Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, October 18, 2010

2 receta gatimi me perime qe i pelqejne dhe femijet

Miremengjes te gjitheve ju qe do ta lexoni kete shkrim ne mengjes dhe pershendetje te gjithe miqve te tjere qe do ta lexojne kete shkrim, ne nje moment tjeter te dites”-)
Nder mendimet e para te cdo amvise ne cdo dite te re, vjen edhe mendimi teper i njohur nder femra “Cfare do te gatuaj sot per dreke?”
Ne shqiptaret e kemi ende dreken vaktin tone kryesor te dites, ndaj edhe mendimet per te gatuar nje vakt sa me te shijshem vertiten rreth drekes tone.
Shumica prej jush qe me shkruani cdo dite, me rrefeni qe ju shqeteson perfshirja e femijeve tuaj ne vaktin kryesor.
Mos u shqetesoni aspak pas moshes 1 vjecare, pasi femija mund te haje lirisht te njejtin ushqim te shendetshem qe konsumoni edhe ju. E perseris, ushqim te shendetshem, pa skuqje te teperta, yndyre jo me shume se 3 luge supe vaj ulliri ne nje gatim, me shume te perpunuara ne avull, te ziera e tava te pjekura ne furre.
Zakonisht femijet i urrejne perimet dhe i kane shume qejf pastat/makaronat dhe orizin e gatuar ne forme pilafi. Nese doni qe te keni sukses edhe me perimet, atehere perzieni makaronat dhe orizin me perimet ne nje gatim te vetem psh;
Zieni lulelakren dhe brokolin ne uje apo ne ene me avull per 5-7 minuta qe te jete zbutur disi, por te mos i kete humbur vlerat ushqimore (nese femija eshte i vogel ne moshe, atehere ziejeni edhe pak me shume derisa te zbutet ne ate mase qe femija juaj te mund ta pertype).
Mund te zieni njekohesisht edhe bizele apo karrota dhe pasi te jene ftohur, pritini ne forma te ndryshme. Shtojuni pakez kripe, vaj ulliri dhe disa pika limoni te shtrydhur.
Nderkohe ne nje ene tjeter keni zier makaronat dhe i keni hequr nga zjarri duke ua derdhur ujin me pas. Perziejini se bashku me perimet dhe vendosuani femijeve perpara per dreke. Luani me kombinimet e ngjyrave te perimeve dhe pritini ne forma interesante qe femijeve t’u duken terheqese.
Ne dyqane/shitore mund te gjeni makarona me forma te ndryshme qe femijet i pelqejne dhe u zgjojne interes.
MUSAKA ME PATATE
Ky gatim eshte i thjeshte dhe shume i mire si per femije ashtu edhe per te rriturit. Sipas personave qe ka familja juaj shtoni ose ulni perberesit e sygjeruar.
Per 4 persona;
8 patate mesatare- i pastrojme dhe i ziejme per 10 minuta ne uje me kripe
2 qepe mesatare- te pastruara dhe te grira holle ne kubike
1-2 thelpinj hudhra- te pastruara dhe te grira holle
4 karrota mesatare- te pastruara dhe te grira ne rrathe te holle
2 kunguj te vegjel- te pastruar e te grire ne gjysme rrathe te holle
250 gr djathe pice/ Gouda i grire imet me rende
3 luge gjelle vaj ulliri
2 veze
300 gr kos
Pasi jane zjere patatet i marrim dhe i presim ne feta te holla. Nderkohe mund te vendosni per te zier se bashku kungujt me karrotat dhe me qepen, per 6 minuta.
Pas zierjes kullojani ujin dhe filloni shtrimin e musakase. Nje shtrese patate dhe mbi te nje shtrese me perzierjen e perimeve se ciles i kemi hedhur brenda edhe 3 luget e vajit te ullirit dhe me pas shtoni pakez djathe pice.
Perseriteni kete gje dy here dhe pasi t’i keni mbaruar perimet hidhuni persiper kosin dhe vezet, te cilet i keni perzier mire se bashku ne nje ene te vecante.
Vendosini ne furre ne 170 grade dhe piqini per 30 minuta. Sipas deshires, mund te beni kombinime nga me te ndryshmet, por une solla kete kombinim te thjeshte qe mund ta konsumojne edhe femijet me te vegjel pa asnje lloj problemi.
Me duhet te largohem, pasi papagajte qe kam ne sallon, kane oren e mengjesit dhe po bejne nje zhurme te tmerrshme.
Ju uroj nje dite sa me te kendshme dhe gatim sa me te gezueshem e te shendetshem:-)
Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment