Mire se erdhet :-)

Loading...

Tuesday, April 20, 2010

Baulja e kujtimeve

Te dashura mikesha,

 Uroj qe te jeni mire dhe qe cdo gje te jete duke shkuar mire ne jeten tuaj!

Sot kam qene e "pushtuar" nga mendime rreth kujtimeve. Ne fakt une nga femijeria ime kam mundur te ruaj vetem kujtime. Permes tyre, kujtoj njerez, ngjarje, vende, lojra dhe renie nga paralelet dhe gervishtje e plage ne gjunje e berryla  qe mbivendoseshin mbi njera-tjetren brenda tri apo kater ditesh.

 Kujtoj gjysherit e mi dhe prej tyre me kane mbetur vetem kujtimet. Puthjet dhe perkedhelite e tyre i mori nder krahe koha e shkuar, por kujtimet e cmuara mbeten me mua.

Ne cdo moment te jetes ne akumulojme kujtime. Te mira, te hidhura pak rendesi ka, ato mbeten kujtime.
Sa do te doja qe tek familja ime, te afermit dhe miqte e mi te lija si dhurate kujtime te bukura dhe te embla.

 Kujtimet jane "baulja" jone e udhetimit ne kohe. Kujdes se cfare fusni brenda!

Ju uroj te mira pafund dhe kujtime te bukura:-)

 Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment