Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Saturday, February 6, 2010

Gruaja me shume duar






Ahahaaaa , sa kam qeshur kur e kam pare kete imazh. Me pelqeu ideja qe femra ka “shume duar aktive njeheresh » dhe mendova per veten time sesa here ne dite jam duke bere disa gjera ne te njejten kohe.

Nuk me pelqeu vetem nje gje, qe zonja e imazhit eshte tmerresisht e palumtur dhe e vrenjtur.
Te gjitha ne femrat jemi te ndergjegjshme per “spektrin” e gjere te aktivitetit tone ditor dhe ne fund te dites padyshim qe ndiejme edhe lodhje. Mirepo nese detyrat dhe pergjegjesite familjare na kthehen ne nje barre, atehere portreti yne do t’i ngjasoje shume shume atij te kesaj zonjes.

Nuk po e “mpi” realitetin qe angazhimi ne shtepi eshte i lodhshem, por dikush do te kujdeset per shtepine, dikush do te gatuaje, dikush do te hekurose, dikush do te usheqje femijet dhe me mire se mamaja e tij/saj nuk mund ta beje askush.
Disa gra kane zgjedhur qe te mos jene vete zonja te shtepive te tyre, por te paguajne “gra te tjera per tu bere zonja te shtepive te tyre” dhe « mama e kujdestare te femijeve » te tyre. E thene troc nje e punesuar do te jete perhere “nje zonje shtepie” me orar ne nje shtepi te huaj.

E kush mund te jete nje zonje shtepie me e mire se ju per shtepine tuaj? Askush!
Une jam e lumtur per pirgun e madh te eneve te palara ne kuzhinen time sepse kjo dote thote qe familja ime ka shijuar nje vakt te mire. Jam falenderuese per rrobat e shumta qe duhen palosur e ato qe duhen nderur, sepse familja ime ka tesha mjaftueshem. Jam falenderuese per kopsat qe duhet te qep, sepse femijet do te gezojne per rrobat e riparuara. Jam falenderuese per dyshemene qe do te pastroj, sepse kam miq qe vijne e me vizitojne. Jam falenderuese qe kam ende shume gjera per te bere sepse kjo do te thote qe kam nje familje dhe kam shendet te mire e mund t’u sherbej atyre.

Te dashura mikesha, me kete kendveshtrim ne mendje, padyshim portretit tuaj te embel nuk do t’i mungoje kurre buzeqeshja.

Ndersa familjes tuaj, nuk do t’i largohet kurre nga mendja “zemra” juaj qe ju sherben atyre me dashuri e perkushtim

No comments:

Post a Comment