Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, April 16, 2010

Nje goje, dy veshe

Pershendetje te gjithave:-)

Sot e kam tepruar nje cike me cajin, kam konsumuar tri kupa caj anglez dhe nje kupe caj jeshil brenda pese oreve.
Do te thoni se nuk ka asgje te keqe, por gjithesesi une mundohem qe te jem e kujdesshme me nivelin e kafeines ne organizem. Megjithate nuk pata asnje shqetesim apo dhimbje koke.

Mezi sa po prisja qe te kthehesha ne shtepi dhe te shkruaja, pasi gjate dites nuk pata asnje mundesi te ulesha prane kompjuterit tim. 

Gjate ketyre diteve kam qene duke menduar "sesa mire beri Perendia qe na krijoi dy veshe dhe vetem nje goje".
Ndonjehere lodhem aq shume nga fjalet rreth e rrotull saqe me vjen te largohem me vrap apo edhe te ze veshet me duar per te mos degjuar me brockulla.
 O Zot, sa brockulla nxjerrim ne njerezit nga goja gjate nje dite. Nuk them se flasim vetem gjera pa vlere, por doza e ketyre kotesirave eshte e larte ne gojen apo ne veshet tane.

Ndonjehere kam ate ndjesine qe ta nderpres vargun e fjaleve te kota qe vershojne dhunshem drejt vesheve te mi dhe te protestoj per "ndotjen e demshme akustike" qe i behet shpirtit tim.
Miresjellja me zgjat doren dhe me mbull gojen e me fton per zemergjeresi e tolerance.

Jane keto momente kur une falenderoj Perendine me gjithe shpirt qe na ka krijuar dy veshe dhe VETEM NJE GOJE. Po kush e merr mundimin te pedore me shume veshet sesa gojen? Shume pak njerez.

Mundohem t'i kujtoj vetes cdo dite qe te jem e kujdesshme me fjalet qe nxjerr nga goja ime, qe ato te ndertojne marredheniet e ndersjella me njerezit e tjere dhe te mos detyroj njerez qe te me degjojne vetem per hir te miresjelljes.

Nuk thone kote "pleqte e urte" qe "eshte i luntur ai qe me shume degjon sesa flet".

 Ju uroj cdo te mire dhe nje fundjave te mrekullueshme me familjen dhe shoqerine tuaj!

Miqesisht,
Edi Gogu :-)

No comments:

Post a Comment