Disa ide i keni te listuara tek nje shkrim tjeter i imi tek http://profamilja.wordpress.com, ndersa tani po rendis disa ide te reja. Me e kollajta eshte qe te blini nje dhurate cfaredo, veshje, parfum, liber dhe aty mbyllet cdo gje. Bukuria shtohet nese ka fantazi ne krijimin e nje dhurate te vecante.
Kam vene re qe ne disa dyqane enesh kuzhine ka gota qelqi ne forme kupe.
- Blini nje te tille dhe shkruani mbi te sipas fantazise suaj me ngjyre te kuqe "PER KAMPIONIN TIM" dhe jepjani te dashurit apo bashkeshortit tuaj te paketuar.
- Shkruani ne copa letrash arsye te ndryshme perse e doni te dashurin/bashkeshortin tuaj dhe futjani ne disa zarfa te ndryshem ne ngjyre te kuqe dhe, jepjani ne momente te ndryshme gjate drekes apo gjate darkes.
- Gatuani nje vakt per dy vete ose zgjidhni te mos beheni egoise, por PERFSHINI TE GJITHE FAMILJEN ne nje dreke ose darke te kuqe ku menuja mund te jete; spageti me salce domateje dhe fruta deti, sallate me laker te kuqe, embelsire me fruta pylli dhe shoqeruar me luleshtrydhe te vendosura bukur ne nje pjatance ne forme zemre.
- Shtojini tavolines nje qiri te madh te kuq.
- Shkruani copeza letrash (mesazhe dashurie) dhe futini brenda grykes se tollumbaceve te kuq te cilet mund t'i fryni me pas dhe t'i lidhni tek karrigia e ngrenies e bashkeshortit/te dashurit tuaj.
- Ne kete Shen Valentin mos harroni ta beni te ndihet i vecante duke i vendosur nje pusulle me kete shenim ne peceten e tij te tavolines apo edhe ne mes te portofolit te tij.
Postojini ketu ju lutem, qe te mesoj edhe une ca :-)))) nga eksperienca juaj.
No comments:
Post a Comment