Sunday, February 7, 2010
SHPRESA PER SUKSES DHE FRIKA NGA DESHTIMI
Shume nga femijet kane frike nga erresira. Disa te tjere kane frike nga ujku, shtrigat dhe nga perbindeshat e perrallave qe ua rrefejne gjyshet para se te flene. Por nuk eshte per te thene qe eshte turp, sepse ndonjehere edhe te rriturit kane frikera e pasiguri.
Disa kane me te theksuar friken nga e ardhmja e disa kane frike nga vdekja. Ndersa me e cuditshmja eshte se nje perqindje te madhe nder arsyet qe shkaktojne frikera e ka “frika nga deshtimi”.
Pse a nuk eshte e vertete qe ne te gjithe kemi frike se mos padashje deshtojme? A nuk kemi frike se mos nuk “godasim” ne shenje dhe gjithcka qe kemi ndertuar do te shembet si nje kala prej rere? A nuk e kemi thene neper dhembe se suksesi dhe deshtimi rrine krah per krah njera-tjetres?
Nuk duhet te jesh filozof per ti thene e per ti kuptuar keto gjera. Vete “mema” jete ti meson te gjitha sekretet e mbijeteses nje nga nje me shume kujdes. Ndersa nuk e dime shume mire se cfare na prêt ne te ardhmen na duhet te dime sesi te mos biem ne plogeshti e te rrembejme momentin me gjithcka cfare na sjell.
Brenda njeriut vlojne aspirata per te qene i vlefshem dhe per te patur sukses ne jete. Shohim qe disa “qe as nuk ta mbushin syrin” kane sukses dhjetera here me teper sesa ne qe predikojme vlerat dhe idete. Pse? Shume e thjeshte.
Sepse keta njerez guxojne. Ata guxojne te provojne te panjohuren dhe guximi ityre arrin deri aty sa te marrin parasysh edhe faktin se mund te deshtojne. Deshtimi ka shije “farmak” te hidhur, por ai serviret si “aperitiv” i suksesit.
Te gjithe shpresojme dhe luftojme per sukses dhe nderkohe mezi arrijme te fshehim friken nga deshtimi. Te tjeret mund te mos e kuptojne dot kurre friken tone, por thelle brenda gjithkush e ndien friken qe i mberthen zemren.
Cfare recete duhet ndjekur per tu sheruar nga semundja”Frike” dhe simptomat e saj? Receta keshillon ca “ushtrime ne palester” te cilat te ndihmojne te vish ne forme . Ushtrimet e para fillojne me nxitjen qe i bejme vehtes per te ecur perpara duke guxuar pambarim.
Ne jete shpresa vdes e fundit-peshperitet kjo thenie nga njeri brez ne tjetrin. Derisa shpresa nuk ka per te vdekur atehere pse duhet te vdesin perpjekjet tona per te pasur sukses. Nese guxon “muskujt” e tu sterviten dhe vjen nje kohe ku me shume finese dhe zgjuarsi arrin qe shpresat per sukses te mposhtin friken nga deshtimi. E kush nuk ka guxuar ne kete bote? E kush nuk ka deshtuar ne kete bote?
Madje thone se mesimet me te medha nxirren nga deshtimet e medha.
Une qe po shkruaj keto rrjeshta tani me duhet te perballem pas pak me nje "ushtrim praktik" guximi. Nje mengjes i mire, nje filxhan caj jeshil dhe ec perpara :-)
Ju uroj nje dite te kendshme dhe nje jave te mbare!!!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment