Mire se erdhet :-)

Loading...

Saturday, February 13, 2010

Dy, kater ose pese dhe serish dy...

Dy, kater ose pese dhe serish dy - e perserita kete fraze disa here me vete pasi kisha mbyllur telefonin me mamane time. Nuk e di perse, por as vete nuk po e kuptoja ate qe mendja po i diktonte per momentin gojes time dhe une po e perserisja ne menyre krejtesisht automatike.

Gjithe ngacmimi nisi nga nje bisede e thjeshte mbi blerjen e disa tasave te rinj per supe. "Mua vetem dy me duhen- tha ime me". Mua keto fjale me ngelen ne mendje dhe fillova te mendoj sesi jeta e nje cifti  fillon me atehere kur dy persona hyjne ne nje beselidhje dashurie dhe perkushtimi.

Me pas ne martese keta persona shijojne frytet e dashurise se tyre dhe lumturohen sesi shohin qe familjes se tyre iu shtohen femijet e dashur dhe te shtrenjte; zakonisht dy apo tre dhe ne raste me te ralle edhe me shume.
Familja jeton shume vite se bashku derisa femijet rriten dhe gjejne shtegun e tyre ne jete dhe ne njefare menyre prinderit ende mendojne apo jetojne sikur femijet te ishin ende pjese e familjes se madhe "meme". Eksperienca e "ndarjes emocionale" mbetet e veshtire per shumicen e prinderve.

A nuk kemi ne mama apo vjehrra qe na ndjekin nga pas me ene te mbushura me byrecka apo copa keku qe ato kane gatuar per vete dhe qe e dine qe dikur na pelqenin aq shume edhe ne?

Eshte brenda tyre ndjenja e kujdesit per femijet pergjate gjithe jetes. Une kete e shoh tedhe ek vetja ime, megjithese femijet e mi jane ende te vegjel.

Me erdhi keq per mamane time qe me tha ate dite " Po jo, mua nuk me duhen gjashte tasa dy per ne "pleqte" mjaftojne". Jeta ka nje cikel shume interesant dhe te pashmangshem dhe sado qe mendojme perpara pasqyres qe nje dite nuk do te plakemi, rrudhemi apo "mbetemi vetem" pa vogelushet tane, jam e bindur qe kjo eshte e paevitueshme.

Falenderoj Zotin qe me ka ndricuar mendjen te kuptoj dhe te vleresoj kohen qe duhet tu dedikoj prinderve te mi. Askush nga ne nuk e di se "kur do te shuhet kandili" i tij mbi toke, ndaj une nuk dua qe te le asnje dite pa biseduar, apo takuar, telefonuar apo pa bere dicka qe prinderve te mi do t'u gezonte shpirtin. Gjysherit vleresojne kartolinat nga femijet e tyre dhe nga femijet e femijeve te tyre, apo edhe ndonje gatim te pergatitur enkas per ta nga vajza apo edhe nga nusja e djalit.

Te dashura mikesha, edhe ne do ta kalojme procesin "dy, kater serish dy" dhe jam e bindur qe nuk eshte aspak i lehte. Le ta kemi parasysh, ndersa jetojme jeten tone tmerresisht te ngarkuar se prinderit tane kane nevoje per kujdes emocional dhe nje fjale dashurie ne kete moment me shume se kurre dhe me shume se gjithcka.

Gjithe bota pergatitet per te fesuar Shen Valentinin duke e perkufizuar dashurine brenda nje numri dyshifror e brenda nje forme te vetme.

Shijen e pare te dashurise e marrim permes prinderve tane, le t'ua embelsojme ditet e tyre tani kur momentet gazmore jane vizitat, telefonatat apo shikimi i fotografive tona te femijerise.

Miqesisht,
Edi



No comments:

Post a Comment