Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, April 29, 2010

Faleminderit Zotit per femijet e vegjel

Te dashur miq,

 Mesa duket pranvera eshte rehatuar mbi Tirane:-) Po shijoj nje filxhan caj me " petale luledielli dhe lule fushe pranvere", nderkohe qe vras mendjen se cfare te shkruaj sot ne blog.

Sot per kenaqesine tuaj dhe timen do te perkthej nje poezi nga anglishtja. Vargjet jane te thyera dhe pa rime, por jane shume te bukura dhe mendoj qe do t'ju pelqeje.

 "Falenderoj Zotin per femijet e vegjel,
 qe jane si lule te shndritshme mbi token gjelberoshe.
 Me ngjajne me varkeza te gezueshme e vallezuese
 permbi stuhite e rremujshme te jetes.

 Falenderoj Zotim per femijet e vegjel,
 atehere kur qiejt jane te ftohte dhe gri.
 Ata vijne drejt zemrave tona si rreze diellore,
 duke prangosur te gjitha shqetesimet tona.

 Mua me duken si engjej,
 qe kujdesen me perkushtim per kopshtin e jetes.
 Duke na derguar shperthimet e para te gonxheve,
 per te zbukuruar ditet tona.

 Duket si nje frymemarrje qiellore,
 dhe te gjithe perkulen mbi nje djep te vogel.
 Sepse cdo femije i vogel,
 sjell nje mesazh nga qiejt lart.

Te dashura nena, ruajini keta xhevahire,
nderkohe qe jetet e tyre jane oferta te shenjta,
nje pasuri e tere xhevahiresh qiellore
te sigurta ne duart e Jezusit.
                                       
                                          Nga Frances Ellen Watkins (1825-1911)

 Ju uroj cdo te mire dhe shijoni "xhevahiret" tuaj te shtrenjte me faqet bucko e me syte si copeza qielli.

Me duhet te ngrihem nga "tavolina e cajit", pasi xhevahiret e mi vijne pas pak dhe dreka duhet te jete gati:-)

 Me dashuri,

 Edi Gogu

No comments:

Post a Comment