Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, October 20, 2010

Kek me arra, molle dhe kakao

Te dashura mikesha,
Stina e vjeshtes pervecse sjell shira, duket se sjell me vehte edhe deshiren per konsumim te biskotave apo kekeve te ndryshem.

Per efekte shendetesore une perpiqem qe te gatuaj embelsire nje here ne jave, megjithese tundimi per me shume eshte i madh. Ajo qe bej, eshte zevendesimi i kekut apo biskotave me fruta te pjekura apo me komposto frutash.


Per nje kek te mjaftueshem per 8 persona nevojiten:

3 veze
3 luge supe margarine e tretur
250 gr miell. Nese masa behet shume e qullet mund te shtoni 2-4 luge miell te tjera
100 gr sheqer
2-3 luge kakao per embelsira
2 molle te ziera me pare (me arome kanelle) dhe te bera pure me pirun (lengun e molleve perdoreni per ta pire si komposto)
100 gr arra te shtypura imet
1 luge caji baking powder ose ne mungese te saj 1/2 luge caji sode

Ne nje tas gatimi hidhni vezet te cilat duhet te jene ne temperature ambienti. Shtojini vezeve, sheqerin dhe perziejini mire se bashku. Me pas hidhni ngadale sasine e margarines se shkrire derisa te perftoni nje mase kremoze. Shtoni ngadale miellin dhe pluhurin e kakaos per embelsira. Me pas shtoni ne tas baking powder-in ose soden e bukes.

Shtojini mases se perftuar purene e qullte te molles dhe nderkohe qe i perzieni shtoni dhe arrat e shtypura.
Lyeni tepsine me pak vaj/gjalpe sipas deshires dhe pudroseni me pak miell. Vereni te piqet ne furren e parangrohur me pare ne 180 grade dhe kontrollojeni me majen e nje thike nese keku ka kulluar.
Nese thika del e paster nga thellesia e kekut, atehere ai eshte gati. Lereni te ftohet per disa minuta dhe nxirreni nga tepsia/forma e kekut. Priteni me kujdes dhe nese deshironi mund te pudrosni me sheqer pluhur.

Shoqerohet me qumesht, caj, kafe apo lengje frutash.

Ju befte mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment