Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Saturday, April 10, 2010

Shiko perreth "me veshe"

Pershendetje ne kete te shtune plot drite!

Kam shume pune per te bere, por nuk mundem te vazhdoj dot pa shkruar disa rreshta mbi ndjesite e mrekullueshme te dites se sotme.

U ngrita pak me heret se bashkeshorti dhe femijet dhe dola te blej ca perime te fresketa, buke te fresket dhe qumesht. Nderkohe kisha vendosur ne furre qe te piqej ushqimin e drekes dhe nxitova qe te bej gati shportat me gjithshka qe na duhej per piknik.

Per nje ore gjithshka ishte gati dhe pasi kishin ngrene edhe mengjes te gjithe, u nisem. Per nje moment mu duk sikur do te shkonim ne plazh, sepse me vehte kishim qe nga cadrat e batanijet qe do te shtronim mbi bar deri tek minifrigoriferi me lengjet dhe frutat e perimet e fresketa. Femijet moren me vehte edhe shah, domino, letra dhe flete vizatimi.

Udhetimet ne pranvere jane te preferuarit e mi. Rruges morem edhe gjysherit dhe veglat e punes qe na nevojiteshin per te punuar token dhe per te mbjelle fara lulesh e perimesh.

Pas disa minutash udhetimi jashte Tiranes, mberritem ne destinacion. perpara syve tane shtrihej nje peizash i mrekullueshem. Dielli te ngrohte edhe shpirtin:-)

Te gjithe u shperndane per te bere ato gjera qe kishin deshire. Ndersa filluam te punonim nje pjese parcele me rradhe, shijonim pareshtur natyren dhe ngjyrat perrallore perreth.

Loja ime e preferuar eshte "TE SHIKOSH PERRETH ME VESHE". Eshte shume e bukur dhe e kollajte. Une e bej keshtu. Shtrihesh me shpine mbi bar dhe mbyll syte. Nuk leviz fare dhe vetem mban vesh. Ne kete menyre mund te degjosh edhe ata tinguj te larget apo te meket, te cilet nuk i degjon dot kur i ke syte hapur, pasi vemendja jote akustike perzihet me ate vizuale.

Oh Zot, cfare ndjenje e mrekullueshme. Miza, blete dhe nje qese e ngecur ne nje shkop ishin ndjesite e para. me pas nje kendez qe kakariste pertej ures me derrasa. Me tutje nje mama qe i fliste femijes se vet.

Me pas heshtje dhe ja uturima e nje avioni qe i afrohej Rinasit. Nuk mundem ti pershkruaj dot te gjitha ato ndjesi te mrekullueshme qe perjetova.

Nderkohe ndieja diellin qe me ngrohte dhe hera-heres nje puhize e lehte me puthte fytyren.

Edhe femijet tane e pelqejne shume kete loje. Kur jam jashte Tiranes, me pelqen shume qe te shikoj perreth me "veshe".

Gjate kesaj "kohe" degjimi dora ime e djathte ishte fiksuar mbi bar. Cfare mrekullie! Ne 10cm2 siperfaqe "banonin ne harmoni" bari i shkurter me luledelet dhe me ca lulka te verdha, vjole dhe bojeqielli.

Edhe pjesa tjeter e dites ishte shume e bukur dhe plot aventura prashitjeje e mbjelljeje farash, por brenda zemres time "fsheha" cdo tingull unik qe degjova.

Krijimi eshte i mrekullueshem dhe une mahnitem me gjenialitetin e Krijuesit plot krijueshmeri (kreativitet).

Kalofshi nje fundjave te paharrueshme me te shtrenjtet tuaj dhe mire u takofshim per caj te henen:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment