Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, February 18, 2010

Xhenxhefil dhe nerva te qeta (po mundet)

Miremengjes,

Ju uroj nje dite te premte sa me te mbare shoqeruar me nje filxhan caji xhenxhefili. Xhenxhefili (ginger ne anglisht) njihet dhe rekomandohet si caj qetesues sidomos per rastet kur je i acaruar apo i stresuar. Kerkojeni ne cdo supermarket dhe shijojeni. Une preferoj perzierjen xhenxhefil dhe limon. Hmmm, e mrekullueshme!

Nese po mendoni te me beni pyetjen nese ndihem e stresuar apo e acaruar, po them qe vetem pak si e acaruar. Pse? Po edhe njerezit qe mund te duken sikur jane me te qetet ne bote acarohen. 

Per arsye nga me te ndryshmet, qofte edhe nga ato me te kotat. Une nuk kam ndonje arsye te vecante, thjesht pak ngarkese te induktuar nga jashte. Ose me mire ngacmim te jashtem qe me acaron nervat. Me acaron deri ne ate pike sa me ben te nis nje vrap nga qendra e qytetit deri ne Polin e Jugut. Mendoj qe gjate ketij vrapimi te shfryj me vete energjine e mbledhur perbrenda, sepse po e hapa gojen dhe te nxjerr ate qe kam per te thene "mjere personi" qe e ka bere hak.

Jane gjera te vogla te perditshme qe te acarojne, por nuk ja vlen qe ta ulesh veten e te sqarosh "ngacmuesit" per efektin acarues te veprimeve te tyre.

Shembull? Posi jo. Ke fqinje qe te mbajne hyrje-daljet e tua ne pallat, numrin e blerjeve te litrave te qumeshtit, shpeshtine e vizitave te mamase tende brenda muajit. Komentet vazhdojne mbi rrobat, modelin e flokeve dhe keshtu me rradhe. E ty te vjen turp ti kthesh nje pergjigje ASHTU SI TA DO QEJFI JOT sepse ajo eshte nje grua e moshuar. I pergjigjesh si me stil dhe me shaka, por ajo e do troc dhe "ballit".

Ajo grua e moshuar mund te jete pervec fqinjes edhe nje kusherira jote apo edhe nje mikesha jote qe nuk di te mbaje vendin dhe ti nga miresjellja nuk do qe ta ofendosh duke i treguar vendin.

Ohuuuu, ik e bej vrap thuaj. Rrufit dhe nje filxhan caj dhe bej sikur nuk kupton, se ca njerez sado qe tu flasesh, nuk ndryshojne!!!

Une nuk do te dal nga vetja kurre, gjithesecili tregon veten me menyren e sjelljes se tij. 

Ika se kam shume pune per te bere!

Ciaoooo,

Edi

No comments:

Post a Comment