Miremengjes,
Edhe sot koha qenka e vrenjtur sikur "ti kete mbetur hatri" me ndokend. I gezohem cdo rrezeje dielli qe "nxjerr syckat" e zjarrta permes reve qofte edhe per pak caste.
Dielli, drita sec te krijojne nje ndjenje ngrohtesie dhe te ben t'i shohesh gjerat me "drite", me gezim me shprese. A ju ndodh edhe juve keshtu, kur ne nje dite te ftohte dimri rrezet e diellit, tej dritares tuaj jua kane mbushur shpirtin me gezim, me drite? A ju ka ndodhur qe te mendoni menjehere per ditet e ngrohta te pranveres, per pushimet tuaja dhe per njerezit tuaj me te dashur?
Po? Edhe une. Jo? Nuk di c'te them per ju, por mua keshtu me ndodh.
Kjo ideja e diellit me ngacmoi mendimet njera pas tjetres deri tek njerezit dhe tipat e ndryshem te tyre. Sa kollaj eshte te rrish prane njerezve "solare", qe buzeqeshin, qe ta bejne atmosferen me te kendshme. Nga ana tjeter sa e veshtire eshte te rrish apo te shoqerohesh "qofte edhe i detyruar per hir te punes apo miqesise" me njerez te vrenjtur. Sa i sheh ata njerez, te kujtojne qiellin e erret e te renduar nga pesha e reve plot me shi.
Kodi i sjelljeve te pelqyera madje rekomandon qe nuk duhet te jesh fytyrengrysur perkarshi te tjereve, pasi transmeton tek ata nje atmosfere aspak te kendshme.
Askush nga ne nuk i ka ditet vetem "roze", por me nje buzeqeshje ne fytyre mund te sjelle "pak diell" ne jeten e vet dhe ne ate te te tjereve :-))))
Pak diell sot :-)
Edi
Thursday, February 18, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment