Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, May 3, 2010

Pergjumesh

Miremengjes te dashura miq:-)

 Uroj qe te keni nje jave sa me te mbare dhe cdo te mire te mundshme!

Nuk e di per ju, por une sot jam krejt pergjumesh. Mezi i kam hapur syte dhe kam deshire te fle deri ne dreke (ah sikur te mundja!) Fli!!!- mund te thote ndonje nga ju, ndersa lexon deshiren time te siperpermendur.

Nuk mundem, kaq thjesht. Jam ne fillimin e nje dite te re, te nje jave te re, te nje muaji te ri dhe ... nuk kam pike fuqie. Kam aq shume pune per te bere, saqe vetem kur i mendoj me ze lebetia.

Ne fakt te gjithe kane pune, por kur vjen fundi secili duhet te permbushe detyrat e tij apo jo?
 
 Pervec pergjumjes po ju rrefej "ne konfidence", nuk eshte se kam edhe ndonje deshire te madhe per t'i bere te gjitha ato qe kam per te bere. Mirepo kur ve llogjiken te paren, eshte mire qe t'i perfundoj te gjitha pasi minutat ecin aq shpejt saqe me duket sikur dikush "i terheq enkas zvarre" qe ato te nxitojne e te nxitojne perpara dhe punet e mia vetem shtohen.
 
Ndonjehere e kam fajin edhe vete sepse i vendos vetes ca afate kohore shume strikte dhe nese nuk i permbush ato behem keq. Madje i kam dhene fjalen femijeve per tu mbaruar nje novele te mistershme dhe kur i mbaroj "punet e urgjences", duhet te llogaris pakez kohe per te vazhduar me "premtimin e bere" femijeve. Do ti qe atehere te hipen nje deshire per te bere dicka tjeter.

 E gjeta nje zgjidhje me duket, nje zgjidhje te leverdisshme. Do fokusohem tek pergjegjesite jetike (vecanerisht gatimi) dhe ndermjet do te bej dicka qe me pelqen vetem mua. Imagjinoni sa ide e cmendur qe tingellon. Ne mes te nje dite plot e perplot te besh nje cmenduri si kjo qe kam une ndermend. Me shplodh pamase te qep apo te qendis dicka, te bej nje shetitje ne natyre apo edhe te ulem e te shfletoj librin e rradhes duke shijuar ne sfond muzike te qete.
 
Sot ka shume mundesi t'i bej te dyja, te lexoj per nja nje ore edhe te bej edhe nje shetitje.
 Na ndodh qe ditet te na lodhin apo te na vjedhin shplodhjen, por nuk dua qe ta le veten robinje te stresit apo merzitjes, ndaj pa hequr dore nga pergjegjesite e mia (sepse femijet kane nevoje per ushqim te shendetshem dhe nje atmosfere te ngrohte, te paster e plot dashuri kur kthehen nga shkolla), mund te shpodh veten time e ta rikarikoj per me tej.

Nje thyerje e zinxhirit te puneve, per pak kohe nuk i ben dem askujt. Madje edhe kur je ne zyre, te cohesh pakez per te shplodhur kembet apo te degjosh nje kenge "karikuese" ndersa mbyll syte e mendon kenaqesine qe do te ndjesh kur te mbarosh kete apo ate detyre, eshte vertet shplodhese. Nje copez cokollate e zeze e "harruar" ne sirtarin tend eshte nje mikeshe buzagaze ne ato moment. Shijojeni "miqesine" e saj!

Ah, harrova kryesoren qe ne cdo moment nje filxhan caj nuk i ben dem askujt. Dje pergatita per familjen caj nenexhiku. Hmmm, sa i mire dhe sa e thjeshte. Zakonisht une blej shume tufa nenexhiku te cilat pasi i pastroj ne uje, i thaj me leter kuzhine dhe pasi i vendos ne nje qese plastike i fus ne ngrirje.

 Ne momentin qe deshiroj nje caj nenexhiku marr nje gjysem tufe prej ngrirjes dhe ashtu sic eshte e hedh ne nje cajnik ku me pare kemi hedhur ujin e vluar. I ve kapakun dhe e le ashtu per 5 minuta. Me pas e sherbej ne nje filxhan dhe "Na befte mire!"
Ky caj eshte shume relaksues, freskues dhe shijon ne menyre unike.

 Jam duke shkruar, por ende nuk jam duke degjuar muziken shplodhese dhe ende nuk e kam marre nder duar librin. Po iki te "thyej rutinen e dites se hene" duke i dhene pakez gjalleri, pergjumjes time.

 Ahahaaaa, nje kenge ritmike e Bon Jovit do te me zgjoje jo vetem mua, por edhe fqinjet e mi qe kane shekuj pa buzeqeshur:-)
 
Kalofshi sa me bukur sot dhe takohemi neser per nje caj te ri:-)
 
Sinqerisht,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment