Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, April 13, 2010

Aromat...

Me pelqen shume nje nder shprehjet tona shqiptare ne lidhje me pelqimin ndaj dickaje; "Une vdes per kete gje apo per ate gje".

Une do ta perdorja pa hezitim shprehjen "Une vdes per aromen e parfumeve dhe per aroma te kendshme". Besoj se shumices prej  jush i pelqejne aromat e parfumeve, luleve, sapuneve te vecante apo edhe te kremrave apo locioneve te tjera te kujdesit tone estetik te perditshem.
Them shumica, sepse ka edhe plot njerez qe aromat e parfumeve apo kremrave (megjithese jane te kendshme) u shkaktojne dhimbje koke.

 Disa aroma te ndryshme me sjellin ndermend vende, njerez apo edhe biseda te caktuara. Aroma e mrekullueshme e cajit  Earl Grey& Bergamot afternoon tea me sjell ndermend udhetimet tona familjare ne Angli; shetitjet ne pyll, dyqanin e pemeve dhe luleve, zambaket e bardhe te prillit te vendosur ne parvazin e kuzhines te miqve tane, javen e pashkes dhe festimin e saj ne Kishen e fshatit si edhe pushimet dhe shetitjet e paharrueshme ne Cornwall :-)

Era e bukes se thekur ne mengjes, me kujton mesuesen e klases se trete fillore e cila na lejonte qe ta theknim buken 52 lekeshe mbi soben e klases, mbi siperfaqen e se ciles mbeteshin copeza djalthi apo gjalpi nga ai qe merrnim me tallon :-(

Parfumet me kujtojne momente te ndryshme nga jeta apo edhe njerez qe kam takuar ate dite kur kam perdorur ate lloj parfumi.

Disa parfume apo kremra me zgjojne ndjesine e pastertise. Kam nje parfum timin te cilin sa here qe e perdor me duket sikur shperndaj kudo aromen e pastertise qe deshiroj ta has ne cdo ambient.

 E keshtu me rradhe ;aromat e faqeve dhe gushes se femijeve tane me sjellin ndermend eren qumeshtore kur ata ishin bebe, madje shpesh here ju them "Ju vini era bebe qumeshtore".

Nje parfum vajor "jeton ende" ne sirtarin tim te parfumeve, sepse me kujton eren e dites se dasmes sone, me kujton ceremonine, banketin, miqte dhe padyshim te gjitha ndjesite e asaj dite te paharrueshme:-)

Nuk po flas per ererat e pakendshme, pasi edhe ato me sjellin ndermend markaten e lagjes tone qe tregtonte vetem qepe dhe presh, varferine, akullsine dhe pasigurine e diteve te para adoleshences, me kujtojne disa miq te mi qe vuanin per buken e gojes...

 Ndersa po bej gati tryezen e drekes per familjen time, aroma e supes me pule dhe perime qe shperndahet ne ajer me kujton ditet kur femijet sapo kishin filluar te hanin ushqime te forta si ne dhe sesa gezonim bashkeshorti im dhe une, qe femijet tane ishin rritur, aq sa te mund te konsumonim te njejtin ushqim si familje:-)

Femijet sa here qe me puthin me thone qe i pelqen parfumi im dhe se e njohin kudo qe te jem une. Keto fjale vertet qe me bejne te mendoj.
 Kam shume deshire qe femijet tane te me mbajne mend me nje arome te caktuar; dua qe te mbajne mend qe mami Edi vjen era parfum dashurie, miresie, virtytesh te mira, bujarie, durimi, perkushtimi, lutjesh per ta.
 Deshiroj qe ata te me mbajne mend qe UNE VIJ ERA MAMA:-)

 Te dashura mikesha, mos hezitoni ta mbushni jeten e te dashurve tuaj dhe te kesaj bote me aromen tuaj te mrekullueshme!!!

Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment