U gezova shume kur e pashe qe u shfaq ne deren time. Pasi u rehatua dhe po bisedonim, vura re se syrte e saj po lotonin. -Cfare ke qe qan- e pyeta.
-Ai nuk me do me- mu pergjigj.
-Nuk te do?
- Jo, nuk me do me- vazhdoi ajo me ngasherim.
- Ta ka thene kete gje?- e pyeta une duke mos ditur se cfare po ndodhte.
- Jo nuk ma ka thene, por e kam kuptuar vete.
- E si e ke kuptuar?- u bera une kurioze.
- Po ja, ai nuk flet shume me mua.
- Nuk flet fare?
- Jo flet, por...
- Por?
- Flet per gjera pa rendesi, per futbollin, celularin, kemishet.
- E c'te keqe ka kjo?- e pyeta une.
- Po ai flet per cdo gje tjeter, vecse jo per ne. JO PER JETEN TONE SE BASHKU.
Kjo bisede me mbeti ne koke per nje kohe te gjate. Besoj qe ju ka ndodhur edhe juve qe te flisni me te dashurit apo bashkeshortet tuaj me thjeshte per gjera me te pergjithshme, sesa per jeten e tyre emocionale.
Ne grate jemi ndertuar ne nje menyre te tille qe e kemi te nevojshme qe te flasim per menyren sesi ndihemi emocionalisht. Ndersa meshkujt jane krejtesisht ndryshe.
Mos prisni qe ata te reagojne njesoj si ne, ne situata qofte edhe te ngjashme.
Sipas nje studimi nje femer flet 50 000 fjale ne dite, ndersa nje mashkull flet 25 000 fjale. Meshkujt e kane me te veshtire qe te ndajne me partneret e tyre menyren sesi ndihen ata perbrenda. Madje ata shpeshhere mendojne se i shqetesojne partneret nese i bejne ato pjese te pasigurive apo edhe frikerave te tyre.
Te dashura mikesha, merrini keto fjale ne konsiderate dhe mos mendoni se te dashurit apo bashkeshortet tuaj nuk ju duan me, nese ata nuk jane shume "fjalamane".
Ketu nuk perjashtohen edhe rastet ekstreme, por une nuk ja uroj askujt :-)
Ju uroj nje dite te kendshme ne vazhdim:-)
edi
Wednesday, February 3, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment