Miredita,
Sot u vonova pak per pershendetjen tone te mengjesit. Jo, cajin nuk e lashe pa e shijuar. Nje filxhan me caj bliri te rigjeneron fuqite dhe te zgjon ne nje mengjes te pergjumur shkurti, si ky i sotmi. Mjafton uje i vluar dhe caj bliri (gjethe) dhe pas 4 minutash keni nje caj te mrekullueshem aromatik, i cili eshte mjaft i mire edhe per problemet e rrugeve te siperme te frymemarrjes apo kur ke marre ndonje te ftohte.
Me pas nxitova per ne tregun e perimeve per te bere nje furnizim "BIO" per familjen time. Eshte shume e rendesishme qe te mund te furnizosh familjen tende me perime dhe fruta BIO. Tezgat e tregut jane te mbushura me fruta dhe perime shume ngjyreshe, por jo te gjitha shijojne.
Ato jane shume terheqese per syrin, por nuk e "terheqin" gojen dhe stomakun ne te njejten menyre. Goja eshte e para testuese e nje shije artificiale. Menjehere pas kafshates se pare te nje molle te ngjashme me ate te Borebardhes, fytyra rrudhet nga pakenaqesia dhe zhgenjimi.
Nje sekret te vogel dua t'jua them atyre qe nuk e dine; mos u genjeni nga perimet me shume ngjyra te theksuara apo me forma te ekzagjeruara. Kerkoni neper tezga apo edhe jashte tregut per ato nenat nga fshati qe shesin molle pak me te vogla apo me te deformuara, por ama qe i kane prodhime te kopshtit te tyre.
Te njejten gje, beni edhe me frutat dhe perimet e tjera. Mundohuni te gjeni perime vendi, me pak "joshese" per syrin, por qe jane terheqese per stomakun.
Shume prej ketyre frutave dhe perimeve te "trukuara" jane te rritura me injektime hormonesh apo substancash te tjera te cilat e demtojne organizmin tone.
Me teper kujdes, duhet te tregojne familjet qe kane femije te vegjel.
Nderkohe une preferoj qe ne familje te lexojme literature "BIO", te shihen programe edukuese "BIO", te degjohet muzike "BIO", te kryhen aktivitete "BIO". Pra cdo gje te jete sa me e shendetshme qe te mundemi per te pasur nje shendet fizik, mendor dhe shpirteror "BIO".
Eshte shume e rendesishme, qe te jetojme nje stil jetese "BIO", ne menyre qe femijet tane ta aspirojne te jetuarit "BIO" qe ne vogeli. :-)
Nderkohe me duhet te vazhdoj me punet e tjera. Shkruhemi serish neser ne mengjes.
Deri atehere ju uroj nje dite sa me "BIO" :-)
Miqesisht,
Edi Gogu
Tuesday, February 23, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment