Mire se erdhet :-)

Loading...

Tuesday, October 9, 2012

Vjeshta ne filxhan

Nuk thone kot, "me mire vone se kurre!" Qe thoni ju e s'thate gje hic, une sot e kuptova qe "marokam fare" pas vjeshtes.

Mendoja se e dashuroja fort parveren, me rizgjimin e ngjyrave, aromave dhe te cdo ndjesie hareje e nxitese per te krijuar e shkruar...

Me pelqekan me teper ndjesite qe me shkakton vjeshta; ndjesite e nje "pune te vene perpara" dhe qe ti je gati te shijosh realizimin me sukses.

Aromat dhe shijet e saj me duken te bollshme dhe te plota. Fasulet me pasterma qe po gatuaj tani, era e specave te pjekur, buka e sapo nxjerre nga pjekja, kompostoja me kumbulla e kanelle, hmmm me kane pushtuar shqisat e ndijimit dhe po enderroj per mbremjet vjeshtake, hedhur kembeve nje mbulese te lehte, nen perqafimin e nje caji vjeshte... duke degjuar muzike e duke lexuar (mundesisht);))

Meqe erdhem tek caji, me ne fund. Ja nje recete qe te sjell vjeshten ne buzet e tua.

Per nje cajnik 4 personash:

3 kumbulla vjeshte
2 molle te kuqe
Nje shkop kanelle
1/2 filxhan caji me kokrra shege
6 gozhde karafili
2 bustina caj jeshil ose (une preferoj caj gjethe) nje luge caji me gjethe caji jeshil
2 luge gjelle mjalte

Vendosni ne zjarr nje ene ku keni hedhur 5 filxhane uje. Kur uji te vloje shtojini te gjithe perberesit, pervec cajit jeshil dhe mjaltit dhe vlojini per 3 minuta.

Fikeni zjarrin, shtoni ne ene cajin jeshil dhe lereni enen te mbuluar me kapak per 30 min.

Tani mund te shtoni sasine e mjaltit.

Sipas deshires mund ti shtoni edhe pakez qumesht.

Ky caj shoqerohet mrekullisht me geshtenja te pjekura te karamelizuara.

Ju befte mire dhe e shijofshi vjeshten me te gjitha ngjyrat e saj!

Me dashuri,
Edi Gogu


No comments:

Post a Comment