Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, February 4, 2010

Enderr me mamin

Me ndodh shpesh qe te shoh ndonje enderr dhe ta mbaj mend gjate gjithe dites. Jam e bindur se edhe ndonjerit prej jush i ndodh. Jo te gjitheve, sepse ka edhe nga ata qe nuk shohin enderra shume shpesh; dmth cdo nate.

Sot enderrova sikur shoqeroja mamane time ne nje udhetim dhe ajo mezi mbahej ne kembe. O Zot, cfare ndjesie e tmerrshme!!!
Nuk po e duroja dot. E shihja qe vuante dhe me keputej shpirti. Hapa syte e tmerruar dhe mendja me rrinte tek enderra. Fillova te mendoj per ditet e moshes se trete, kur prinderit, mamate nuk do te jene me aq te fuqishme fizikisht si perhere dhe zemra mu pershkua nga trishtimi.

Pastaj mendova per te gjithe ju qe ndoshta jeni duke kaluar nje situate te veshtire shendetesore me mamate apo prinderit tuaj. Mendova per ata qe i kane humbur mamate e tyre dhe qava thelle shpirtit tim. Qava sepse mendova dhinmbjen dhe boshllekun qe te krijon mungesa e nenes. Me kuptoni drejt nuk e perjashtoj as babane, por po flas per mamane sepse ate pashe ne enderr.

Dua vetem t'ju inkurajoj kete mengjes- ndersa keni ende kohe ne dispozicion beni dicka per mamane tuaj. Merreni ne telefon dhe thuajini se e doni shume. Shkruajini nje kartoline me fjale dashurie dhe mirenjohjeje, madje kerkojini dhe falje nese e keni lenduar qofte edhe pa dashje.

Merrni pese minuta kohe dhe blijini nje tufe me lule te fresketa sepse do ta beni te ndihet e re. Dilni pini nje kafe me te dhe falenderojeni per kujdesin e saj per ju.

Ju e dini vete me mire se cfare te beni, thjesht mendoni per dicka qe i pelqen mamase tuaj. Mjafton qe ta beni sot apo ne nje moment te afert. Mos e shtyni per dite me pas, sepse koha iken dhe askush nuk i ka te sigurta te nesermet.

Te nesermet jane peng i se ardhmes.
Po shkoj te marr edhe pak caj :-))))

No comments:

Post a Comment