Kam nje jave qe qesh me historine e "Vjehrrit te balsamosur". Ne fakt e di qe eshte e padrejte qe te qesh vetem, ndaj po jua tregoj edhe juve kete histori.
"Dy zonja rreth te gjashtedhjetave bisedonin nje dite per jeten e tyre, per brezin e ri, per mungesen e respektit nga femijet dhe per "ate plagen e perjetshme shkatuar nga nuset e djemve". "Zemra" e bisedes qe humbja e vlerave te respektit dhe miresjelljes ne familjet e sotme shqiptare dhe sesi "vlera"e respektit shkon drejt zeros si ne familje ashtu edhe ne shoqeri, nese mbetesh e ve.
Njera nga zonjat hidhet e thote: "E kam vendosur. Do ta balsamos Nikon (po i ve nje emer ndryshe nga i verteti) dhe ta vendos ne nje kuti qelqi ne mes te sallonit qe kur ta shikojne nusja me djalin, te kujtohen qe une nuk jam vetem, t'ja kene ndrojen hijen se tij"
Te dashur miq, kjo eshte per te qeshur e per te qare ne te njejten kohe. Ne deklaraten e kesaj zonje ka frike; frike nga neperkembja e njerezve te familjes se saj pike se pari dhe mendoni shoqerine me pas. Te gjithe jemi te vetedijshem per poziten delikate te nje vejushe ne shoqeri, sidomos ne shoqerine tone.
Te mos largohem nga tema, cuna, goca mos harroni qe me menyren e sjelljes tuaj sillni frike dhe pasiguri tek njerezit tuaj me te shtrenjte.
Rruget jane plot me djem e vajza te pashem, te veshur bukur, te krehur me stil, qe mbajne ne duar telefonat e fundit te dale ne treg, frekuentojne pub-et me "hot" ne qytet, ngasin makinat me "njish" dhe qe kane lene pas ne shtepi prinderit me te pasigurt. Te pasigurt nese ajo biondja qe erdhi mbreme per te fjetur ne shtepi me djalin e tyre apo ai djali brun qe i sjell te bijen me makine poshte pallatit, do te tregojne nje fije respekt per keta prinder "ta dale jashte mode".
Nje dite te gjithe do te kalojme nga stina e hareshme e rinise, ne stinen e nje moshe me te pjekur, por mbase deri atehere do te kemi bere shume "deme emocionale" me pakujdesite tona tek prinderit tane apo tek prinderit a atyre qe kemi perkrah.
A do te kishit qejf te shihnit ne sallon nje "vjeherr te balsamosur"? JOOOOOOO!!!
Nese keto gjera thuhen per brezin tone, imagjinoni cfare do te na bejne ne dhe sesi do te na trajtojne brezat e femijeve tane.
Cdo dite e jetes eshte nje investim; ju e keni ne dore nese eshte nje investim i vlefshem apo jo:-))))
Mirepres mendimet tuaja:-)
edi
Saturday, February 6, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment