Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, February 17, 2010

Caj mali dhe "vrases serial"

Dite me shi dhe ngjyre gri. Dita ka nevoje per pak ngjyra dhe embelsi. Kjo "perftohet" me se miri duke shoqeruar nje copez buke te thekur me recel me nje filxhan caji mali.

Per ata qe nuk dine sesi ta pergatisin cajin e malit po e shpjegoj me pak fjale me poshte. Ujin e vlojme dhe ne te (enen e zgjidhni ju sipas preferences, ndoshta nje cajnik te madh apo nje te vogel) hedhim disa fije caji mali, te cilave u kemi prere rrenjet dhe i kemi shpelare me pare me uje. (Ky eshte fiksimi im duke pasur parasysh kushtet higjienike te tregtimit te tij ne vend). Per nje filxhan caj mjaftojne 3-4 dege caji mali. I leme ne cajnik per 2-3minuta dhe i veme kapakun cajnikut. Pas kesaj kohe caji eshte gati. Mos i lini me teper deget e cajit sepse bima fillon te leshoje disa substanca qe permbajne kafeine.

Une per vete e pi cajin shqeto, por juve sipas deshires tuaj  mund ta shijoni  ate me pakez fare sheqer ose me mjalte.

Shoh ngjyren e qelibarte te cajit dhe e ndiej ngrohtesine e tij te me pershkoje rruget e siperme te frymemarrjes dhe mendoj. Mendoj per ato fjale qe me terhoqen vemendjen, ndersa qeshe duke pastruar tryezen e darkes familjare. E frikshme! E tmerrshme!!! E kobshme! Makaber!

Sapo patem shijuar darken me njeri-tjetrin dhe ne shpirt me kishte mbetur nje ndjenje e bukur dhe e embel dashurie dhe kenaqesie qe vetem familje dhe vetem njerezit e tu me te shtrenjte mund te ta japin.

Lajmi ne sfond per burrin vrases serial qe ka kryer kater vrasje ky disa prej tyre jane njerez te familjes se tij, bashkeshortja, nena, plagosja e vete vajzes e tij- me shokon. Pse i vrau? Si i vrau? Si mund te vrase njeriu gruan e tij? Per me teper si mundet te vrase nenen tij? Po vajzen e tij qe kerkoi te ndihmonte gjyshen? Cfare kane perjetuar ato gra ne ato momente? Si eshte ndjere nena e tij kur i biri e ka goditur? Besoj se ka vdekur ne shpirt, me pare sesa fizikisht:-( 

Nuk arrij te besoj ate qe me degjojne veshet. O Zot, cfare po ndodh keshtu? Si ka mundesi? Nga vijne keto lloj ndjenjash dhe impulsesh qe e bejne nje njeri te kryeje keto krime te frikshme?

Pastaj them me vete "Brenda secilit prej nesh ka ndjenja dhe impulse te frikshme, te cilat nuk duhet te dalin jashte vetekontrollit". Brenda nesh ka ndjenja pakenaqesie, mospelqimi ndaj te tjereve, urrejtjeje, intrigash, hakmarrjeje e ku e di une se cfare. Di qe ka plot "plehra" te tilla  brenda zemres se njeriut qe vijne ere te rende kuterbuese dhe vetem ne mund ta ndiejme dhe madje dime mire sesi t'i fshehim apo sesi "t'i parfumosim".I fshenim nen nje buzeqeshje, i parfumosim nen nje puthje ledhatare dhe zilia dhe keqdashja na rriten si perbindesha brenda shpirtit derisa nje dite nuk arrijme ta njohim me vehten tone.

Nuk dime me se cfare po ndodh, nuk dime se kujt t'i besojme, nuk dime se cili do te jete vrasesi tjeter serial.

Ju uroj nje dite te kendshme:-)

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment