Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, February 11, 2010

Vertigo

Kam disa dite me dhimje koke dhe me Vertigo, ndaj dhe vendosa te shkruaj per kete gje,

Me thane qe U2 kane nje kenge me kete titull. Qesha me gjithe shpirt dhe mendova se ca e zene Vertigon ne goje per qejf e ca per hall.

Une bej pjese ne kategorine e dyte, tek "hallexhinjte". Ju mund te beni pjese tek kategoria e trete, pra tek ata qe madje nuk e dine fare se cfare eshte Vertigo. Vertigo eshte nje gjendje shume e parehatshme kur personit qe po e perjeton i duket sikur cdo gje qe e rrethon leviz rreth tij me nje shpejtesi te madhe. Vertigo klasifikohet ne kater kategori dhe lidhet me crregullime te veshit te mesem dhe me migrenen. Keto jane te gjitha "specialiteti" im dhe me dridhet mishi ndersa i shkruaj, por jane biseda caji apo jo?

Vertigo e U2-ve ishte vertet nje kenge shume e bukur. Degjojeni nga Youtube, nese keni mundesi.

Serish me kujtohet nje fjale e gjyshes time qe thoshte shpesh here "Eh, moj cupe, qejfe- qejfe kjo dynja." Keshtu them edhe une kur kujtoj vertigon "tim" dhe ate te "u2-ve". Ata argetojne fansat e tyre, kurse une mezi sa gjej nje minute prehje nga ajo gjendje marramendjeje e turbullire, sekelldie dhe acarimi.

Sa interesante sesi nje fjale e vetme mund te marre ngjyrime krejt te ndryshme dhe mund te jete nje eksperience torturuese dhe xhepzbrazese per disa ( mjekimet per vertigon kushtojne shume), ndersa per disa te tjere duke pasur U2-te ne fokus mund te jete famesjellese dhe nje burimfitimi i papare.

Po te doni me shume informacion mbi vertigon, me thoni qe t'jua postoj.

Ju uroj nje dite sa me te kendshme:-)

Edi 

No comments:

Post a Comment