Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, December 28, 2011

Çaji magjik kunder te ftohtit e gripit

Mirembrema te dashur miq,

E di qe kam bere ca mungesa kete jave, por "kam justifikim nga prindi", qe jam semure. Ne fakt jemi familjarisht.

Diten kur u "palosem" te gjithe ne shtrat e ankoheshim nga temperatura e larte e dhimbjet e eshtrave, mu keput shpirti, kur kuptova sesa dhimbje kishin kaluar Princesha ime dhe bebushi i vogel.

Nejse, jam e lumtur qe po rikuperohemi ne shtepine tone te ngrohte me njeri-tjetrin prane, e jo ne spital apo ne ndonje strehe kartoni, ku mezi e gdhijne naten qyqaret mjerane:-((

Gjeta ne internet nje recete caji qe funksionon si fuqizues dhe pastrues u organizmit nga gripi e te ftohtit stinore.

Per mungese kohe dhe nervash te lodhura nuk po i perkthej te mirat e secilit perberes, po ju mund t'i gjeni ne internet, gjithmone nese keni kuriozitet.

2 luge caji, caj i bardhe ( une e blej tek Sonnentor, tek Rogneri)
2 gozhde karafil
Gjysem shkopi kanelle
Nje cope xhenxhefil (ginger/zenzero) sa gjysma e gishtit tregues e grire ne rende.
2 filxhane uje qe vlon.

Pasi uji ka arritur piken e vlimit, i hedhim te gjithe perberesit brenda dhe i vlojme per 3 minuta. Lereni enen me kapak per 15 minuta dhe pastaj, Ju befte mire!!!!

Uroj qe te jeni ne forme te shkelqyer;)

Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment