"Koha nuk kalon kot dhe nuk sillet kot rrotull ndjenjave tona; ajo ka fuqi te cuditshme mbi njeriun. Keshtu vinin ditet dhe iknin njera pas tjetres. Duke ardhur dhe duke ikur me fusnin brenda ngadale shpresa te tjera, kujtime te tjera, pak nga pak me kthenin kenaqesite e vjetra, te cilave dhimbja ime tashme po u hapte rruge.
Por atyre ua zinin vendin edhe pse jo dhimbje te tjera, shkaqe te tjera dhimbjeje. Nga ana tjeter, perse valle ajo dhibmje e pare kishte depertuar me shume lehtesi thelle brenda meje, vetem sepse e kisha derdhur shpirtin mbi dicka te paqendrueshme, duke dashur nje krijese te vdekshme, sikur te ishte e pavdekshme?
Mbi te gjitha ajo me ndihmonte per te rifilluar ballafaqimin me miqte e tjere; me ata une doja ata qe doja ne vend te tin, domethene nje perralle te pafund dhe nje genjeshter te gjate , te cilat me lajkat dhe tundimet e tyre na i gudulisnin veshet dhe na e prishnin mendjen. Ajo perralle nuk vdiste tek une; ajo kishte mbijetuar pas vdekjes se nje prej miqve te mi. Ishin te tjera gjerat qe me ofrinin gjithnje e me shume me to; te qeshurit dhe te folurit se bashku, dashamiresite per njeri-tjetrin. dhe terheqja pas librave te lexuar se bashku."
(SHKEPUTUR NGA KUJTIMET E SHEN AGUSTINIT)
Me ndodh shpesh, sidomos se fundmi qe risjell ndermend ngjarje qe kane ndodhur shume vite me pare. Me shume mall e nostalgji rikujtoj vitet e mrekullueshme te femijerise dhe madje edhe disa nga miqte e femijerise. Sa kujtime te bukura e te dashura. Sa here qe kujtoj episode te asaj kohe, e kap veten qe buzeqesh nderkohe. Ndodh automatikisht, ju betohem per kete.
Mendja si ne menyre automatike vazhdon te pershkoje kilometra drejt adoleshendces, rinise se hershme e keshtu me rradhe. Ndonjehere harrojme sesa shume dhurata kemi marre gjate jetes sone. Vite, dite, eksperience jetesore, miq dhe shoke, buzeqeshje dhe lot te nxehte. Dreka te shtruara per ne dhe vakte te gatuara nga ne, lule dhe dhurata te pergatitura me shume dashuri sikunder dhe dite me shi kur kembet na jane bere qull.
Ditet e bukura ashtu si ditet e hidhura jane pjese e arkivit jetesor te jetes sone, miqte si edhe ata qe nuk na "kane shume qejf" jane ata qe na mesojne mesimet me te mira te jetes sone dhe na ndihmojne te merremi seriozisht me "latimin" e karakterit tone.
Ehh, sigurisht keto jane gjera qe nuk i mendon kur je pesembedhjete vjec, por ca me shume si une :-))) dhe shume me shume si Shen Agustini qe une citova me siper. U mrekullova kur lexova mendimet e tij ne lidhje me kete teme dhe kuptova se sfidat e shpirtit njerezor qenkerkan pothuajse te njejta ne cdo kohe...
Ju uroj fundjave te kendshme e me diell:-)
Edi
Friday, February 12, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment