Mire se erdhet :-)

Loading...

Monday, February 15, 2010

Caj jeshil dhe cudi me Madonen

Miremengjes dhe paci nje fillim jave sa me te mbare!

U be disa jave qe kam filluar te perdor caj jeshil me gjethe ne vend te atij me "bustine" dhe me pelqen shume here me shume. Shija eshte shume me natyrale dhe me e kendshme. Mund ta gjeni ne pika te ndryshme tregtimi. Une e blej tek Neranxi ( pa dashur te bej asnje efekt reklame). Nje filxhan me caj jeshil eshte nje shoqerues i mire i mengjesit dhe jo vetem aq, sepse caji jeshil njihet per vetite e tij te mrekullueshme tretese, shplodhese, pastruese ne organizem dhe ne lekure. Caji jeshil ndihmon ne reduktimin e yndyres ne organizem.

Ndersa po shijoja cajin tim jeshil u cudita nga ajo qe lexova te shkruar me titra te dallueshem qarte; "Maddona do te keshilloje cifte qe kane probleme ne martesen e tyre". 
Cfare?!???!?!?!?!??! Nuk di se ku fillon pyetja dhe ku fillon cudia, por kjo eshte nje nder gjerat me absurde qe kam degjuar ndonjehere.

Madona nuk njihet aspak si nje person me ndonje histori martesore per tu pasur shembull dhe aq me teper me ndonje stil jetese qe ja vlen per tu ndjekur. Maddona ( nuk kam asnje gje personale kunder saj) eshte nje profesioniste e mire, por kurresesi nje shembull i mire i nje bashkeshorteje apo nje femre qe ka jetuar nje jete te tille e cila ja vlen per tu marre si etalon. 

Eshte njesoj si te thuash qe nje anoreksike do te jete shefja e restorantit me te famshem te qytetit. Madje kjo gje me sjell ndermend edhe ate kengen humoristike korcare teksti i se ciles thote "I cali po vraponte, makines t'ja kalonte xumti tra la lija lo/ I verbri po kerkonte gjilperen ne kashte/ apo edhe qerosi po krihte floket karrucerela".

Kjo historia e Maddones eshte per te qeshur e per te qare ne te njejten kohe bashke. Ku ka arritur shoqeria njerezore keshtu? Si mund te ngresh ne nivelin e "etalonit" nje person i cili gjate jetes se vet eshte shquar per skandale te panumerta persa i perket moralit?

Miq, une nuk e di, por te qenit te famshem nuk te ben aspak te vecante apo "te shenjte" qofte Maddona apo kushdo tjeter. Nuk me hiqet nga mendja kjo gje dhe jam shume kurioze te shoh sesi do te reagoje shoqeria amerikane. 
Mbase do ta pranojne me te njejtin entuziazem qe pranojme ne servirjen e antivlerave, sikur jane gjerat me te mira qe po na ndodhin.

Une JAM KUNDER!!!

2 comments:

  1. Persa i perket cajit jeshil me gjethe, edhe une marr te njejtin e me pelqen shume-madje tani po pij nje filxhan caj. Ndersa ne lidhje me Maddonen mund te them vetem: "?!?"

    ReplyDelete
  2. Te befte mire Kela! Edhe une po e shijoj nje tani perpara gjumit :-) Ne fakt shoqeroj cdo vakt me nje filxhan caj jeshil te ngrohte.

    ?!? - ka kuptim.

    ReplyDelete