Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, February 24, 2010

23 si Piter Pani

Miremengjes te dashura mikesha!

Sot jam zgjuar me ca ide(ra) te cuditshme ne koke. Ato me verdallosen e nuk me lene te qete. Keshtu qe po i shkruaj me mire dhe mbase "shpetoj" prej tyre.

Po ja, po mendoja qe ditet iken njera pas tjetres dhe ne e kuptojme kete gje me se miri kur kalendari shenjon nje vit te ri apo kur ne fryjme qirinjte e ditelindjes mbi torte dhe kuptojme qe "jemi rritur" edhe nje vit me shume.

Mbreme ne prag te pervjetorit te ditelindjes sime po mendoja se numri i viteve qe do te festoj sot nuk ka fare lidhje me gjendjen time shpirterore apo fizike dhe mendore. Mua me duket sikur nuk kam ndryshuar fare dhe ato vite me "jane shtuar" gabimisht.

Nuk eshte se jane shume ne fund te fundit, por me vjen cudi sepse une ndihem po njesoj si jam ndjere kur kam qene 23 vjec.

E keshtu me rradhe filloj te mendoj per vitet dhe per gjithcka qe kam perjetuar, shijuar, mesuar dhe lene pas ne kete udhetim te larmishem.

Jeta eshte nje fjale e lakuar per te mire dhe per te keq, e fajesuar dhe e cilesuar si nje bishe e pameshirshme, nderkohe qe eshte nje dhurate e cmuar vleren e se ciles e kuptojme vetem atehere kur "sipari" yne fillon te ulet.

Ne kete dite, gezoj per njerezit e shtrenjte te cilet i japin kuptim jetes sime. Jam e bindur se edhe njeqind vjece une do te ndihem po njesoj, megjithese do te dukem pakez ndryshe ne pasqyre.

E di qe gjithmone do te ekzistoje nje mosperputhje mes numrit te viteve dhe menyres sesi ndihem une brenda shpirtit tim. Ndaj kur t'ju pyesin sesa vjec jeni, pergjigjuni aq vjec sa ndhiheni ju se jeni.

Kam frike se une do te mbetem si Piter Pani ne nje moshe te caktuar dhe nuk do te rritem me. Une do te jem perhere Piter Pani 23 vjec :-)))


Paci nje dite plot buzagaz :-)

E juaja,
edi gogu

No comments:

Post a Comment