Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Saturday, February 27, 2010

Ja c'ka lexuar Dostojevski

Dituria vlen me teper se tere thesaret e tokes dhe kerkimi i saj eshte shume me i veshtire


Te gjithe ne kemi autoret tane te preferuar, apo jo? Une kam disa, por ne momente kur dua te qetesohem me pelqen te bej nje "pauze" duke lexuar dicka nga Dostojevski. Oh, sa me pelqen te eci krah per krah tij neper sallonet madheshtore te aristokracise Ruse dhe te admiroj tablote antike qe zbukurojne muret e larta. Pse jo te shijoj edhe modelet e fustaneve te zonjave apo te konteshave, sikunder edhe krehjet e modes se fundit. Po te jem me fat mund te rastis edhe ne ndonje ballo.

Dostojevski sikunder cdo njeri dhe shkrimtar tjeter, padyshim qe ka pasur autoret e vet te preferuar. Sot po sjell ne blogun tim per kuriozitetin dhe kenaqesine e perbashket nje pjese te cilen Dostojevski e lexonte.

Ju ftoj ta lexoni, ta shijoni, pse jo edhe te meditoni mbi te, sikunder bera edhe une.

Mikesha juaj e cajit,

Edi :-))


" Me siguri ka nje miniere per argjendin dhe nje vend ku behet rafinimi i arit. Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrire jep bakrin. Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellesite me te medha ne kerkim te gureve te varrosur ne terr dhe ne hijen e vdekjes. Ai cel nje pus larg vendbanimit, ne vende te harruara nga kembesoret; jane pezull dh elekunden larg njerezve, Sa per token prej asaj del buka, por nga poshte eshte e trazuar nga zjarri. Guret a saj jane banesa e safireve dhe permbajne pluhur ari.

Njeriu hap galeri nder shkembinj dhe syri i tij sheh gjithshka qe eshte e cmuar. Ze rrjedhat ujore qe te mos rrjedhin dhe nxjerr ne drite gjerat e fshehura.

Po ku mund ta gjesh diturine dhe ku eshte vendi i zgjuarsise? njeriu nuk ua di vleren dhe ajo nuk gjendet mbi token e te gjalleve. Humnera thote; "Nuk eshte tek une", deti thote; "Nuk qendron prane meje".

Nuk perftohet duke e kembyer me ar te rafinuar as blihet duke peshuar argjend. Ari dhe kristali nuk mund te barazohen me te dhe nuk kembehet me ene ari te kulluar.

Korali dhe kristali as qe meritojne te permenden; vlera e diturise eshte me e madhe se margaritaret. Topazi i Etiopise nuk mund te barazohet dhe nuk mund te vleresohet me ar te kulluar. Por atehere nga rrjedh dituria dhe ku e ka seline zgjuarsia?

Ajo u fshihet syve te cdo te gjalli, eshte e mbuluar pe zogjte e qiellit. Abadoni dhe vdekja thone:"Kemi degjuar te flitet per te me veshet tona".

Vetem Perendia njeh rrugen e saj, vetem Ai e di se ku ndodhet, sepse Ai ve re skajet e tokes dhe sheh tere ato qe ndodhen nen qiejt.
Kur caktoi peshen e eres dhe u caktoi ujerave nje mase, kur beri nje ligj per shiun dhe nje rruge per vetetimen e bubullimave, atehere pa dhe e tregoi, e vendosi madje e hetoi dhe i tha njeriut: "Ja. te kesh frike nga Zoti, kjo eshte dituri dhe, t'i largohesh se keqes kjo eshte zgjuarsi".

No comments:

Post a Comment