Te dashura mikesha,
Dje patem takimin e dyte te mamave "PASDITJA IME" ne sallen e re.
Grupi eshte i vogel dhe mjaft interesant. Grate ( ne fakt une i therras goca, sepse jane shume te reja) kane profesione, interesa te ndryshme, ngjyra flokesh dhe shijesh nga me te larmishmet. Madje dhe shijet e cajit i kemi te ndryshme.

Ne kuptohemi shume mire, sepse flasim gjuhen e miqesise dhe dashurise per njera-tjetren dhe per familjet tona:-)
Kaluam shume mire me njera-tjetren dhe biseduam mbi sfidat e prinderimit duke harruar qe kishte kaluar koha e zakonshme e takimit.
Gjithashtu beme edhe plane per takimin tjeter pas 2 javesh. Do te shohim nje film se bashku ne takim, do bejme kokoshka dhe do te bisedojme.
Femijet tane luajten me njeri-tjetrin dhe bene aplikacione.
Jeni te mirepritura nese deshironi apo keni mundesi. Si perhere ju lutem te me lajmeroni nese do te vini qe t'ju pres tek vendtakimi :-) ne oren 16:55.
Takimi i rradhes do te jete ne date 2 Maj, ora 17:00 .
Me dashuri,
Edi Gogu
No comments:
Post a Comment