Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Saturday, February 20, 2010

Mungese qellimi:-(

Pershendetje "fundjave",

Ne fakt keto pershendetjet e fundjaves jane pak me ndryshe nga ato te diteve te tjera, pasi "jane me te shplodhura, me te ngeshme dhe padyshim me te rehatuara":-)
Mbreme ju premtova disa miqve te mi se receten e re te cajit qe kisha shpikur do ta postoja ketu qe edhe ata te mund ta provonin ne shtepite e tyre dhe ta shijonin. Do t'ua jap sekretin, por me nje kusht shume te vogel. Te me shkruani komente dhe mendimet tuaja ne lidhje me shijen e cajit. Se shpejti do t'u postoj edhe receta te tjera. Kur? Sapo te kem sajuar ndonje te re. Ju premtoj!!!!

RECETA E CAJIT TE EDIT

Nje gjysem luge caji e vogel me caj jeshil gjethe (preferohet me shume se caji me bustine, por edhe bustina perdoret nese nuk ke caj gjethe) hidhet ne ujin e vluar me pare dhe lihet e mbuluar per 3 minuta. Nderkohe ne kete enen (cajnik) qe hedhim ujin e vluar dhe cajin shtojme nje shkop kanelle, 3 kokrra karafil dhe 2 feta mandarina te prera holle. Nese keni mund te shtoni edhe tri apo kater gjetha caj bliri.
Kullohet dhe hidhet ne nje filxhan te madh. Une e pi ashtu si eshte (per ti ndiere te gjitha aromat e paprekura nga embelsia e sheqerit), por ju sipas preferences mund ta embelsosh me shume pak sheqer.

JU BEFTE MIRE!

Gjithmone (e them per veten time) nje filxhan caji me ben te mendoj. Jo se ka ai ndonje veti magjike, por se koha per te pire nje filxhan caj eshte nje moment qe une e zgjedh si nje cast relaksi apo meditimi. E ne kete moment me behen bashke mendimet e mia se bashku me pamjet qe shoh tej xhamit te dritares.

Njerez, shume njerez qe ecin nga te gjitha anet. Njerez te gjatesive te ndryshme, tipa te ndryshem, veshur me ngjyra palltosh apo xhupash nga me te larmishmet. Me pelqen t'i shoh nga lart, sepse me duken si personazhe ne miniature qe sa me lart te ngjiesh e sheh me sakte vendmberritjen e tyre.

Ka edhe nga ata ( keta jane pjesa me e madhe e kalimtareve) qe nuk nxitojne per askund. Ata kane kohe me bollek. Kane shume kohe. Mbarojne nje kafe dhe ulen ne tjetren, e serish ne nje tjeter e me pas e njejta gje deri vone ne darke.
Keta njerez qe e kane kohen me bollek jane shume, shume, shume.

Mbaj mend nje dite ndersa kthehesha nga shkolla e femijeve dhe prisja ne trafik qe degjova ne radio nje interviste midis nje gazetari dhe telefonuesve. Ai i pyeste se me cfare merreshin dhe ata pergjigjeshin njeri pas tjetrit sikur t'i kish mesuar dikush te jepnin te njejten pergjigje : "Hic ja kshu kot" . "-Cfare beni gjate dites?"- pyeste gazetari dhe pergjigjet vertiteshin rreth "Asigjo, dal, ca t'boj".
Tek pyetja " A mendoni per ndonje profesion apo cfare doni te beni ne jete?" vijuan pergjigjet "Jo me', ca profesioni. Ca te dali." Apo vajzat qe pergjigjeshin "Hic me'... do gjen nanji cun, do martohem dhe kaq".

Ndoshta edhe gazetari sikunder edhe une mund te jete cuditur me mungesen e qellimit ne jeten e telefonuesve. Nuk jane vetem ata ne ate gjendje. Kjo gjendje ka infektuar popullsine ne nje shkalle te gjere.
Femijet, adoleshentet, te rinjte tane fatkeqesisht, nuk para degjojne nga ne prinderit shume rreth te pasurit te nje qellimi ne jete. Rendom mendohet se te "zesh nje te dashur" eshte arritja me e madhe vecanerisht nese ndodh qe ne moshen 13 vjecare.

Kjo eshte e frikshme, sepse ne fajesojme te rinjte "qe kane dale duarsh" dhe jane "hazdisur", por jemi ne qe nuk "mbjellim" tek ata nje qellim jetesor qe ata ta kene parasysh pergjate gjithe kohes. Eshte njesoj si me piken e finishit. Nese nuk i mban syte atje, ti nuk e di se ku eshte destinacioni i gares tende.

Vajzat tona do ti "cojme" te martohen qe te mos na "mbeten ne dere"? A i kemi ndihmuar vajzat dhe djemte tane te zbulojne dhe te zhvillojne talentet (gjithkush ka nje talent brenda vetes se tij) e tyre, duke i pajisur ne kete menyre drejt qellimit te jetes se tyre?

Dikush ka dhunti muzikore, dikush shkruan bukur, dikush qendis mire, dikush gatuan mire, dikush eshte marangoz i mire, dikush eshte i dhembshur, nje tjeter pelqen kafshet.

Te dashur miq, le ti ndihmojme femijet tane te gjejne qellim ne jeten e tyre dhe, per momentin nese jane te vegjel jepuni ju qellim ne ditet e tyre.

Jepuni libra te mire per te lexuar, mesojini mesime me vlere, jepuni shembuj te mire nga jeta dhe mesojini ne lidhje me cdo situate te jetes. Mesojini te bejne pune shtepie dhe ta duan punen. Nese do te mesohen me pune qe ne femijeri, nuk do te duan ta "vrasin" kohen kot kur te rriten.
Mungesa e qellimit te "siguron" nje jete pa kuptim.

"Shihemi" neser per caj:-)

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment