Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, February 8, 2010

Shen Valentin sa me "praktik"

Une jam per ide dhe zgjidhje praktike. Me pelqejne shume idete krijuese te vena ne zbatim sipas situates dhe ne pershtatje me mundesite dhe kohen qe keni ne dispozicion.

Disa ide i keni te listuara tek nje shkrim tjeter i imi tek http://profamilja.wordpress.com, ndersa tani po rendis disa ide te reja. Me e kollajta eshte qe te blini nje dhurate cfaredo, veshje, parfum, liber dhe aty mbyllet cdo gje. Bukuria shtohet nese ka fantazi ne krijimin e nje dhurate te vecante.

Kam vene re qe ne disa dyqane enesh kuzhine ka gota qelqi ne forme kupe.
  • Blini nje te tille dhe shkruani mbi te sipas fantazise suaj me ngjyre te kuqe "PER KAMPIONIN TIM" dhe jepjani te dashurit apo bashkeshortit tuaj te paketuar.
  • Shkruani ne copa letrash arsye te ndryshme perse e doni te dashurin/bashkeshortin tuaj dhe futjani ne disa zarfa te ndryshem ne ngjyre te kuqe dhe, jepjani ne momente te ndryshme gjate drekes apo gjate darkes.
  • Gatuani nje vakt per dy vete ose zgjidhni te mos beheni egoise, por PERFSHINI TE GJITHE FAMILJEN ne nje dreke ose darke te kuqe ku menuja mund te jete; spageti me salce domateje dhe fruta deti, sallate me laker te kuqe, embelsire me fruta pylli dhe shoqeruar me luleshtrydhe te vendosura bukur ne nje pjatance ne forme zemre.
  • Shtojini tavolines nje qiri te madh te kuq.
  • Shkruani copeza letrash (mesazhe dashurie) dhe futini brenda grykes se tollumbaceve te kuq te cilet mund t'i fryni me pas dhe t'i lidhni tek karrigia e ngrenies e bashkeshortit/te dashurit tuaj.
  • Ne kete Shen Valentin mos harroni ta beni te ndihet i vecante duke i vendosur nje pusulle me kete shenim ne peceten e tij te tavolines apo edhe ne mes te portofolit te tij.
Po te mendoni nen kete kendveshtrim, idete nuk do t'ju mungojne.

Postojini ketu ju lutem, qe te mesoj edhe une ca :-)))) nga eksperienca juaj.

No comments:

Post a Comment