Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, February 5, 2010

Fundjave e pagoditur nga "kriza"

Miremengjes:-)

Sot jam zgjuar me idene se disa gjera nuk mund t'i preke asnje lloj krize ekonomike. Ne fakt kete ide e kam pasur edhe me perpara, por sot po e artikuloj.

Rrezet e Diellit ndricojne njesoj si ne kohe bolleku ashtu edhe ne kohe krize globale, vetem se ne e ndiejme ngrohtesine e tyre ne varesi te perqendrimit tone ndaj "ketyre krizave " e pasojave te tyre ne jeten tone dhe te shoqerise ku jetojme.

Stinet vazhdojne te shkembehen pavaresisht krizes boterore, sikunder edhe ditet lindin e perendojne me nje saktesi "zvicerane" per tu pasur zili.

Fundjavat pasojne njera-tjetren, duam apo s'duam ne dhe krizat ekonomike. Degjoj miq qe thone mes psheretimash se kane anulluar pushimet per ne aksh vend apo aksh ishull per shkak te krizes ekonomike boterore.

Nderkohe "kjo shtriga krize" i eshte perqasur edhe portofolave tane "te griposur". Ata fillojne te sekelldisen dhe te ndiejne rritje temperature sapo dalin ne treg per te psonisur, kur shohin se cmimet e shportes jane cmendur. Oh, nuk ka shume shprese per kete fundjave per te dale jashte qytetit, mbetem ketu- i thote Truri gjithe trupit i cili bie ne plogeshti totale.

- Jo prisniii!!!!- po ju them une. Kam ca ide te vogla per te shijuar nje fundjave te pagoditur nga kriza.

  • Merrni nje DVD me qera, pergatisni kokoshka dhe ftoni disa miq ne shtepi. Kafe dhe caj i ngrohte shoqeruar me kek te bere vete jane fantastike per te kaluar kohen e bisedes pas nje filmi te bukur.
  • Organizoni nje piknik me ushqim te gatuar vete. Ideale jane byreckat (me spinaq, presh, ose veze e djathe), patatet e furres te shoqeruara me qofte apo salcice, sallate e stines dhe fruta. Mos harroni termus me caj per te gjithe dhe lojra per femijet. 
  • Pikniku mund te organizohet ne cdo stine pa perjashtuar edhe dimrin, nese nuk eshte duke rene shi. Mund te jete nje vend i pershtatshem ne plazh, nje lendine jashte qytetit, apo nje vend qe ju pelqen dhe e keni te preferuarin tuaj.
  • Nje ide tjeter eshte qe ta kaloni fundjaven "te qete", duke lexuar ne pjesen me te madhe te kohes vetes dhe femijeve tuaj (nese keni). Mund te mblidheni me femijet (ose nese nuk keni femije, sepse jeni te pamartuar mund te mblidheni me miqte) ne shtepi dhe te organizoni kampionat lojrash. Mund te luani lojra me kompjuter ose lojra me letra, monopoli, uno, mos u nxeh, domino apo cfare lojrash te tjera luani.
  • Gatuani thjesht keto dite; supe dhe pica. Ose Pasta dhe sallate. Mund te zgjidhni ose perime furre dhe pule te pjekur. Jane ushqime qe nuk kerkojne shume kohe per tu gatuar dhe shijojne shume sidomos ne fundjave.
  • Nese deshironi mund te zgjidhni nje CD te bukur dhe po te largonipak tavolinen e mesit mund te filloni te kerceni e ta shijoni "pub-in" tuaj privat; pa tym duhani e pa muhabet me ze te larte.
  • Mos harroni fundjava shijohet nese ke ne zemer deshiren per t'ja kaluar bukur. Mjafton deshira dhe zgjidhja gjendet shume lehte.
Mos lejoni asnje lloj krize te godase ditet tuaja!!! Per me teper fundjavat e cmuara:-) duhen shijuar me njerezit e shtrenjte te shpirtit.Ka shume njerez qe i kalojne te gjitha fundjavat larg femijeve te tyre, vetem me shoke dhe me miq dhe femijet mbetren pas me gjysher dhe me dado. Nuk jam kunder rasteve kur cifti shijon ndonje fundjave me vete si cift, por cdo fundjave pa femijet eshte e tepert. Femijeve u jepet mesazhi qe jane te padeshiruar, te tepert dhe aspak argetues si "miqte e fundjaves te babit dhe mamit". Njihet rendom edhe kjo "kriza e fundjaves" tek familjet me femije.

Fundjavat e kaluara me femijet tuaj jane dhurata me e cmuar qe ju i beni vetes tuaj dhe femijeve tuaj. Femijet do ta ruajne kete kujtim si nje xhevahir te femijerise se tyre, pergjate gjithe jetes se tyre.

Nese neser eshte dite me diell do ta nisim fundjaven me nje shetitje nga liqeni, me pas nje mengjes me trahana ne shtepi dhe nje loje me top poshte pallatit.

Epo kriza nuk na e godet dot "lojen me top" apo jo???

No comments:

Post a Comment