Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, February 26, 2010

Ne dhimbje

Miremengjes:-)

Ahaaa, sot jam gdhire me dhimbje te tmerrshme. Me ka dhembur nofulla e djathte dhe veshi i djathte per shtatedhjete e dy ore dhe nuk po arrija ta kuptoja dot nese shkaku paresor ishte veshi apo ndonje dhemb.

Provova qetesues per dhimbjen e dhembit/nofulles, por pa sukses. Atehere fillova te trajtoja veshin me pika qetesuese. As kjo terapi nuk funksionoi qe ne fillim. Vetem pas nje dite dhimbja filloi te lehtesohej disi me hope.

"Odiseja" e llahtares time vazhdoi pasi fyti filloi te me enjtej dhe te me dhimbte. Atehere nje mendim me beri te marr nje ndricues dore dhe te shkoj perpara pasqyres se tualetit. C'te shoh? Bajamet e mia "kane marre per kot" dhe jane katandisur ne nje gjendje te frikshme qe ne gjuhen mjekesore quhet "tonsilit".

Me ze paniku. Jo per gjendjen time, jo. Panikohem, se ku do te vete qe te vizitohem. Ambulancat dhe spitalet jane = MOS O ZOT!!!!

Kam kaluar eksperienca te tmerrshme me sherbimin shendetesor ndaj nuk dua te bie me kembet e mia ne duart e "kasapeve".

Secili mjek te jep nje diagnoze krejt ndryshe nga mjeku tjeter, per te mos hapur ketu kapitullin e mjekimeve.

Mjere ne qe nuk kemi nje sherbim mjekesor per te qene, qe kur te ze dhimbja te duhet te behesh doktor i vetes, per te mos rene ne duart "e vampireve te etur per para".

Mjere ne, qe i varim shpresat tek interneti dhe librat e blere jashte vendit, sepse per shumicen e mjekeve, librat e fundit qe kane lexuar jane leksionet e kohes kur kane qene studente ne vitin 1960.

Nuk po "i fus te gjithe ne nje thes", por shumica bejne pjese ne kete kategori.

Tani po shkoj ne farmaci te marr mjekimin qe vetem une e di sesi arrita ta siguroj.

Ju uroj shendet te plot dhe shume buzeqeshje:-)

Dashamiresisht,

Edi Gogu

1 comment:

  1. Sa here e ndjej veten jo mire nga ana shendetesore, edhe une fillimisht konsultohem me site mjekesore apo shfletoj literature sepse vizita tek mjeku eshte per mua nje nga aspektet me deshperuese te jetes shqiptare, e madje edhe nese ndeshesh me nje mjek te mire e te jep medikamentet e pershtatshme, pothuajse asnjehere nuk merr rekomandimet e nevojshme mbi ato qe duhet apo nuk duhet te besh.

    Kur uroj te mos semurem, arsyeja kryesore eshte sepse e di qe nuk do te mund te marr ndihmen e duhur.

    ReplyDelete