Mire se erdhet :-)

Loading...

Tuesday, September 14, 2010

Heqja e femijes nga gjiri

Te dashura mikesha,

Po ju postoj nje shkrim mbi heqjen e femijes nga gjiri me shpresen qe mund te jete ndihmues per te interesuarat.

C’do te thote heqja e femijes nga gjiri?

Vjen nje moment qe cdo foshnjeje i duhet qe te shkeputet nga gjiri. Shkeputja e foshnjes nga ushqimi me gji, nderkohe qe ai ushqehet dhe i merr te gjitha vlerat ushquese nga burime te tjera qe nuk lidhen me gjirin, quhet heqja apo shkeputja e foshnjes nga gjiri.

Nderkohe nuk duhet harruar qe femijet te cilet nuk jane ushqyer me gji, por me qumesht formule te gatshme farmacie, do te gjenden edhe ata perballe faktit te shkeputjes nga ky qumesht. Megjithate ky term perdoret se pari per ndalimin e ushqimit me gji.

Disa nena/mama e vendosin vete se kur eshte momenti i pershtatshem per ta hequr femijen nga gjiri, ndersa disa te tjera e lene ne doren e vete femijes se kur eshte momenti i shkeputjes nga gjiri. Ekspertet e ushqyerjes me gji preferojne qe te jete femija ai qe vendos se kur eshte momenti per tu shkeputur nga gjiri. Megjithate ka raste qe femijet jane aq te dhene pas gjirit saqe nuk preferojne te shkeputen prej tij deri ne moshen parashkollore.

Ne rastin kur eshte nena ajo qe vendos per heqjen e foshnjes nga gjiri, kerkohet shume durim, sepse cdo femije ka nje kohe pershtatjeje personale. Disa nena e kryejne heqjen e gjirit per disa jave, ndersa disa te tjerave ky proces u merr nga nje muaj deri ne gjashte.

Shkeputja nga gjiri eshte nje “mirupafshim” emocional, deri diku i dhimbshem dhe clirues njekohesisht. Shkeputja nga gjri nuk duhet te shenoje fundin e marredhenies tuaj te ngushte qe krijuat gjate ushqyerjes me gji me femijen tuaj.

Shkeputja nga gjiri ka te beje me zevendesimin e ushqyerjes me gji, me aktivitete te tjera ushquese. Kur perdor termin aktivitete ushqyese e kam fjalen per rastin qe nese e vendosnit femijen tuaj ne gjume duke i dhene gji, tani provoni ta qetesoni duke i vendosur pak muzike, duke i lexuar ndonje liberth apo duke i treguar ndonje histori me fjale qe krijojne rime, pasi femijeve te vegjel, megjithese nuk i kuptojne dot te gjitha fjalet, ky lloj muzikaliteti i pelqen dhe i kenaq.

Kur duhet ta filloj heqjen e femijes nga gjiri?

Kete gje e vendosni vetem JU! Mos u perpiqni qe te vendosni nje afat kohor, pasi femijes tuaj do t’i duhet pakez kohe per tu pershtatur fizikisht dhe me teper emocionalisht. Nje femije duhet ushqyer me gji per te pakten gjashte muaj. Pas kesaj kohe ju mund te kombinoni fillimin e dhenies se ushqimit shtese te kombinuar me 3-4 vakte gji. Kjo gje mund te vazhdoje per disa muaj, derisa ju e shihni te arsyeshme. Djali im e ka lene vete gjirin ne moshen 9 muajshe, ndersa vajzes ja kam hequr ne moshen 15 muajshe.

Si ta bej heqjen nga gjiri?

Gjeja kryesore qe duhet mbajtur mend eshte qe ta kryeni sa me normalisht dhe ngadale, pa i shkaktuar stres femijes, vetes dhe familjes tuaj. Ekspertet nuk e keshillojne aspak shkeputjen e menjehershme nga gjiri, pasi kjo do te rezultoje shume traumatike per femijen tuaj dhe shume e parehatshme per shendetin tuaj.
Nga kusherirat dhe tezet kemi degjuar (besoj edhe ju) per raste te mahjisjes se gjirit dhe te krijimit te mastiteve te cilat mund te shkojne deri ne nderhyrje kirurgjikale.

Nese mendoni qe te shkoni per nje fundjave vetem ju dhe bashkeshorti juaj, larg femijes tuaj qe ai/ajo te mesohet me mungesen e gjirit, ky eshte nje mendim shume i keq. Femija juaj do te mbetet i traumatizuar nga shkeputja e menjehershme dhe gjinjte tuaj do te enjten deri ne krijimin e mastiteve.

Provoni qe gjate nje jave t’i hiqni nje nga oraret e zakonshem te ushqyerjes me gji. Javen tjeter edhe nje orar, duke shkurtuar ne kete menyre dy orare nga skeduli total i ushqyerjes me gji. Pas tri ditesh shkurtoni edhe nje orar. Nderkohe duhet te tregoni kujdes qe femija te konsumoje mjaftueshem ne vaktet kryesore, ushqimin shtese qe ju i keni filluar, pasi gjiri tashme nuk eshte me i vetmi burim i te ushqyerit per femijen tuajen te shtrenjte, por nuk duhet harruar qe eshte nje menyre rehatie dhe sigurie me te cilen eshte mesuar qe nga lindja.

PROVONI KETO IDE:

Ofrojani gjirin vetem kur ai/ajo e kerkon ate.

Nese femija juaj nuk e kerkon ate me insistim apo qendron ne gji per nje kohe te shkurter, atehere eshte duke ju dhene sinjalin qe eshte gati per tu shkeputur prej tij.

Shkurtojani shpeshtesine e dhenies se gjirit dhe shihni sesi do te reagoje. Ofrojini pakez uje apo caj kamomili si edhe ndopak qumesht femije te blere ne farmaci ne pershtatje me moshen e tij. Mos i jepni qumesht lope perpara moshes 1 vjecare, pasi ai eshte pakez i rende me yndyrna dhe e rendon stomakun dhe e veshtireson tretjen e femijes tuaj.

Nderkohe mos harroni qe te shtrydhni gjirin tuaj. Masazhojeni me uje te ngrohte dhe shtrysheni qe te mos ndodhe mbledhja e gjirit.

Shtyni orarin e dhenies se gjirit dhe hutojeni. Perpiquni qe te shtyni oraret e ushqimit me gji.
Nese femija juaj kerkon te ushqehet me gji, thuajini qe do ta ushqeni pas pak. Ftojeni te kuaje me lodra dhe shperqendrojeni. Nese keni ndonje familjar prane kerkojani qe ne ate moment ai te merret me femijen.

Shtyjeni sa te mundni orarin dhe ushqejeni me supe apo nje ushqim tjeter nese eshte momenti i nje vakti kryesor apo ndermjetes.

Mos u dorezoni.

Jepini kohe vetes dhe femijes tuaj. Ndonjehere perzierja e nje luge uthull me gjethe nenexhiku e vendosur ne gjirin tuaj, krijon nje komprese te mire qetesuese per gjirin tuaj dhe heq deshiren e femijes per te pire gji. Nese femija afrohet dhe nuk ndjen eren e mire te qumeshtit me te cilen eshte mesuar, do te krijoje reflekse te reja dhe do te pershtatet.

Ju uroj gjithe te mirat!

P.S. Ne fakt heqja e gjirit ndonjehere eshte me e veshtire per nenat sesa per femijet. Te pakten keshtu ka ndodhur me mua. Une ndieja mall per momentet kur femijet ushqeheshin me gji dhe, momenti kur ata u shkeputen nga gjiri, ishte sikur ata u shkeputen nga mua. Ne fakt kjo shkeputje eshte mbi te gjitha per te miren e tyre, ne nenat nuk duhet ta harrojme kurrsesi kete gje:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment