Mire se erdhet :-)

Loading...

Tuesday, April 27, 2010

Cfare duan meshkujt? (vazhdim)

Pershendetje pranverore ne kete mengjes te bukur!

 Ne vazhdim te temes "Cfare duan meshkujt?", sot per arsye te mungeses se kohes, do te "flasim" vetem per nje nevoje tjeter.
Meshkujt kane nevoje qe bashkeshortet e tyre te jene- shoqet e tyre. E shprehur ndryshe, meshkujt kane nevoje per shoqeri interesante!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ndodh rendom qe pas kohes se mrekullueshme te njohjes, shetitjeve pafund te kapur perdore, vajtjeve ne kinema, ndoshta ne stadium, ne plazh mes miqve, per ski apo edhe ecjeve sportive ne mal apo nga liqeni, "cifti" nuk perjeton me ate kenaqesi dhe argetim te meparshem.

Mos ka ndryshuar ndonje gje? Ne fakt mund te mos kete ndryshuar asnje gje, por nuk eshte aspak e pazakonte per femrat qe kur jane beqare (ose e shprehur ne gjuhen e perditshme-single) tu bashkangjiten meshkujve ndersa ata bejne gjerat qe atyre ju zgjojne interes. Ato mund ta gjejne veten duke gjuajtur me pushke gjuetie, ne stadium duke bertitur me fort se meshkujt, apo edhe duke pare filma te cilet ato nuk do t'i zgjidhnin kurre per t'i pare.

Pas martese femrat kane tendencen per t'i perfshire meshkujt drejt gjerave qe vete femrave ju pelqejne. Nese perpjekjet e tyre deshtojne, atehere ato mund t'i lene bashkeshortet e tyre te bejne gjerat qe atyre ju pelqejne, por vete femrat nuk behen pjese e tyre.

 Une vete kam "alergji" te tmerrshme nga futbolli dhe ende acarohem kur marr vesh qe ne mbremje ka ndeshje, por kam mesuar qe nuk eshte mire per marredhenien tone qe une te ta shpreh me ze te larte ndjesine qe me shkakton kjo gje. Madje shume here ulem perkrah tim shoqi dhe perpiqem te bej tifo se bashku me te. Me ndodh natyrshem qe pas 10 minutash mendja ime fluturon gjetiu, por fizikisht dhe me syte ne ekran jam e ulur perkrah tim shoqi. Madje preferoj qe evenimentet sportive t'i ndjeke ne shtepi se bashku me te gjithe familjen dhe une u sherbej kokoshka, biskota dhe caj jeshil.

 Te dashura mikesha, eshte shume e lehte te gjesh aktivitete qe te ndajne nga bashkeshorti yt, por kjo nuk eshte ne dobi te askujt. Nese secili do te ndiqte deshirat e tij, ku do te shkonte familja valle?

Fundja nuk eshte fundi i botes te shohesh nje ndeshje futbolli apo edhe ndonje lloj sporti qe bashkeshorti juaj e pelqen:-)
Ndodh qe ndonjehere "shija" e llojit te aktivitetit te perbashket, le ne hije deshirat dhe pelqyeshmerine personale te njerit prej partnereve. E ne fakt meshkujt dhe femrat kane shije te ndryshme persa i perket aktiviteteve te kohes se lire. Meshkujt pelqejne sportet ne ndryshme dhe nuk e kane problem te eksplorojne gjera te reja. Femrat ne pergjithesi jane me te rezervuara. Meshkujt nuk e kane problem, ose nuk e bejne problem te madh djersitjen nen diell, eren e trupit apo edhe ndonje gervishtje, nderkohe qe femrat jane krejt e kunderta.
Meshkujt shijojne filmat me aksion, nuk e kane problem dhunen dhe skenat e "nxehta" ne nje film, nderkohe qe femrat preferojne  shetitjet ne park, tenisin apo pingpongun, piknikun jashte qytetit, ushqimet e vendosura bukur neper shporta, te bejne pazar, etj.

Shihni sesa larg jane te dyja palet. Atehere i bie qe femrat te kalojne kohen e lire vetem me motrat apo mikeshat e tyre dhe meshkujt vetem me miqte apo familjaret e tyre meshkuj.
 JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!

Atehere nuk do te kishim me nje cift dhe nje familje! Cfare duhet bere?
  • Gjeni pika interesi te perbashketa (sport, art, vallezim, muzike e karaoke, vizatim-pikture, fotografi)
  • Perfshihuni ne aktivitete apo argetime te kohes se lire qe ju sjellin kenaqesi te dyve se bashku
  • Pergatituni per te bere pershtatje ne menyren tuaj te te menduarit dhe te sjelljes
  • Nuk mund te behesh kurre shoqja e ngushte e bashkeshortit tend, nese nuk beni gjera argetuese se bashku
  • Dorezojeni veten tuaj drejt eksperiencave te reja e te paprovuara me pare; psh te provosh nje sport te ri me bashkeshortin tend, te beni vrap apo ecje se bashku ne park, te shkoni per peshk apo te zhyteni ne thellesi...
  • Nje sekret i nevojshem eshte: qe te beni disa gjera njeheresh dhe jo te fokusoheni vetem ne nje aktvitet
  • Mundohuni qe cdo jave te lini kohe te lire per te bera gjera argetuese me njeri-tjetrin dhe mos harroni se CIFTET QE LUAJNE SE BASHKU, QENDROJNE SE BASHKU
Te dashura mikesha, keto ishin disa ide sa per te ngacmuar imagjinaten tuaj dhe per t'ju nxitur qe te kuptoni qe bashkeshortet tuaj kane nevoje qe te kene nje bashkeshorte "shoqe dhe argetuese".

Mos e moshoni veten para kohe, duke i bere gjerat me serioze sesa jane ne te vertete. Argetohuni dhe "zgjoni" adoleshenten ne ju dhe kaloni nje kohe te bukure plot aktivitete e vitalitet me bashkeshortet tuaj!

Miqesisht,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment