Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, February 22, 2010

Ne udhekryq

Nxitoj sepse jam vone. Jam vone per ne destinacionin tim. Hedh syte drejt semaforit dhe ai shenjon i kuq. Oh, jooo!- them me vete ose me mire neper dhembe.

Kur je disi vone edhe te qindtat e sekondes te duken te cmuara si prej ari. Makinat vershojne si te terbuara njera pas tjetres dhe duket sikur ndersa largohen marrin edhe fillin e mendimeve te mia dhe e terheqin me vete.

Sa here gjate jetes sime jam ndodhur ne udhekryq? Pastaj mendoj se cfare mund te quhet nje udhekryq? Me pas perpiqem te kategorizoj udhekryqet; ne te medhenj dhe ne dytesore.

Nje gje ama eshte e sigurt. Kur ndodhesh ne nje udhekryq duhet ta mendosh mire apo ta ndash mendjen mire se cilin drejtim do te marresh. Nese je duke udhetuar me shpejtesi me automjet nuk mund te ndalosh e te vrasesh mendjen ne mes te udhekryqit. Mendjen duhet ta kesh ndare qe me pare se te hyje ne udhekryq, sepse pasojat e vendimmarrjes se castit mund te jene fatale.

Ka edhe rastet kur te ndodhurit ne nje udhekryq te "ben esell" dhe te ndihmon te sqarosh veten tende. Ndoshta perballje me drejtimet e sakta te "udhekryqit" dhe destinacionet perfundimtare te tyre ta krijojne kete efekt.

Ndonjehere te duhet te gjendesh ne nje udhekryq qe te te hapen syte qe udha jote nuk eshte ajo per ku je nisur. Destinacioni yt eshte krejt i ndryshem.

Nje njeriu te rritur i duhet te marre ne dite mesatarisht dhjete mije vendime. Disa jane te rendesishme disa jane krejt te zakonshme. Disa kane lidhje me udhekryqe tokesore e disa te tjere me udhekryqe jetesore. Ne fund te fundit jane vendime.

Une po e marr nje te tille nderkohe. Po leviz nga monitori dhe po vazhdoj me punet e tjera te shumta te dites, per tu ritakuar serish neser per caj.

Deri atehere kalofshi mire dhe qofshi ne paqe:-)

Miqesisht,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment