluar se bashku ndala per pak caste dhe falenderova Perendine. E falenderova qe solli bashkeshortin tim, ne jeten time. E falenderova qe ka qene me ne si ne ditet e bukura dhe ne ditet e veshtira dhe per mesimet e vyera qe kam mesuar pergjate viteve mbi artin e marteses.

ARTI I MARTESES

Nje martese e mire duhet krijuar.
Ne martese, gjerat e vogla jane po aq te rendesishme sa gjerat e medha.
Asnjehere nuk duhet thene qe jemi shume pleq per te ecur te kapur perdore si dikur.
Nje martese e mire duhet krijuar cdo dite.
Do te thote te kujtohesh te thuash « TE DUA » se paku nje here ne dite.
Do te thote qe, kurre te mos biesh te flesh i zemeruar.
Do te thote te kesh nje ndjesi te perbashket, te heshtur te vlerave dhe qellimeve te njejta.
Do te thote te qendrosh se bashku e t’i besh balle botes.
Do te thote te formosh nje rreth dashurie qe perfshin brenda saj te gjithe familjen.
Do te thote te flasesh fjale vleresimi dhe te shprehesh mirenjohje ne menyre te menduar me kujdes.
Do te thote te kesh fuqi per te falur dhe per te harruar.
Do te thote t’i krijosh njeri-tjetrit atmosferen e duhur per t’u rritur.
Do te thote te mos shikosh te meten tek tjetri, por te perpiqesh ti besh te mira pa fund.
Do te thote te shtrengosh duart se bashku e te lutesh per ditet e veshtira.
Eshte nje kerkim i perbashket per te miren e per te bukuren.
Eshte nje udhetim i gjate e i bukur, qe kerkon shume durim e buzeqeshje.
Nuk behet fjale vetem per t’u martuar me personin e duhur.
Sekreti eshte tek te qenit bashkeshort i mire.

Ju uroj cdo te mire e dashuri pafund!
Edi Gogu

Tuesday, August 17, 2010

Qejfi nuk mund te quhet lumturi

 Miqte e mi te shtrenjte,
 
 Ndersa pergatisja ujin e ngrohte per caj, mora nje vendim te shpejte dhe "eremire"; nje kupe me caj borziloku.
 Mjaftojne 3-4 gjethe te medha borziloku ne nje filxhan caji dhe uji i nxehte mbi te. Pasi uji te jete ftohur, ju mund ta shijoni cajin tuaj freskues dhe te shijshem.

 Mbreme bashkeshorti im po na lexonte mua dhe femijeve nje histori shume te bukur te shkeputur nga nje permbledhje shume e vecante e vepres se shkrimtarit Irlandez Oscar Wilde. E pabesueshme sesi ne nje tregim per femije mund te gjesh mesime qe u vlejne jo vetem femijeve, por edhe te rriturve.
 
Dallendyshja e mire dhe zemerbardhe qe sakrifikon jeten e vet, per ti sherbyer te tjereve, ndersa bisedon me Princin e Lumtur thote se: "Qejfi kurresesi nuk mund te quhet lumturi!"

 Sa here e ngaterrojme ne lumturine me qejfin dhe, ne shumicen e kohes mendojme se te kaluarit mire apo te berit gallate eshte lumturia qe ne kemi kerkuar dhe enderruar.

Po ju si mendoni? A mund te quhet qejfi, lumturi? Pres mendimin tuaj.

 Kalofshi sa me bukur:-)

 Edi Gogu

Monday, August 16, 2010

Une meritoj te jem e lumtur

Te dashur miq,

 Me duket si cudi qe nuk po "mblidhemi" perdite per cajin tone te paradites, por pushimet verore dhe largesia nga interneti t'i bejne keto gjera:-))

Kam qene duke menduar gjate mbreme mbi nje shprehje qe te pakten une e degjoj shpesh te thene nga goja e mikeshave te mia, sa here qe bie fjala per ndonje "acarim" te vogel ne marredheniet  martesore. "Epo, une meritoj te jem e lumtur, ne fund te fundit".

Ne fakt, te gjithe meritojne qe te jene te lumtur, por kam pershtypjen se lumturia eshte nje ndjenje shume komplekse dhe ne te vertete ajo nuk ka te beje vetem me menyren sesi ndihemi ne, pasi ka brenda edhe "doza" perkushtimi, sakrifice dhe dashurie qe synon ta beje bashkeshortin apo bashkeshorten te lumtur.

Te dashura mikesha, ndodh mese rendom qe ne momentin qe ne nuk ndihemi te lumtura, atehere e harrojme dashurine, perkushtimin dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me dashurine dhe te shtrenjtet tane dhe fillojme te "hidherohemi" me shume sesa mund te duroje nje shpirt njerezor burreror.

 Ne shperthejme ne "ti nuk me ben te lumtur, apo edhe ne perse nuk di te me besh te lumtur?" Te mjeret meshkuj!!! Ata mund te mos ndihen te lumtur per vehten e tyre, por e kane pjese te natyres se tyre mashkullore qe te mos ankohen per mungesn e lumturise se tyre.

Nje mikesha ime me rrefen sesa deshiron qe i shoqi te jete poaq i embel dhe i kujdesshem sa "X" personazh i nje filmi qe asaj i pelqen shume.

Ky eshte nje nder gabimet me te medha qe shumica e femrave bejne, te maten me Hollivudin apo me median. Ky krahasim duhet shmangur, pasi do te demtoje shume marredhenien tuaj.
 Medias i duhet te "skalite" nje personazh te tille te "adhurueshem" pasi jane ne loje miliona te ardhurash dhe nje gare e papare per ndjekes te programeve televizive.

Si do te ndiheshit ju sikur bashkeshorti juaj t'ju thoshte; "Perse nuk i ke floket aq te gjate e te verdhe dhe zerin aq te embel kur me flet mua sa "Y" ne filmin qe ti pelqen?

Te shtrenjta mikesha, nese deshironi qe te jeni te lumtura, mos e kerkoni lumturine pertej shtepise suaj. Bashkeshorti juaj eshte po ai person qe ju dashuruat me aq zjarr, po ai person qe ndodhet prane jush kur ju keni nevoje, po ai person qe ju njeh me mire se kushdo.

Nderkohe ju duhet te perpiqeni edhe pak vete per ndertimin e lumturise tuaj dhe ne cift. Kushtojini atij vemendje, dashuri dhe fjale dashurie dhe inkurajuese. Nese ju nuk mendoni vetem sesi ta beni vehten tuaj te lumtur, kjo gje do t'ju beje me pak "te grindur" dhe me pozitive ne familjen tuaj. Bashkeshorti juaj do te ndihet i dashur dhe i vleresuar prej jush dhe do te "cliroje" doza embelsie qe ndoshta nuk i keni shijuar me pare.

Une nuk jam kunder deshires per te qene e lumtur, pasi edhe une deshiroj qe te jem e lumtur. Njekohesisht dua qe te jete i lumtur edhe bashkeshorti im edhe femijet e mi. Ne te kundert c'u pa?

 Ju uroj te gjithe lumturine e botes dhe shume urtesi ne cdo pershtatje qe beni ne jeten tuaj!

 Me dashuri,

 Edi Gogu

Wednesday, August 4, 2010

Cfare duan meshkujt?- (Pjesa e trete) (Besim ne aftesite e tyre)

Te dashur miq,

 Me ne fund u "bera mbare" qe te vazhdoj shkrimin "Cfare duan meshkujt?"

 Mirepo nje bisede mes miqsh zhvillohet me mire nen shoqerine e nje filxhani caji te ftohte ne rastin e ketyre diteve te nxehta. Nuk eshte e nevojshme qe te nxitoni ne dyqanin me te afert dhe te blini nje shishe caj te ftohte qe eshte i mbytur me sheqer dhe konservues, ju mund ta beni shume lehte edhe vete cajin e ftohte.

 Normalisht une pergatis nje cajnik te madh me shijen e cajit qe parapelqej dhe pastaj e le qete ftohet. Nese i shtoni cajit tuaj edhe disa gjethe borzilok, ju siguroj qe do te merrni nje shije unike te tij. Pasi eshte ftohur, hidheni cajin ne nje ene te cilen mund ta vendosni per tu ftohur edhe me shume ne frigorifer.

Para disa ditesh udhetuam me makine se bashku me familjen per ne destinacionin e pushimeve tona verore. Ndersa bashkeshorti im ngiste makinen, mu kujtua nje keshille qe e kam lexuar ne nje liber mbi marredheniet meshkuj dhe femra. Autori i librit flet ne kendveshtrimin e nje bashkeshorti dhe shpjegon me shume sinqeritet sesa keq ndihej ai personalisht kur bashkeshortja e tij i nderhynte vend e pavend kur ai ngiste makinen.

 Te dashura mikesha, ky fakt dhe fakti tjeter qe une e kam shume pare sesa bezdi e kane meshkujt kur u flet ne timon, me ka bere qe te jem shume e kujdesshme per vehten time dhe "memece" kur bashkeshorti im .nget makinen. Kjo per asnje arsye tjeter, thjesht per arsye respekti dhe besimi ne aftesite e tij.

Kam degjuar kur grate ne rolin e instruktoreve u japin urdhera bresheri burrave te tyre ne timon; "Sinjalin majtas! Ec me ngadale se makine ben zhurme! Bjeri borise, bjeri borise! Kthehu ne te djathte, pastaj majtas, ec drejt dhe pastaj bjeri nga te duash!"

Jam ndiere plot here gati per te shperthyer kur kam degjuar "urdhera" te tilla qe u jane dhene burrave me shume vjet eksperience ne timon dhe qe ata te "gjoret" thjesht kane shtrenguar nofullat per te mos shperthyer...

 Te shtrenjtat e mia, ky eshte nje detaj i vogel, por qe tregon shume. Ne momentin qe ju filloni dhe i rrefeni se cfare duhet te beje bashkeshorti juaj, ju ne menyre te terthorte, ndoshta edhe pa e kuptuar po i jepni atij mesazhin qe kane nevoje per pak ndihme ne aftesite e tyre guiduese.

 Edhe nese ndodheni ne nje rruge te ngaterruar dhe nuk jeni te sigurte per menyren sesi do te arrini aty, eshte me mire qe te heshtni dhe te keni durim, pasi bashkeshorti juaj do t'i jape drejtim zgjidhjes se situates.

 Me mire te vonoheni pese minuta per ne vendmberritje, sesa te jepni mesazhet e gabuara te cilat nuk i bejne mire marredhenies tuaj.

 Meshkujt kane nevoje per pak besim nga ana jone, ne aftesite e tyre. Nese ne tregojme qe nuk kemi besim ne aftesite e tyre te orientimit dhe guidimit, atehere si do tu provojme atyre qe kemi besim ne aftesite e tyre per te udhehequr familjen?

 SOT, nese nuk gjeni ndonje fjale inkurajuese per bashkeshortet tuaj, provoni te mos flisni asnje fjale negative!

 Ju uroj nje dite te mrekullueshme:-)
 
Dashamiresisht,

 Edi Gogu

Wednesday, July 28, 2010

Nje blog i ri ne ndihme te grave shtatzena

 Te dashura mikesha,


Me ka munguar te shijuarit e cajit se bashku keto dite qe nuk kam shkruar, por thjesht qe nuk kam pasur shume frymezim per tu ulur e per te shkruar qofte edhe dy rrjeshta.


Nderkohe kam bere edhe nje pune tjeter, kam krijuar nje blog ne ndihme te grave shtatzena. Mendova ta krijoj me vete nga blogu yne i cajit, pasi jo te gjitha mikeshat jane te interesuara per informacione mbi shtatzenine.

Ky blog  http://shtatzaniaime.blogspot.com i dedikohet te gjitha grave, zonjave te cilat jane duke perjetuar eksperiencen me te mrekullueshme ne jeten e nje femre, ate te sjelljes ne jete te femijes se tyre. Te gjitha temat dhe informacionet do te vijne tek ju ne formen e nje ditari javor shtatzenie te perditesuar me te rejat e shkences dhe fushes se mjekesise. 

Ju uroj shtatzeni te mbare e te bekuar:-) atyre zonjave qe jane ne pritje te nje bebushi nderkohe qe e lexojne kete shenim dhe gjithe te mirat juve mikesha e tjera.


Perzemersisht

Edi Gogu

Thursday, July 15, 2010

...sikur diten e fundit

Te dashur miq,

 Me duhet te nxitoj sot pasi pres qe te dal me nje miken time te vjeter (jo ne moshe) te universitetit. Ajo jeton ketu ne Londer dhe kenaqem vertet sa here qe na krijohet mundesia per tu takuar.
 

Nuk thone kot, "qe miqte e mire jane si vera, sa me e vjeter aq me e mire". Ndersa bisedonim duke shijuar nje mengjes te fresket dhe caj te zi (breakfast) mengjesi anglez me qumesht, e kapa veten duke artikuluar me ze te larte, moton time te perditshme.
 
Jeto cdo dite sikur te jete e fundit! Perpiqem qe ta jetoj cdo dite si te tille, duke bere cmos qe te le me te shtrenjtet e mi kujtime te dashura, te mira, te embla dhe duke ju sherbyer me kenaqesi, dashuri e perkushtim.
 
 Cdo sekonde eshte e shtenjte dhe e cmuar SOT, per neser nuk e di. Une shoh dhe jetoj te sotmen, e nesermja i mban vete mbi shpine, shqetesime dhe te papriturat e saj. Nuk po them qe bie ne pesimizem apo disfatizem per te nesermen, JO! 

 Po flas per "shtrydhjen" deri ne maksimum te cdo dite. Hmmm, shijon me shume se lengu i ftohte i portokallit te fresket ne nje mengjes kur je gdhire disi i sekelldisur.
 
 Ikaaaa, duke ju uruar nje dite te mrekullueshme1
 
 Me dashuri,

 Edi Gogu

Wednesday, July 14, 2010

Ne "qiellin" e katert

Ju pershendes perzemersisht nga Londra,

 Lexoj ne FB mesazhet e miqve te mi qe thone se  "si do t'ja bejme me kete vapen?" dhe ve buzen ne gaz. Jo se e kam harruar ndjesine e vapes mbi "lekuren time", por sepse sot kam veshur edhe nje triko mbi kemishe dhe nje mushama shiu.

 Ketu, ne Londer temperatura maksimale sot do te kape shifren 21 grade celsius. Ohohoohoooo, nje peizazh gri, pas atyre diteve me diell pervelues, me "rri shume mire per shtat".
 
 Ndersa avioni cante ajrin dje ne dreke, une kisha mbetur si nje femije i vogel i habitur pas reve. Gjithmone me mahnisin rete si  kur jam ne fluturim mes tyre apo edhe kur i shoh  poshte nga toka.

Avioni po fluturonte mbi shtresen e katert te reve. Une qesha me vete, sepse mu kujtua ajo shprehja "Oh, jam ne qiellin e shtate nga lumturia". Per qiellin e shtate nuk di c'te them, por per mrekulline qe shijuan syte e mi, ne shtresen e katert te reve, nuk mund te rri pa folur.
 
 Rete te "ftonin" te zbathje kepucet apo sandale dhe te turreshe drejt tyre. Mu duk per ca momente sikur isha ne Narnia dhe prisja qe te shihja mbase princin Kaspian apo Lusin dhe Edmondin. 
 
 Mu kujtua nje varg qe kam lexuar ne Bibel  qe thote qe ne kohen kur Perendia hodhi themelet e botes Ai ndau ujerat nen qiell (detet, oqeanet, lumenjte) nga ato mbi qiell (rete, shiu, debora)

 Iu gezova me shume ciltersi pamjeve te mrekullueshme te reve dhe nazeve te diellit te "turpshem" qe e fshihte fytyren pas tyre dhe falenderova Perendine per madheshtine dhe gjenialitetin e krijimit te Tij.

 Ishte vertet si nje ender apo perralle ne "qiellin e katert".
 
 Kalofshi mire dhe mire u takofshim neser:-)

 Me dashuri,
 edi gogu

Wednesday, July 7, 2010

Kam nevoje per ty!

Tani qe po shkruaj eshte mbremje dhe me ne fund munda te ulem qe te shkruaj dy rreshta:-)

Fjalet e nje bisede telefonike me nje person te shtrenjte per mua, me mbeten ne mendje per disa ore. E vertisja biseden neper mend sepse me kishte lene nje shije disi te cuditshme. Kisha degjuar fjale dhe emocione te shprehura permes lotesh, por "KAM NEVOJE PER TY"-ne e pathene ne asnje cast, e perceptova fuqishem ne menyre alarmante.
 
Ndonjehere nuk je ne gjendje qe te gjesh fjalet e duhura per te mbeshtetur dike qe po kalon nje situate "te ndjeshme", por pervec fjaleve te dala nga shpirti, vendosa te bej dicka. Nje vizite:-)

Mos prisni qe njerezit e shtrenjte dhe miqte e dashur t'ua thone perhere troc qe "KAM NEVOJE PER TY!"

Ndonjehere mendojne se nuk ke kohe, je shume i ngarkuar per vete, nuk duan te te shqetesojne, etj, etj.
Ti ndodhesh prane dikujt qe "dukshem dhe qarte" ka nevoje per ty eshte ilaci me i mire. Mos u lodh te thuash fjale te medha, sepse prania jote flet me shume se cdo gje.

 Nese je femer, pergatit dicka (per te ngrene) qe atij personi i pelqen, paketoja bukur dhe coja. Mund ti cosh ca lule, nje CD me muzike te bukur e te zgjedhur me kujdes ne lidhje me situaten apo edhe ndonje DVD qe ta shijoni se bashku.

Prania juaj, vlen me shume se gjithshka.
Ju uroj gjithe te mirat, fitore skuadres suaj te zemres (Gjermania per mua) dhe "veshe te hapur" per te degjuar ate thirrjen e heshtur "KAM NEVOJE PER TY"

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, July 6, 2010

Gjerdani im i perlave

Ju pershendes te gjitheve, duke ju uruar freski ne cdo ambient qe ndodheni!

Sa here qe udhetojme, qofte edhe per nje fundjave u themi femijeve qe te bejne gati valixhet e tyre. Tani qe jane paksa me te rritur, kane mesuar se cfare te vendosin ne valixhen apo cantat e udhetimit, por GJITHMONE une bej nje kontroll te fundit. Une e kam me te lehte qe t'ua bej gati cantat gati per pese minuta, por keshtu ata nuk do te mesojne dot kurre sesi te behen te zotet e vetes dhe nuk do te dine te pershtaten me ambiente e rrethana te ndryshme.
 
Kujtoj qe para disa viesh (kjo gje ishte me e theksuar) kur u thoshim femijeve qe te benin gati "gjerat" e tyre per ne udhetim ata fusnin ne cantat e tyre: kukulla e veshje per to me shumice (vajza), ndersa djali merrte 80-100 ushtare te vegjel dhe armaturat e tyre, keshtjella princeshe dhe keshtjella heronjsh musketiere, nje deng me libra secili, DVD e parapelqyera, CD me muzike femijesh, shishe me uje, rroba banje me shumice (edhe ne mes te dimrit per tu lare ne vaske:-)), disa lloje furcash dhembesh, sapune aromatike, prape veshje per kafshet e pellushit dhe kaq. Ata duan qe mundesisht te marrin me vehte edhe zogjte dhe breshken e ujit, nga meraku se mund te ndihen te vetmuar.

 Ahahahaaa:-) Kur e kujtoj me sjell shume gezim. Cfare mendjeje qe kane femijet. Keto kujtime mi zgjoi nje femije i miqve tane qe per pushime, pervec kukullave kishte marre ne valixhen e saj edhe telefonin e shtepise.

 Kur e pyeta nje here vajzen time se ku do t'i vendoste veshjet e saj pasi ne valixhe nuk kishte vend per rroba ngaqe e kishte mbushur me lodra, ajo mu pergjigj. "S'ka problem ma. Po i sjell te valixhja jote!"

 Sa i dua kujtimet feminore dhe ciltersine e syckave gazmore e te pafajshem. Kujtimet e femijerise se tyre, jane gjerdani im i perlave te cmuara.

 Ju uroj cdo te mire dhe "shijim" te cdo dite me femijet tuaj:-)

 Me dashuri,

 Edi Gogu

Tuesday, June 29, 2010

Ku vemi shpesh?

Te dashur miq,

Secili nga ne e ka nje vend te preferuar, nje qoshke te qytetit, apo nje koderz, nje lendine apo edhe nje kafe, nje lulishte qofte edhe nje shtet te dashur ku mezi sa pret qe te kthehet.

Te gjithe kemi nje pale krahe ku mund te strukemi dhe te rehatohemi si ne ditet me diell ashtu edhe ne ditet e rrebeshta e me ere.

Kam ne dore nje liber me lirika te Lasgush Poradecit dhe nuk do te rri pa e ndare me ju magjine e shpirtit te tij krijues.

Shijojeni dhe mire u takofshim neser per caj jeshil me xhenxhefil:-)

 Me dashuri,
Edi Gogu


KU VEMI SHPESH?

Ne zemer  t'ende vetem une,
Ne zemer t'ime vetem ti,
Dhe jashte bota fjaletare
 Dhe jashte syri plot zili.

 Dh'ashtu filluam perngahera
 Nje vetesi plot embelsi,
 Te mos na shohe syr' i botes
 Mos na zemrosh, moj njerezi.
 
 Dhe ikm' e ikme gjith-me large,
 Dyke kerkuar pak liri,
 Qe me tu ndezur flah' e drites,
 Gjer me te mugetit te zi.
 

Gjer ne mesnate e pasmesnate,
 Oh! e pangopura arrati!
 Un' hijerende e nurerresuar
 Ti buzendritur ne stoli.

Ner ato male-shtatmedhaja,
 Ner ato pyje me fshehtesi.
 N'ato mburima lozonjare,
 N'ata shkembenj plot llaftari.


Ku fryn nje ere pastersije,
 e vetetin nje bukuri,
 E rritet malli posi deti,
 E ndizet zemera ne gji.
 

Ku nuku duket asnjeri,
 Ku vemi shpesh une e ti,
 Ku djeg si zjarr, moj dashuri,
 Ku ndrin si yll, o perendi.

                               LASGUSH

Sunday, June 27, 2010

Kujdes me cunat!!!

Te dashur miq,

Ju kerkoj ndjese qe nuk jemi takuar per caj gjate kesaj jave qe shkoi. E vendosa ne momentin e fundit dhe u nisa se bashku me familjen ne nje udhetim disa ditor drejt detit.

Pervecse kisha shume gjera per te shkruar, shijova edhe ca dite pushimi me prinderit e mi dhe qendrova larg internetit.

U ktheva tek "magjia" e te shkruarit me laps. Me pelqen shume qe te shkruaj me laps, por qe t'i hedh me pas shenimet ne kompjuter, me duket si pune e kryer dy here. Ndaj edhe kam tendencen qe te shkruaj ne kompjuter njehere e mire, por e them me sinqeritet qe magjine e krijimit e perjetoj me shume kur shkruaj ne bllok me laps. Nuk di se c'ka nje ndjesi shume te vecante zhurma e ferkimit te lapsit me letren dhe shpejtesia e mendimit eshte vershuese. Nejse. Kaq persa i perket ndjesive te krijimit.

Moti ishte shume i fresket, keshtu qe aventura jone "plazhore" u perqendrua ne ndertim kalash me rere dhe ne shetitje te gjata kilometrike.
Ne fillim shetisja vetem me vajzen dhe benim "biseda gocash". Ashtu si ndodh rendom gjate nej bisede, mamate nuk mund te mos kalojne tek pjesa e preferuar e dhenies se keshillave.

Ndersa po i flisja per rendesine e butesise se karakterit te nej femre perfundova ne keshillen "Kujdes me djalin!"
 
Ajo me shume sinqeritet mu pergjigj "Po une gjithmone kujdesem per te".
 
Qesha me ze te larte sepse une tjeterkund po synoja. I shpjegova Princeshes time qe duhet te kishte perhere kujdes ne menyren e sjelljes dhe te komunikimit me te vellane.

 Nuk behet fjale vetem per ndarjen e lodrave dhe organizimin e lojrave dhe te aktiviteteve te perbashketa. Nese ne nuk i mesojme vajzat tona qe kur jane te vogla te kene kujdes ne menyren sesi sillen me vellezerit e tyre, kur ato te rriten do te kemi nje problem shume te madh perpara. Nese ato sillen pa respekt, pa dhembshuri, me agoizem ndaj vellezerve te tyre, po ashtu do te sillen me bashkeshortet e tyre te ardhshem dhe me djemte e tyre.

 Djemte (meshkujt) jane natyra me te rezervuara, sesa vajzat persa i perket shprehjes se botes se tyre te brendshme emocionale. Ata vleresojne shume respektin qe bashkeshortja apo nena e tyre ju jep. Mos prisni qe vajzat tuaja/tona te mesojne te tregojne respekt ndaj bashekshorteve te tyre ne menyre automatike, kur ata te jene gati per martese.

 Fillon ne familje, me respektin ndaj babait dhe vellait te tyre. E njejta gje edhe persa i perket djemve. Mos prisni qe ata te behen "super xhentile" vetvetiu, ndjenja e respektit, butesise, mirekuptimit, ndihmes se pergjegjesive familjare, ndaj femrave fillon ne familje me mamin dhe motren.

Bashkeshorti im e meson djalin tone qe te respektoje "femrat" ne cdo gje dhe eshte vertet shume e vecante qe te shohesh sesi dy meshkujt tane, na hapin deren e makines, na lejojne te kalojme te parat, na ndihmojne dhe na ngrene ne qiell me kujdesin dhe dashurine e tyre.


Te gjitha ato gjera qe une di dhe kam mesuar ne lidhje me te perbashketat dhe vecantite e gjinive, mundohem t'ua percjell te dy femijeve. Mos mendoni kurre se eshte shume heret.

 Te dashura mikesha, mesojini djemte tuaj te jene te dashur, mirekuptues, tolerante dhe punetore dhe nuset e tyre ne te ardhmen do t'ju bekojne pafund. Ne fakt me cdo gje qe i mesojme dhe i pajisim si djemte ashtu edhe vajzat, jemi duke u bere nje dhurate qe do tu vleje per te gjithe jeten e tyre.

Ju uroj nje fillim jave te mbare!

 Me dashuri,

Edi Gogu

Friday, June 18, 2010

Perime ne tave balte ne furre

Te dashur miq,

Me keni kerkuar qe te vendos nje recete per gatimin e perimeve te stines dhe une po ju postoj nje recete te thjeshte dhe mbi te gjitha shume te shijshme.

Per te bere nje turli verore per 4-5 persona ju nevojiten;

* nje tave e madhe balte me kapak
* 3 patellxhane mesatare
* 2 speca jeshile
* 4 domate zemerkau
* 4 qepe
* 12 thelpinj hudher ( e qeruar)
* 4 luge gjelle vaj ulliri
* 2 kunguj mesatare
* 2 karrota te pastruara e te prera imet
* 1 tufe majdanoz
* kripe
* piper i zi
* 1/4 luge caji pluhur kumini (gjendet ne supermarket)
* 1/4 gote uje

Se pari i qerojme, dhe i pastrojme perimet. I lajme me uje te bollshem dhe i fshijme me leter kuzhine. Patellxhanet i presim ne feta ( me trashesine e gishtit te vogel te dores ne forma gjysem hene dhe i leme ne nje tas me qumesht te ftohte per 15 minuta.

Nderkohe presim ne rrathe me te njejten trashesi si patellxhanet edhe kungujt. Qepet i presim holle si edhe specat dhe karrotat. Preferohet ne forme kubike.

Hudhrat i presim ne mes per se gjati.

Pasi i kemi prere te gjitha perimet i hedhim se bashku ( pa ndjekur ndonje rregull te vecante) ne taven e dheut. Shtojme erezat, kripen, pak piper, vajin e ullirit, ujin dhe i veme kapakun enes prej balte.

Nderkohe mos harroni qe ta keni parangrohur furren e sobes ne 230 grade. Futeni taven prej balte ne furre dhe pas 60-70 minutash tava do te jete gati.

Mos harroni qe cdo 20 minuta te beni nje perzierje te perimeve qe keni vendosur ne furre.

Kjo tave e shijshme shoqerohet shume mire me pak buke te bere vete, me sallate greke dhe me dhalle ose me caj te ftohte.

Nese nuk e beni buken vete ne nje rast te tille, blini disa buke sanduici dhe beni ne te disa prerje terthore. Lyejini copat e bukes se prere me vaj ulliri, hudher dhe rigon e piper. Vendosini per 2 minuta ne furren e ngrohur dhe shijojini.

BUKE ME HUDHRA

Buke sipas deshires, preferohet bagete franceze ose buke sanduici

* 3 thelpinj hudher te shtypur
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1 luge caji rigon
* 1/4 luge caji kripe

Tani po iki se me duhet te bej gati buken me hudhra. Edhe une kete gjelle kam gatuar per sot.

Ju befte mire!

Me dashuri,

Edi Gogu

P.S. Kesaj tave me perime sipas deshires mund ti shtohen patate, ullinj pa fare, disa dege selino.

Wednesday, June 16, 2010

Kam rene ne dashuri!

Nese do te me thonit qe nuk e mbani mend sesi jeni ndjere kur keni rene ne dashuri, une do t'ju thoja qe kjo eshte nje genjeshter e madhe.

Nuk ka njeri ne bote qe nuk e mban mend sesi eshte ndjere kur ka rene ne dashuri. Une e mbaj mend ende ate ndjesi te mrekullueshme, "fluturat ne stomak", deshiren per ta pare sa me shpesh dhe per ti qendruar prane atij qe zemra ime dashuronte.

Letrat e shkruara plot pasion e dashuri dhe sinjalet me fershellime poshte pallatit jane paraardhese te sms, eml dhe mms te dashurise.

E mbani mend sesi ndiheshit kur syte e tij/saj ju percellonin deri ne thellesite e shpirtit? Po kur shetisnit te kapur perdore, a nuk ju dukej sikur koha kishte ndalur ne vend?

Nuk po flas per poezite, kenget dhe marrezite e paimagjinueshme qe kemi/keni bere kur keni/kemi rene ne dashuri.

Nuk e di sesi vijne gjerat ne jete, por ndodh qe ai pasioni i sapo renies ne dashuri zbehet dhe e humbet shkelqimin e dikurshem neper vite dhe martesa kthehet ne nje stil jetese pa romantizem, emocion dhe "flutura ne stomak".

A nuk do te donit qe te ndiheshit serish njesoj sikur sapo keni rene ne dashuri megjithese keni shume apo edhe pak vite te martuar? PO?

Epo ja dicka qe mund te beni;

Nuk nevojitet kurresesi qe te kerkosh per nje bashkeshort/e te re.

Sill ndermend te gjitha detajet qe te pelqyen tek i/e dashuri/a yt/jote pikerisht atehere kur re ne dashuri me te.

Kujto sesi ndiheshe prane saj/tij.

Kujto gjerat qe ju pelqenin ti benit se bashku.

Kujto historine tuaj te dashurise dhe detajet me te bukura.

Shihni foto te asaj kohe dhe...

Hidhini syte drejt tij/saj e do te vereni qe eshte po i njejti person qe "jua hoqi mendjen" vite me pare.

Ulu prane tij/saj dhe perqafoje, mbaje per dore dhe puthe me dashuri duke menduar qe je ende njeriu me me fat ne bote qe ke gjetur nje "thesar" te cmuar.

Mos prisni qe romanca te zgjohet vete, ju duhet te beni pjesen tuaj.

Shkruajini sms, eml dhe mnbi te gjitha pusulla ne copeza letre te parfumosura. Nuk eshte aspak pune e veshtire, por funksionon per ta bere marredhenien plot jete.

Perdorni fantazine tuaj dhe vendosiniketo pusulla ne xhepat e pantallonave te tij, ne canten e punes se tij/saj, nen jastek, brenda kepuceve etj.

Luani ne impiantin tuaj muzikor apo ne makine muziken tuaj te preferuar dhe nese jeni ne shtepi ftojeni ne nje vallezim vetem per ju te dy.

Nese keni femije, cojini tek gjysherit dhe beni nje "party" me muzike e ushqim (nje vakt normal te servirur bukur ama) dhe vallezim pa u shperqendruar nga punet apo gjerat e tjera.

Shprehini dashurine tuaj, admirimin, respektin dhe zgjoni nga gjumi ndjenjat dashurore te pergjumura.

Nderkohe mendoni edhe gjera te tjera qe do ta bejne bashkeshortin/en tuaj te ndihet i vecante dhe i dashuruar dhe ju do te ndiheni se po bini serish ne dashuri.

Mjafton vetem qe te zgjoni interesimin tek i/e shtrenjti/a juaj dhe do te thoni cdo dite "KAM RENE NE DASHURI".

Mos e lejoni kete ndjenje qe te vdese dhe mos e ushqeni zemren tuaj me "ndjenja" te tjera, pasi ju keni ne krah personin me te mrekullueshem qe ju beri te thoni me gjithe shpirt "KAM RENE NE DASHURI"...

Ju uroj gjithe te mirat dhe me shkruani nese keto ide funksionuan dhe ju ndihmuan disi.

Perjetesisht e dashuruar,
Edi Gogu

Tuesday, June 15, 2010

Vetevrasje si mundesi?!

Miredita te dashur miq,

Sot nuk e kam shijuar ende cajin tim, pasi kemi dy dite pa uje ne apartament dhe tere mengjesin kam qene e zene me blerje bidonash me uje dhe transportim kovash me uje nga kati i pare, ne te nentin ku banojme ne.

Ne fillim u merzita shume kur pas kaq shume oresh pritjeje, asnje pike uji e "bekuar" nuk rrodhi ne asnjerin prej rubinetave tane te "etur". U ankova ne telefon per mungesen e ujit. Iu ankova mamit tim, mamase se bashkeshortit, mikeshave te mia dhe gjitha fqinjeve qe hasa tek shitorja jone e perimeve. Ne fakt u ankuam te gjithe per kete "hall" te perbashket dhe pastaj si milingona "punetore" u larguam drejt foleve tona.

Gezimi im filloi te rikthehet kur fillova te coj ne apartament bidonat e pare 6 litersh qe bleva poshte ne dyqan. Zonja e mire e dyqanit me dhuroi nje kove me uje dhe mua mu duk sikur me dhuroi "ar te paster".

Sa qenie interesante qe eshte njeriu. Pershtatet ne shume situata. Nejse ende ma shpifin enet qe presin "te bejne dush" me padurim, rrobat ne lavatrice qe presin qe dje ne mengjes brenda te qullura e shume kova "barkthara" ne dyshemene e tualeteve tona. ma shpifin dhe me acarojne, por une vendosa te fokusohem tek ato bidona me uje qe bleva ne dyqan dhe sesi mund ti perdor ata per te permbushur disa nga nevojat urgjente te familjes time.

Nuk doja qe te flisnim per kete teme sot, por ja qe eshte aq aktuale per mua, saqe me beri te shkruaj disa paragrafe.

Kam disa dite qe i vij verdalle temes se vetevrasjes. Me ka lene nje shije te pashpjegueshme biseda me nje shoqen time, e cila mendonte se vetevrasja qe nje nder zgjidhjet e mundshme te problemeve te saj. Kam lejen e saj per ta ndare kete teme me ju sot. Madje ajo vete ma kerkoi qe ta beja kete gje. C'te them une pas nje deklarate te tille?

Nuk behet fjale per nje adoleshente, por per nje mesogrua e cila ka nje jete familjare te mire, te qete dhe femije te rritur. U perpoqa ta pyes me takt se perse mendonte ashtu dhe ajo mu pergjigj qe nuk po mundej me ta shtynte jeten e saj ne ate menyre. I shoqi kishte le te themi, nje jete te tijen me miqte dhe shoqerine e tij dhe gruaja ndihej krejt e vetme dhe e lene pas dore.

Nga jashte mua nuk me jane dukur asnjehere cift problematik, por gjithkush i di vete 'pikat e nxehta'. Femijet qene te rritur tashme dhe asaj i dukej sikur po i rreshkiste jeta nga duart. Me te shoqin kishin vite qe perjetonin nje "humnere" emocionale, qe ajo kembengul se ai nuk e pranonte qe ekzistonte. Lendimi i saj kishte marre permasa kur kishte degjuar prej te shoqit gjera qe ajo do te kishte dashur t'i degjonte vite me pare, atehere kur ato probleme qene ngjizur. E mbi te gjitha keto qene edhe disa veshtiresi ekonomike te pazgjidhshme.

"Nuk doja te jetoja me. Asgje nuk me sillte gezim dhe qaja fshehurazi sa here qe mundja. u mbylla ne vetvete dhe i flisja vetem Zotit me ze te larte se e dija qe vetem Ai me degjonte dhe me kuptonte plaget e zemres sime. Vendosa te vras veten dhe po perpiqesha te gjeja nje menyre te sigurt, qe askush te mos me kthente me ne jete. C'e doja nje jete, kur askush nuk me kuptonte dhe nuk me vleresonte?"- me tha ajo permes loteve te nxehte.

Me theri ne shpirt dhe e pyeta se cfare kishte vendosur te bente? Cfare do te bente vertet?- mendoja me vehte nderkohe qe prisja pergjigjen e saj.

Asgje!- me tha mes loteve. Nuk do te bej asgje, sepse nuk dua t'u thyej zemren femijeve te mi, megjithese te ikja nje here e pergjithmone eshte ajo qe deshiroj me gjithe shpirt".

Biseduam gjate, shume gjate per femijet, jeten, bashkeshortin dhe per mundesine e vetme qe ke ne kete jete per te shijuar dite te cilat nuk kthehen me. Ajo thote qe ndersa qante me ze te larte dhe i lutej Zotit per ndihme i erdhi ne mendje mendimi qe femijet do ta vuanin shume vdekjen e saj dhe ndjeu nje paqe qe i pershkoi zemren. Nje paqe e qetesi qe nuk e kishte provuar me pare.

Vetevrasja mendohet sikur i zgjidh problemet per personin qe e kryen ate, por ne fakt nuk eshte aspak ashtu, pasi ajo prek ne menyre te drejtperdrejte te gjithe jetet e lidhura me jeten e viktimes. Vetevrasja hap plage te thella, te cilat mezi sherohen (nese sherohen) gjate shume viteve.

Uhhh, sa me shqeteson kjo teme dhe ma rendoi disi shpirtin edhe tani qe e shkruaja. Ne jete jane ca fije te forta, por te padukshme qe na lidhin me njeri-tjetrin, eshte mekat t'i presesh perpara kohe, pasi ka nje kohe per te qare e nje kohe per te qeshur, nje kohe per te mbjelle e nje kohe per te korrur, nje kohe per te vallezuar e nje kohe per te mbajtur zi, nje kohe per te lindur e nje kohe per te vdekur, nje kohe me diell e nje kohe me shi.

Lutem qe Perendia t'ju jape jete te gjate, shendet dhe gezim ne cdo dite te jetes tuaj:-) dhe durim per t'i kaluar te gjitha veshtiresite qe ju dalin perpara!

Me dashuri,
Edi Gogu

Monday, June 14, 2010

Oh sa gerhet...

Pershendetje te dashur miq:-)

Ndonjehere me ndodh qe perpiqem te gjej ndonje teme interesante per ta diskutuar ne blogun e cajit (keshtu e kam pagezuar shkurt kete blog) dhe krejt papritur nderroj mendim pasi bisedat jane me te kendshme mes miqsh, kur flet per gjera te perditshme.

Nje mikesha ime ankohet (me te drejte) se nuk mundet qe te flere dot e qete, pasi i shoqi gerhet shume.

Kjo eshte per te qeshur per disa, nderkohe qe per disa te tjere eshte nje sfide me vete. Arsyet se perse njerezit gerhasin jane te shumta, por nje FAKT eshte I PERBASHKET; askush nuk deshiron qe te gerrhase. Askush qe gerrhet nuk e be kete gje enkas, thjesht ndodh:-)))

Nje dite ndersa isha shtrire per te fjetur pas nje dite super te gjate mendova dicka shume interesante (te pakten keshtu me duket mua).

Fakti qe bashkeshorti yt gerrhet, eshte nje arsye mese e mjaftueshme qe ta falenderosh Perendine me gjithe shpirt qe e ke te shtrenjtin e zemres tende prane dhe gjalle. Askush nuk e di me siguri se kur do te jete fundi i jetes se tij, ndaj eshte shume e rendesishme qe te gjitha ditet ti jetojme me mbushulline dhe entuziasmin sikur jane dita e fundit ne kete jete.

Shume gra, njerez qe kane humbur njerezit e tyre te shtrenjte dhe te dashur, kane deshiruar me shume deshperim qe t'ua degjonin edhe njehere zerin, qofte edhe per pak.

Kur je ne shtrat dhe gerrhimat te bezdisin, ji mirenjohese qe e ke prane te dashurin e shpirtit tend dhe jo kujtime te te shkuares apo ndjenja vetmie dhe vrasjeje ndergjegjie.

Ka shume menyra per te gjetur me te miren ne cdo situate, thjesht duhet kendveshtrimi i duhur...

Ju uroj cdo te mire dhe mire u takofshim neser:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

Thursday, June 10, 2010

Nuseee, ngriji vetullat, se nuk me duhen petullat!

Miredita,

Si jeni? Une mire, pak e lodhur nga gripi i femijeve, por gjendja e pergjithshme eshte e mire.

Nuk e di per ju, por shumicen e kohes (gjithe kohen ne fakt) se c'kam nje tendence qe cdo gje te jete ne vendin e vet dhe, ne momentin qe nuk ndodh kjo gje une shqetesohem se brendshmi. Me krijohet nje ndjenje parehatie dhe ne koke me ushton si cekan mendimi "s'je nikoqire, s'je nikoqire".

Me humb gezimi dhe nuk gjej rehat derisa t'i jap drejtim gjerave. Me e bukura eshte se sapo ke vendosur rregull, serish cikli fillon nga e para. Pune, pune, pune.

Imagjino kur sapo merr vesh qe do te kesh mysafire, sesa me shume rritet niveli i preokupimit. Apo nuk jemi ne shqiptaret (ne pergjithesi) qe "vdesim" te te bejme vizita surprize.

Ne shtepine e prinderve te mi isha mesuar me shume hyrje-dalje dhe padyshim qe mami me kishte stervitur per pritje te mysafireve dhe gatim e shtrim gostie deri ne nje numer te konsiderueshem, psh 12-14 veta.

Ne martese hyra me kete element ne "CV-ne" time dhe nuk me bente syri terr nga behjet e papritura te shokeve dhe miqve.
Qe te them se nuk preokupohesha qe t'i prisja sa me mire, nuk e them dot sepse nuk eshte e vertete. Ndonjehere ndodhte qe nuk u servirja dot brenda nje kohe te shkurter kete gatim apo ate gjelle qe une do te deshiroja, por u perpoqa dhe perpiqem qe miqve t'u ofroj mikpritje me shume dashuri dhe me ato gjera qe ndodhen ne shtepi.

Babi dhe mami me tregonin perhere nje histori qe nje mysafir i tha nuses se shtepise kur e pa qe ajo po gatuante petulla, me "turinjte" e varur dy pellembe: "Nuseee, ngriji vetullat se nuk me duhen petullat!"

Ne fakt te jesh mikpritese e mire nuk do te thote qe:

Shtepia juaj eshte perhere ne gjendje perfekte muzeale.

Te shpalosesh arsenalin e mesimeve te "Si te gatuajme".

Nuk eshte nevoja qe te serviresh vetem me gota kristali e porcelane kineze.

Mikpritja nuk eshte vetem per njerezit me shtepi te medha.

Mos pretendo te shprehesh aftesite e tua te mira bashkebiseduese.

Mikpritja nuk varet nga "madhesia" e buxhetit tuaj.

Mikpritja nuk shenohet me te kuqe ne kalendar.

Mikpritja nuk eshte moter binjake me argetimin.

Mikprotja ne thelb ka te beje me dashurine dhe eshte dashuria ajo qe mbulon nje shumice defektesh dhe dobesish.

Eshte e veshtire per ne nejrezit "moderne" te heqim dore nga deshira per t'u dukur sa me mire ne syte e te tjereve, t'i impresionojme njerezit me shtepine tone, me gatimet tona, me femijet tane, me vete personin tone.

Kur keto gjera nuk arrijne piken tone te perfeksionit atehere ne dekurajohemi dhe hqeim dore nga te qenit mikprites. Ne fakt mikpritja eshte nje stil jetese qe buron nga zemra.

Mikpritje gjithashtu si edhe ne fusha te tjera te jetes sone eshte nje mundesi e mrekullueshme qe t'u mesojme femijeve tane MIKPRITJEN.

Menyra me e mire e te mesuarit eshte shembulli. Femijet mesojne mesime qe nuk i harrojne permes menyres se jeteses se familjes se tyre.

A nuk eshte kenaqesi kur te vijne njerez ne shtepi dhe t'i ke mundesine qe te shijosh miqesine e tyre dhe pse jo edhe t'u serviresh dicka nderkohe, sepse ne ato momente ju dhe miqte tuaj keni hyre ne nje marredhenie unike ku ndani eksperienca dhe ndjesi nga jetet tuaja.

Me e bukura e mikpritjes eshte qe ti nuk pret asgje ne kembim te saj.

Ju uroj cdo te mire dhe miq pafund:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

Tuesday, June 8, 2010

Mberriten Titanet me duket!

Mua me pelqen me shume qe te eci ne natyre sesa te vrapoj. ndaj edhe mora vajzen perdore dhe bera nje shetitje buzembremjes.

Ecem ngadale neper lagje derisa u afruam tek Liqeni (besoj se nuk ka nevoje qe te jap me shume shpjegime se per cilin liqen behet fjale, pasi ne Tirane nuk eshte se ka ndonje liqen tjeter qe frekuentohet per shetitje)

Po e shijoja cdo hap me vogelushen time derisa hyme ne rrugen e gjere te shetitores. Uaaaa, nuk po arrija tu besoja syve. Mu duk me vend titulli i filmit "Mberriten Titanet" dhe vertet mendova per disa caste sikur tek liqeni kishte ndonje aktivitet te madh. njerezit vershonin nga te gjitha anet dhe mu dhimbsen te gjithe se bashku me veten.

Jemi te rrethuar nga betoni e ndertesat shumekateshe dhe per te shetitur dhe per tu argetuar kemi vetem nje park te madh.

A nuk eshte e tmerrshme qe ne nje qytet qe ka me shume se 800 000 banore nuk ka me shume parqe e mundesi argetimi?

Megjithate edhe kjo "ka te mirat e veta". E di pse, sepse brenda nje rrezeje te shkurter shetitjeje mund te takosh plot miq e te njohur.

Ne fakt nuk kane se ku te vene tjeter per tu shplodhur e vrapuar njerezit e njerit prej kryeqyteteve Europiane, ndaj ne mos ne nje moment ne tjetrin do te takosh shume prej te njohurve te tu, fqinjet, kusherinjte, koleget.

Cdo e keqe e ka nje te mire, apo jo?

Ju uroj cdo te mire dhe mirupafshim nga liqeni:-)

Edi Gogu

Cader shumengjyreshe

A ju ka ndodhur ndonjehere qe te hani ndonje shuplake zhgenjimi mu ne mes te dites plot diell?

E pra, e thashe une. Nuk ben vaki qe te mos ia keni ndiere shijen e neveritshme ndonjehere edhe ju, sikunder edhe une.

Dielli i dites time kishte lindur dhe kanarinat e mia te bukura ciceronin mahnitshem, kur papritur nje rrufe me erdhi andej nga nuk e prisja.

Te dhemb ne shpirt kur merr vesh ndodhi te pakendshme dhe per me teper kur behet fjale per miq te shtrenjte. Por jeta keshtu eshte, apo jo?

Rrufeja me goditi me forcen e vet mpirese dhe ma zbrazi shpirtin. Nuk dija se cfare te ndieja per disa caste, derisa kur shiu i dhimbjes, zhgenjimit dhe loteve me solli ne vete.

E ndjeva rrebeshin qe me beri qull, por kur e ndieva qe po me lagte shpirtin, vendosa te hap cadren. Mire trupi qe mu be qull, por shpirtin nuk doja te ma lagte.

Dashuria, e verteta, falja dhe deshira per te ndihmuar ate qe ka nevoje jane ngjyra te mahnitshme te nje cadre qe cdokush do ta perdorte, per te mos lejuar qe shiu i zhgenjimit t'i lage shpirtin.

Kam shume pune, por me duhet te shkoj diku e t'i qendroj dikujt prane, megjithese nje e care e madhe me eshte krijuar brenda shpirtit tim.

Kalofshi mire sot:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

Sunday, June 6, 2010

Dalldi Facebook-u

Ju uroj nje fillim jave sa me te mbare!

A shkuat diku kete fundjave? U kenaqet? Ahh, epo mire qenkeni kenaqur.

Ne nuk dolem jashte qytetit, po kaluam shume mire dhe shijuam pushim absolut, ushqim tradicional shqiptar, filma me qera, lexim librash me orar te zgjatur, receta te reja caji e pijesh frutash, lojra dhe te qeshura pafund.

Kam lene mendjen fare kur kam pare ne Facebook kete fundjave disa femije te miqve dhe te kusherinjve te mi, te cilet nuk jane me shume se 11 vjec. Prinderit nuk dine gje fare dhe fotot e ketyre femijeve jane te frikshme.

Nuk po flas fare per komentet e fotove sepse jane skandaloze. Prinderit mendojne se femijet jane te angazhuar duke bere detyrat e shtepise dhe "flene mbi dafina" duke i lejuar te perdorin internetin pa hesap dhe jashte kontrollit te tyre.

Eshte hapur si epidemi me ritme te shpejta hapja e llogarive nga femijet ne Facebook. Miq, kini kujdes se si e perdorin kohen e lire dhe internetin femijet tuaj.

Kur femijet 11-12 vjecare vendosin "foto gjysem nudo" dhe bejne komente skandaloze ne facebook, merreni me mend se sa jashte kontrollit tuaj jane neper faqe te tjera tejet te demshme.

kam degjuar mjaft prinder qe thone se kur te gjithe femijet e asaj moshe kane llogari facebook-u e perse te mos kene edhe femijet e tyre. Fundja keshtu bejne te gjithe- pergjigjen ata.

Cfare perfitimi kane femijet nga perdorimi i Facebook-ut? Mendoj se harxhojne shume kohe ne menyre te demshme dhe ja vjedhin kete kohe, mesimeve, sportit, shfletimit te literatures, etj duke rene jo pak here pre e ngacmimeve seksuale, flirteve te shumta dhe krijimit te zakoneve te demshme dhe frekuentimit te faqeve te internetit te papershtatshme per moshen e tyre (ne fakt disa faqe interneti jane te papershtatshme per kedo).

Vertet do t'i lejonit femijet tuaj qe te benin gjerat e demshme qe bejne edhe shoket apo miqte e tyre, per hir se i bejne te gjithe?

Une jo!!!

Kalofshi mire dhe mire u takofshim neser!

Edi Gogu

Friday, June 4, 2010

Pronare apo partnere te...burrave?

Te dashur miq,

Si keni qene? Ne vazhdojme edhe me pak grip dhe mezi sa po presim qe "i gjithe ekipi yne" te jete ne forme perfekte. Ditet e mia jane pak te ngjeshura tani qe kemi gripin neper kembe, por une jam shume e lumtur dhe e falenderoj Perendine me gjithe shpirt qe kjo eshte vetem nje gjendje e perkoshme, nderkohe qe mendoj qe ka plot njerez (te gjoret) qe vuajne nga semundje qe i rrezikojne jeten.

E dini se perse doja qe te flisnim sot bashke? Jo? Po ja per nje gje qe kur e artikulova me ze, pasi e konstatova me beri te qesh dhe te mendoj edhe me shume.

"He, erdhe? Po c'jane keto molle more, c'jane? Po si nuk u mesove qe te besh njehere pazar te hajrit!!! Nuk ke faj ti se ti bej te gjitha une". Kjo eshte nje bisede tipike midis nje gruaje shqiptare te moshes nga 30-70 vjec e cila e ka derguar burrin e saj qe te beje pazar.

Mos me thoni qe edhe ju nuk keni degjuar te pakten 1o dialoge te tille, qofte ne shtepite tuaja, te fqinjeve apo edhe te farefisit tuaj. Te fundit bisede te ketij lloji e degjova para pak ditesh ne shitoren e perimeve te lagjes tone.

Nuk do te zgjatem shume ne kete shembull, por ky ilustrim pasqyron nje tipar shume te shemtuar te shoqerise sone, ku ne femrat kemi tendencen qe te sillemi me burrat tane sikur jemi mesueset e tyre apo pronaret e tyre.

Nuk po them qe jeni te gjitha ju, por ka shume raste te tilla qe ne mos qofte per rastin e pazarit po per dicka tjeter "femrat" i kafshojne "meshkujt" ne koke.

Te dashura mikesha, do t'ju ftoja me shume perulesi, qe te mos harrojme qe me menyren tone te sjelljes apo te komunikimit ne e ndertojme apo e demtojme marredhenie tone bashkeshortore dhe figuren aterore ne syte e femjeve tane.

Mos harroni qe edhe ne nuk jemi te persosura. Ne gjithashtu kemi dobesite dhe kufizimet tona. A do te na i pelqente qe te na i vinin pa takt ne dukje? JO asnjehere!

Nese vini re qe bashkeshorti juaj ka nje dobesi apo nuk permbush nje pritje tuajen, behuni te hirshme dhe te durueshme dhe kenaquni me faktin qe bashkeshorti ju beri nje sherbim duke ju ardhur ne ndihme.

Nese mollet nuk jane te gjitha te mira, ato qe jane te demtuara, bejini recel dhe mos ja nxini jeten te shtrenjtit tuaj. Nese nuk keni dicka te mire per t'i thene mjaftohuni me nje faleminderit, por thuajani me nje zemer mirenjohese.

Vogelsirat mund te behen shume kollaj pengese ne marredhenien dashurore, mos i lejoni t'ju prishin harmoni. Burrat nuk duan pronare, por partnere:-) te mira e te kuptueshme qe i duan dhe i nderojne.

Ju uroj nje fundjave te kendshme!

Perqafime,

Edi Gogu